Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Pas 2 viteve bllokadë, vendet anëtare të BE-së arritën në korrik konsensusin mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Megjithatë, shumë njerëz në Maqedoninë e Veriut mbetën të shqetësuar se marrëdhëniet dypalëshe do të ndikojnë jo pak në përparimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
Në lidhje me procesin e zgjerimit të unionit në Ballkanin Perëndimor, dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, ne biseduam me deputetin e Parlamentit Europian nga grupi Socialdemokrat, gjermanin Andreas Shider. Ai është anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në PE, dhe kryetar i Delegacionit në Komitetin e Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut.
Pas bllokadave, u hapën më në fund negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por shumë njerëz në Maqedoni do të thonë se BE-ja plotësoi kërkesat tejet më nacionaliste të Bullgarisë. Çfarë mendoni mbi mënyrën se si u arrit konsensusi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut?
Andreas Shider: Mendoj se më e rëndësishmja nga të gjitha, është se tani është hapur dera drejt BE-së, dhe kjo është në interesin e Maqedonisë së Veriut. Gjykoj se ky është një sukses i madh, dhe kjo është ajo që dëshiroja edhe unë. Nga ana tjetër është e vështirë të komentosh mënyrën.
Unë jam një nga ata që do të doja që Maqedoninë e Veriut t’i kishte nisur negociatat shumë më herët.
Pse?
Andreas Shider: Sepse mendoj se e meriton, pasi ka kryer reforma të mëdha, që nga ndryshimi i emrit, edhe shumë reforma të tjera. Mendoj se qytetarët e këtij vendit janë të gatshëm të fillojnë negociatat, prandaj është mirë që kjo të ndodhë tani.
A mendoni se negociatat do të hyjnë sërish në ngërç, për shkak të kërkesave bullgare, po të kemi parasysh se bashkëpunimi i Shkupit me Sofjen është i nevojshëm për përparimin në negociata?
Andreas Shider: Shpresoj vërtet që kjo gjë të mos ndodhë. Pasi jo vetëm që po e dëmton Maqedoninë e Veriut, njerëzit atje, por po dëmton edhe interesin e popullit bullgar, pasi nga negociatat e anëtarësimit, vendi që përfiton më së shumti nga anëtarët është Bullgaria, pasi ato e kanë fqinje Maqedoninë e Veriut.
Së dyti, është e rëndësishme ta kthejmë kokën nga e ardhmja, të punojmë bashkë për të ardhmen, me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të ardhmen e tyre të përbashkët dhe jo të zihemi për të kaluarën. Atyre që i marrin seriozisht këto mosmarrëveshje mbi historinë, unë u kam thënë vazhdimisht se bisedimet e anëtarësimit në BE janë vendi më i mirë për t`i zgjidhur ato.
Por jo një mjet politik kundër njëri-tjetrit. Duhet ndoshta një debat ekspertësh që kjo çështje të zgjidhet. Për shkak se kjo është ideja e vendeve themeluese e BE-së, Francës dhe Gjermanisë, ne po punojmë për të ardhmen e tyre, dhe po e lëmë pas historinë, dhe debatet historike historianëve.
Mosmarrëveshje të tilla kanë ndodhur shumë herë në bisedimet e pranimit, si me Slloveninë dhe Kroacinë, apo Çekinë dhe Sllovakinë, dhe ato janë zgjidhur. E njëjta gjë duhet të ndodhë tani edhe me Maqedoninë e Veriut.
A jeni të shqetësuar se mos çështja e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut ka rizgjuar rrymat konservatore dhe të djathta në vend, siç e pamë në korrik gjatë protestave të dhunshme në Shkup?
Andreas Shider: Tensionet nacionaliste mund të provokohen lehtësisht kudo në Europë. Kjo mund të ndodhë në Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Francë, Serbi apo Kosovë. Apeli im për të gjithë politikanët, si në Bullgari, po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut është ky: detyra e politikanëve është të ulin dhe jo të ngrenë tensionet.
Andreas Shider: A e ka ndryshuar lufta në Ukrainë, mënyrën se si Bashkimi Europian mendon për Ballkanin Perëndimor?
Për shkak të luftës në Ukrainë, BE-ja e ka kuptuar edhe më thellë se ne duhet të punojmë më shpejt dhe më afër me venet tona fqinje. Prandaj jam i lumtur që Ballkani Perëndimor është në krye të axhendës.
Po ashtu, mendoj që ne si evropianë, jo vetëm si BE, por si evropianë në gjithë kontinentin, duhet të punojmë më shumë së bashku, pasi ekziston një kërcënim i madh. Ka disa njerëz që duan ta shkatërrojnë demokracinë, duan të shkatërrojnë modelin tonë të të jetuarit së bashku. Ata duan ta dëmtojnë demokracinë, të përçajnë shoqëritë tona, ndaj ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të tyre.
Pak muaj më parë, Austria ishte një nga vendet që paraqiti një propozim për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Cila do të jetë e ardhmja e atyre propozimeve?
Andreas Shider: Unë do të doja që politikanët në qeveri të shpenzojnë më pak kohë për të shkruar letra apo projekte, dhe më mirë ta bëjnë punën duke e përshpejtuar procesin e zgjerimit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
E vendosur, kokëfortë, sarkastike dhe mendjemprehtë pë...
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Për...
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizit...
Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të ...
Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re de...
Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në ga...
“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë e...
Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas...
13 tonë lule do të transportojë kompania ajrore “Turkish Air...
Në videot e xhiruara nga njerëzit shihet shtrirja e plotë ...
Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në b...
Një mjeke vullnetare ukrainase, e kapur nga forcat ruse gj...
Departamenti amerikan i shtetit njoftoi sot sanksione ...
Pjesa më e madhe e ligjvënësve të Bashkimit Europian v...
Qeveria gjermane ka shitur aksionet e saj në kompaninë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...