Zelenski përfshihet në aksident/ Nisin hetimet
Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodimi...

Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën, 14.09.2022, nga qeveria gjermane është një nga projektet e debatuara më së shumti në Gjermani. Tri ndryshime thelbësore kanë ngjallur debate të shumta: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë. Ligji hyn në fuqi më 1 janar 2023, por më parë ai do të duhet të miratohet nga Parlamenti gjerman.
Ai parashikon një rritje me 12 për qind të ndihmës sociale, duke filluar nga 502 euro për një person që jeton vetëm, plus shpenzimet për banesë, qiranë, ngrohje dhe rrymën. Veç kësaj, projektligji parashikon rritje edhe për grupe të tjera: Për persona të moshës madhore që jetojnë në çift ndihma sociale do të jetë 451 për person, për fëmijët në moshat 14-17-vjeçare asistenca sociale do të jetë 420 euro në muaj, kurse për fëmijët në moshat 6-13-vjeçare asistenca do të jetë 346 euro në muaj, për fëmijët nën 5 vjeç 318 euro / muaj.
Më pak presion, më shumë kualifikim
Nga ky projektligj përfitojnë personat që janë regjistruar si punëkërkues. Deri tani, sistemi Hartz IV, parashikonte sanksione, si ulje të ndihmës sociale, nëse punëkërkuesit nuk paraqiteshin në takimet e caktuara nga agjencia e punës (Jobcenter) ose nuk pranonin vendet e punës që u ofroheshin. Këto sanksione do të hiqen në gjashtë muajt e parë.

Agjencia e Punës do të ketë si prioritet jo patjetër gjetjen e një vendi të ri pune, por kualifikimin e mëtejshëm të punëkërkuesve. Projektligji i ri është testuar në një filial të Agjencisë së Punës në Lichtenberg të Berlinit, dhe shumë të prekur ndihen më mirë me këtë sistem. Kjo është një masë që merret edhe për shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha të fuqisë punëtore të kualifikuar. Qeveria i ka vënë vetes si detyrë, që krahas marrjes së punëtoreve nga jashtë, të shfrytëzojë edhe potencialet e brendshme.
Ndihmë edhe për "të pasurit”
Risi është edhe se këtej e tutje do të kenë të drejtë të marrin ndihma sociale, për një periudhë deri dyvjeçare, edhe ata persona që kanë deri në 60 mijë euro kursime, plus nga 30 mijë euro për çdo pjesëtar tjetër të familjes. Shteti merr përsipër për dy vitet a para të gjitha kostot e qirasë ose të banimit sado e shtrenjtë që mund të jetë banesa. Vetëm pas tri vitesh papunësi, shteti do të kërkojë transferimin në një banesë të përshtatshme, ose heqjen e shpenzimeve nga paratë e hequra mënjanë.
Me këto ndryshime socialdemokratët shpresojnë të pajtohen me sindikatat, me të cilët ishin në grindje, që kur në vitin 2005 kancelari i atëhershëm, Gerhard Schroeder, vendosi sistemin Hartz IV. Ministri gjerman i punës, Hubertus Heil, e mori në mbrojtje projektligjin duke thënë se qytetarët duhet të llogarisin me shtetin. Çdokush mund të gjendet në vështirësi ekonomike. "Me paratë për qytetarët ne po japim një sinjal të fortë për siguri dhe respekt”, tha politikani socialdemokrat. Për shefin e Shoqatës së Punëdhënësve, Rainer Dulger, kjo reformë është një ftesë për të lënë punën: "Me këtë nuk ndërtohen urat drejt tregut të punës, po urat drejt sistemeve të ndihmës sociale”./DW
Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodimi...
Me fillimin e luftës, i dërguari kryesor i Vladimir Putini...
Paketa e fundit e ndihmave e Uashingtonit për forcat e arm...
Administrata e presidentit Joe Biden ka zgjedhur një v...
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka b...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dhjet...
Një sulm ka ndodhur ditën e sotme ndaj presidentit rus...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rishkri...
Ukraina konsolidoi kontrollin e saj në rajonin e Kharkiv t...
Më 25 gusht, Vladimir Putin urdhëroi një rritje me 137.000...
Intelektuali i njohur europian, studiuesi bullgar, Iva...
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, monarkes më ...
Një zyrtar i lartë amerikan foli të martën për gazetarët r...
Telekomi i Kosovës bëri të ditur se më 13 shtator është përb...
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xha...
Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride dis...
Zyrtarët iranianë thanë se zjarri që kishte shpërthyer...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...
Qeveria hungareze e krahut të djathtë ka lëshuar një dekre...
"Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...