Rrahu burrin me bishtin e fshesës/ Gruaja përfundon në polici
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...

Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të mërkurën. Sipas korrespodentes së "Zërit të Amerikës", Patsy Widakuswara, ai pritet të flasë mbi përpjekjet e Uashingtonit për të forcuar sigurinë globale ushqimore, Fondin Global për të luftuar SIDA-n dhe pandemitë e tjera.
Rreth 828 milionë njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimeve, sipas Programit Botëror të Ushqimit, gjë që e ka bërë sigurinë globale ushqimore një prioritet për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që fillon punimet këtë javë.
“Presidenti do të ketë mundësinë t’i drejtohet të gjithë Asamblesë së Përgjithshme. Ai do të merret me çështje të sigurisë ushqimore në mbarë globin. Lufta në Ukrainë ka përkeqësuar problemet me ushqimin”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ekspertëve zoti Biden do të kërkojë të balancojë interesat e SHBA-së dhe aleatëve evropianë për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë.
“Në fillim të luftës, diplomatët evropianë, në veçanti, kërkuan që homologët e tyre afrikanë dhe aziatikë të mbështesin Ukrainën në OKB. Por ata nuk treguan se po dëgjonin shqetësimet e homologëve të tyre për sigurinë ushqimore dhe problemet ekonomike të lidhura me luftën. Aktualisht SHBA-ja dhe europianët po përpiqen vërtet të dërgojnë mesazhin se janë dashamirës ndaj shqetësimeve ekonomike të botës në zhvillim dhe se do të punojnë për t’i trajtuar këto shqetësime”, thotë eksperti Richard Gowan, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Për këtë qëllim, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të organizojë një takim të nivelit të lartë mbi sigurisë ushqimore të martën, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pas nisjes së agresionit të Rusisë në Ukrainë, eksportet e drithrave dhe plehrave kimike nga rajoni u ndërprenë. Si pasojë çmimet u ngritën dhe u hodh një hap pas, arritjes së objektivit të OKB-së, një botë pa uri deri në vitin 2030.
“Ne duhet të investojmë shumë më tepër agrikulturë dhe veçanërisht në sektorin e ushqimit, në mënyrë që njerëzit e varfër të mund të kenë më shumë përfitime, që çmimet e ushqimeve të qëndrojnë të ulëta e të jenë të arritshme nga të gjithë”, thotë Rob Vos, nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Politikave Ushqimore.
Shëndeti global është një tjetër prioritet për administratën Biden.
“Siç e pamë gjatë pandemisë COVID-19, kërcënimet globale të shëndetit nuk njohin kufij. Ne duhet të trajtojmë së bashku koronavirusin, linë e majmunit apo viruse të tjera”, thotë Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB.
Të mërkurën presidenti Biden do të marrë pjesë gjithashtu në një konferencë të Fondit Global mbi Luftën kundër SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries.
SHBA-ja ka dhënë 2 miliardë dollarë nga 6 miliardë të mbledhura deri tani për të luftuar këto sëmundje. Por ekspertët thonë se nevojiten 18 miliardë dollarë./voa
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizit...
Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të ...
Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re de...
Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në ga...
“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë e...
Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas...
13 tonë lule do të transportojë kompania ajrore “Turkish Air...
Në videot e xhiruara nga njerëzit shihet shtrirja e plotë ...
Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në b...
Një mjeke vullnetare ukrainase, e kapur nga forcat ruse gj...
Departamenti amerikan i shtetit njoftoi sot sanksione ...
Pjesa më e madhe e ligjvënësve të Bashkimit Europian v...
Qeveria gjermane ka shitur aksionet e saj në kompaninë...
Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, th...
Banka Europiane e Investimeve (EIB), krahu huadhënës i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...