Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Më 25 gusht, Vladimir Putin urdhëroi një rritje me 137.000 trupa duke nisur nga viti 2023 të personelit ushtarak, duke e çuar në total numrin në 1.15 milionë. Analistët ushtarakë e kanë quajtur si jorealist dekretin e presidentit, sidomos duke pasur parasysh krizën demografikë të Rusisë.
Fushata e fundit për rekrutët e rinj, e organizuar për herë të parë pas disa vitesh, arriti me vetëm 1/3 e objektivave të tij. Dhe një rritje e mundshme e kohëzgjatjes së shërbimit ushtarak, vetëm sa do të forcojë prirjen e të rinjve për ta shmangur atë, thotë Pavel Luzin, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë.
Putini mund të vendosë të transferojë një pjesë të Gardës paraushtarake Ruse (Rosgvardiya) te forcat e armatosura, por kjo do të reduktonte burimet e tij për të luftuar kundër protestuesve brenda vendit. Nga ana tjetër, sa i përket mundësisë së dërgimit të më shumë rekrutëve në luftën që po zhvillon në Ukrainë, kjo gjë kundërshtohet edhe nga ekspertët ushtarakë besnikë të Kremlinit.
Po kështu kundërshtohet edhe sugjerimi i një mobilizimi të përgjithshëm. Drejtuesit e faqes së internetit “Military Revieë”, që është pranë Ministrinë ruse të Mbrojtjes, paralajmëruan se efekti i një vendimi të tillë do të kishte pasoja të ngjashme me ato me të cilat u përball SHBA-ja gjatë Luftës së Vietnamit.
Pasi ishin rekrutët e kthyer nga fronti, ata që u bënë shpesh aktivistët më të zjarrtë kundër luftës, shkruajnë ata, dhe protestat kundër luftës çuan gati në një kaos social në shoqërinë amerikane (edhe pse autorët mund të kishin gjetur një shembull më të fundit dhe më afër shtëpisë së tyre, përvojën katastrofike të rusisë gjatë luftës së saj në Afganistan në vitet 1979-1989).
Ata paralajmërojnë se nëse rekrutët mobilizohen dhe dërgohen në front, do të nisin të forcohen ndjenjat kundër luftës, “të nxitura” kryesisht nga komitetet e nënave të ushtarëve të vrarë (si gjatë luftërave afgane dhe çeçene) dhe organizata të tjera të ngjashme.
Çuditërisht, autorët e artikullit pretendojnë se do jetë SHBA-ja, ajo që do të ngjallë ndjenja të tilla në Rusi. A thua se nënat ruse nuk janë në gjendje të përjetojnë pikëllimin për humbjen e djemve të tyre pa ndonjë nxitje të jashtme.
Sociologët besnikë ndaj Kremlinit, bien dakord me dyshimet e ekspertëve ushtarakë. “Segmentet besnike dhe ato të shtesës së mesme të shoqërisë, që përbëjnë shumicën absolute të qytetarëve rusë”, mund ta kenë mbështetur në fillim të ashtuquajturin “operacion special” (pushtimi i gjithanshëm i 24 shkurtit), por teksa lufta po zgjat edhe ata po lodhen.
Njerëzit e zakonshëm duan gjithnjë e më shumë të “fshehin kokën në rërë”, dhe të kujdesen për “xhepat dhe mirëqenien e tyre”, shkroi në Telegram Yaroslav Ignatovsky, kreu i qendrës analitike Politgen.
Sipas një sondazhi sociologjik të botuar në muajin gusht, pavarësisht mbështetjes formale për luftën, 62 për qind e burrave rusë nuk janë gati të marrin pjesë në të. Po ashtu, regjimi po përballet me probleme të mëtejshme, që kanë të bëjnë me mungesën e disiplinës në radhët e rekrutëve.
Në korrik, u raportua se rreth 20 ushtarë rusë që refuzuan të luftonin në Ukrainë u burgosën për disa javë nën ruajtjen e luftëtarëve të kompanisë famëkeqe mercenare Vagner në rajonin e Luhanskut në Ukrainë. Sipas disa burimeve disa prej tyre mbaheshin në bodrume, dhe kërcënoheshin vazhdimisht me gjyqin ushtarak.
Ndërkohë, ushtria ukrainase deklaroi më 5 shtator se një regjiment i trupave ruse të rekrutuar me forcë nga Donetsk dhe Luhansk, ishte rebeluar për një sërë çështjesh, përfshirë mungesën e ujit. Një njësi e këtij regjimenti, ishte dorëzuar më herët tek ukrainasit gjatë kundërofensivës së këtyre të fundit në frontin jugor, që nisi më 29 gusht.
Edhe ushtarakët me kontratë, janë më pak të interesuar të luftojnë. Për shembull, në gusht një grup ushtarësh nga Dagestani - të konsideruar si më të motivuarit për shkak të pagave më të mira - refuzuan të merrnin pjesë në luftimet kundër ukrainasve, edhe pse ndaj tyre po ushtrohej një presion i fortë.
Ata po mbahen të izoluar, dokumentet e tyre ushtarake janë të vulosura me shënimin “të prirur për tradhti”, u është hequr një pjesë e pagës, dhe kërcënohen me gjyqin ushtarak. Por gjërat do të përkeqësohen më shumë, edhe përpara se të ketë një kryengritje më të gjerë nga nënat dhe gratë e ushtarëve.
Shumë njerëz janë të frikësuar nga perspektiva e hapjes ndaj tyre të çështjeve penale qoftë edhe për kritikën më të vogël ndaj luftës. Ndaj disa pranojnë të heshtin, në këmbim të kompensimit financiar për djemtë e tyre të vdekur, ndërsa të tjerët e besojnë ende sinqerisht propagandën shtetërore mbi këtë konflikt.
Nga ana tjetër propagandistët, promovojnë në mënyrë aktive histori, në të cilat nënat e ushtarakëve të vdekur (tani numërohen të paktën 25.000 sipas Ministrit britanik të Mbrojtjes) flasin për respektin e tyre të thellë për Vladimir Putinin, për mbështetjen e tyre për luftën dhe se sa krenare janë për fëmijët e tyre që ‘luftuan kundër fashizmit”.
Megjithatë, ka edhe shprehje periodike të pakënaqësisë. Në fund të qershorit, gratë e ushtarëve nga rajoni Burjat regjistruan një video-mesazh, përmes të cilit i kërkuan kreut të republikës, Aleskei Cidenov, të kthente në shtëpi burrat e tyre nga i ashtuquajturi operacion special.
Një muaj më vonë, më shumë se 100 familje të ushtarakëve rusë, kërkuan hapur që Putini t’u gjente djemtë, burrat dhe vëllezërit e tyre që ndodheshin në Ukrainë. Natyrisht, apelet nuk janë protesta. Autorët e tyre nuk e kundërshtojnë hapur luftën, dhe as nuk e akuzojnë Putinin për nisjen e saj.
Përkundrazi, ata e shohin atë si burimin e vetëm të ndihmës dhe mbrojtjes. Megjithatë, ndërsa lufta në vazhdim po fillon të prekë çdo familje, ajo do të fillojë të prishë atë që rusët vlerësojnë më shumë në botë:një jetë normale dhe paqësore. Sa i përket burimeve për luftën, edhe ekspertët më besnikë të Kremlinit kanë theksuar vazhdimisht se ato janë të pamjaftueshme.
Megjithatë, forcat ruse nuk duhet të nënvlerësohen. Sipas ushtrisë, vendi ka ende epërsi në burimet njerëzore, por edhe në avionë sulmues, mjete të blinduara dhe aftësinë për të goditur ukrainasit në prapavijë. Shpresa më e mirë e Rusisë?
Që një dimër i ftohtë, i kombinuar me një mungesë (ose ndërprerje të plotë) të gazit rus, t’i detyrojë aleatët evropianë të bëjnë kompromis me Moskën. Por përgatitjet nga Bashkimi Evropian për furnizime më të ulëta, dhe premtimet e mëtejshme për ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën, sugjerojnë se të paktën deri tani kjo shpresë e rusëve është e vdekur.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Intelektuali i njohur europian, studiuesi bullgar, Iva...
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, monarkes më ...
Një zyrtar i lartë amerikan foli të martën për gazetarët r...
Telekomi i Kosovës bëri të ditur se më 13 shtator është përb...
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xha...
Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride dis...
Zyrtarët iranianë thanë se zjarri që kishte shpërthyer...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...
Qeveria hungareze e krahut të djathtë ka lëshuar një dekre...
"Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as d...
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thonë se mbajtja e...
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën q...
Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lufti...
Një ekspert për të drejtat e njeriut, i Kombeve të Bas...
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi ...
Ukraina dhe Rusia kanë shprehur interesim lidhur me pr...
Që prej datës 8 shtator Britania është futur në 10-ditëshi...
Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu tha: "Greqia vazhdon të gër...
Vlerësimet globale të vitit 2021 tregojnë se ka 50 milionë...
Presidentët e Rusisë dhe Francës zhvilluan një bisedë tele...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...