
Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha gjatë vizitës së saj në Kiev, më 15 shtator, se përparimi i Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është "në rrugën e duhur".
Kjo është hera e tretë që Von der Leyen viziton Kievin, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Ajo tha se është e impresionuar me shpejtësinë me të cilën Ukraina po vazhdon përpjekjet e saj për t'iu bashkuar BE-së.
"Procesi i pranimit është në rrugën e duhur. Është mbresëlënëse të shohësh shpejtësinë, vendosmërinë, saktësinë me të cilën po përparoni", tha Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për media me presidentin, Volodimir Zelenski.
Presidenti ukrainas tha se është “i sigurt se [anëtarësimi] do të ndodhë dhe kjo do të jetë një nga fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”.
Ai tha se Ukraina dëshiron t'i bashkohet tregut të përbashkët europian.
Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim në BE, në muajin qershor, hap që Moska beson se ka qenë përpjekje e Perëndimit për të izoluar Rusinë në nivel botëror, pas nisjes së sulmit të paprovuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Shumica e vendeve të BE-së kanë mbështetur Ukrainën prej nisjes së luftës, si dhe e kanë goditur Rusinë me disa valë të sanksioneve ekonomike.
Shumë vende anëtare të bllokut europian i kanë dhënë Kievit armë të avancuara, të cilat i kanë ndihmuar ushtrisë ukrainase që të rikthejë kontrollin mbi territoret që i ka pushtuar Rusia pak pas nisjes së luftës.
Zelenski, i cili më 14 shtator ka vizituar zonat e rikthyera nga ushtria ukrainase, ka thënë se rajonet që ka parë, janë shkatërruar rëndë nga forcat ruse.
Në fillim të muajit shtator, ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë për të rikthyer kontrollin e territoreve të pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka thënë se ushtria ukrainase kontrollon mbi 6.000 kilometra katrorë në rajonin e Harkivit dhe tani fokusi është te rajonet lindore.
Autoritetet ruse kanë thënë se forcat e tyre janë tërhequr nga rajonet e Harkivit për t’u përforcuar në rajonin e Donbasit.
Mirëpo ekspertët besojnë se Rusia ka dhënë arsyetim të ngjashëm edhe kur është tërhequr nga rajonet e Kievit në muajin mars.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Banka Europiane e Investimeve (EIB), krahu huadhënës i...
Dhjetëra mijëra britanikë që prej ditës së djeshme presin pë...
Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën, ...
Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodimi...
Me fillimin e luftës, i dërguari kryesor i Vladimir Putini...
Paketa e fundit e ndihmave e Uashingtonit për forcat e arm...
Administrata e presidentit Joe Biden ka zgjedhur një v...
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka b...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dhjet...
Një sulm ka ndodhur ditën e sotme ndaj presidentit rus...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rishkri...
Ukraina konsolidoi kontrollin e saj në rajonin e Kharkiv t...
Më 25 gusht, Vladimir Putin urdhëroi një rritje me 137.000...
Intelektuali i njohur europian, studiuesi bullgar, Iva...
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, monarkes më ...
Një zyrtar i lartë amerikan foli të martën për gazetarët r...
Telekomi i Kosovës bëri të ditur se më 13 shtator është përb...
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xha...
Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride dis...
Zyrtarët iranianë thanë se zjarri që kishte shpërthyer...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...