Dyluftime të ashpra Azerbajxhan – Armeni/ Raportohet për shumë viktima
Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lufti...

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën që të bashkohen për një "qëllim të ri kombëtar", përpjekjen e administratës së tij për t'i dhënë fund kancerit.
Në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial John F. Kennedy, zoti Biden i bëri jehonë fjalimit të famshëm të ish-Presidentit Kennedy 60 vjet më parë, duke e krahasuar garën hapësinore me përpjekjen e tij kundër kancerit dhe duke shpresuar se kjo do të nxisë edhe qytetarët amerikanë.
"Ai përcaktoi një qëllim kombëtar që bashkoi popullin amerikan rreth një synimi të përbashkët", tha Presidenti Biden për përpjekjet hapësinore të ish-presidentit Kennedy, duke shtuar se kjo mund të bëhet edhe në përpjekjen për t’i dhënë fund kancerit.
Presidenti Biden shpreson t'i sjellë Shtetet e Bashkuara më afër qëllimit që ai vendosi në shkurt për uljen e vdekjeve nga kanceri në Amerikë me 50% gjatë 25 viteve të ardhshme dhe për të përmirësuar në mënyrë dramatike jetën e atyre që kujdesen për pacientët me kancer dhe atë të atyre që vuajnë nga kanceri. Ekspertët thonë se objektivi është i arritshëm, por me investime adekuate.
Presidenti e quajti qëllimin e tij për zhvillimin e trajtimeve dhe terapive për kancerin "të guximshëm, ambicioz dhe plotësisht i realizueshëm".
Në fjalimin e tij, Biden i bëri thirrje sektorit privat që t'i bëjë ilaçet më të përballueshme për amerikanët. Ai tha se përparimet mjekësore janë të mundshme përmes përqëndrimit të përpjekjeve në fushën e hulumtimeve, financimit dhe të dhënave.
Presidenti amerikan foli për një studim të ri të mbështetur nga qeveria federale për përdorimin e analizave të gjakut në përpjekjet për të zbuluar shumë lloje të kancerit, që do të përmirësonte në mënyrë dramatike zbulimin e kancerit në fazat e tij të hershme.
Sipas vlerësimeve të Shoqatës Amerikane të Kancerit, në vitin 2022 pritet të ketë 1.9 milionë raste të reja me kancer dhe 609,360 njerëz pritet të vdesin nga kjo sëmundje. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë radhitur kancerin si shkaktarin numër dy të vdekjeve në SHBA. Sëmundjet e zemrës janë shkaktari më i madh i vdekjeve në Amerikë.
Djali i Presidentit Biden, Beau vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015. Pas vdekjes së tij, Kongresi miratoi Aktin e Kurave të Shekullit të 21-të, i cili parashikonte 1.8 miliardë dollarë investime për studimin e sëmundjes së kancerit dhe u nënshkrua në ligj në vitin 2016 nga Presidenti Barack Obama./VOA
Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lufti...
Një ekspert për të drejtat e njeriut, i Kombeve të Bas...
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi ...
Ukraina dhe Rusia kanë shprehur interesim lidhur me pr...
Që prej datës 8 shtator Britania është futur në 10-ditëshi...
Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu tha: "Greqia vazhdon të gër...
Vlerësimet globale të vitit 2021 tregojnë se ka 50 milionë...
Presidentët e Rusisë dhe Francës zhvilluan një bisedë tele...
Trupat ukrainase vazhduan të avancojnë me sukses të di...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ...
Dy muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, Presidenti Joe...
Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se vetë...
Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përball...
Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko ...
Sot bëhen 21 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua ...
Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipër...
Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe avokatët e ish-pres...
Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II do ...
Moska braktisi të shtunën bastionin e saj kryesor në v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...