Sekretarja e Thesarit të SHBA-së: Çmimi i karburantit mund të rritet gjatë dimrit
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ...

Trupat ukrainase vazhduan të avancojnë me sukses të dielën në kundërofensivën e tyre në pjesën verilindore të vendit.
Përparimi i Kievit në rimarrjen e zonave të pushtuara nga Rusia në rajonin e Kharkivit e detyroi Moskën të tërhiqte trupat e saj për të shmangur rrethimin e tyre, duke lënë pas një numër të konsiderueshëm armësh dhe municionesh ndërsa largoheshin me nxitim, ndërsa lufta shënoi ditën e saj të 200-të të dielën.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha në një fjalim video të shtunën mbrëma, se "ushtria ruse këto ditë po demonstron më të mirën që mund të bëjë - duke treguar shpinën."
Ai postoi një video të ushtarëve ukrainas duke ngritur flamurin kombëtar mbi Chkalovske, një qytet tjetër i rifituar gjatë kundërofensivës.
Yuriy Kochevenko, i brigadës së 95-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës, postoi në Twitter një video nga ajo që dukej të ishte qendra e qytetit të Iziumit. Qyteti konsiderohej një qendër e rëndësishme komandimi dhe furnizimi për frontin verior të Rusisë.
"Gjithçka përreth është shkatërruar, por ne do të rindërtojmë gjithçka. Iziumi ishte, është dhe do të jetë Ukrainë," tha zoti Kochevenko në videon e tij, duke treguar sheshin qendror të zbrazët dhe ndërtesat e shkatërruara.
Shefi i ushtrisë së Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhnyy, tha se forcat e saj kishin rimarrë rreth 3,000 kilometra katrorë që nga fillimi i kundërofensivës në fillim të shtatorit. Ai tha se trupat ukrainase janë vetëm 50 kilometra larg kufirit me Rusinë.
Guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov tha se trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 40 qendrave të banuara në rajon.
Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se forcat ruse ishin larguar gjithashtu nga disa vendbanime në rajonin e Khersonit.
Zmbrapsja ruse shënoi suksesin më të madh në fushën e betejës për forcat ukrainase që kur ato frenuan një përpjekje ruse për të pushtuar kryeqytetin, Kiev, në fillim të luftës. Fushata e Kharkivit e gjeti në befasi Moskën, e cila kishte zhvendosur shumë nga trupat e saj nga rajoni në jug në pritje të një kundërofensivë në atë zonë.
Në një përpjekje për të justifikuar zmbrapsjen, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se tërheqja e trupave nga Iziumi dhe zona të tjera kishte për qëllim të përforconte trupat e Moskës në rajonin fqinj Donetsk në jug.
Rusia kishte përdorur një justifikim të ngjashëm për tërheqjen nga Kievi në fillim të këtij viti./ VOA
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ...
Dy muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, Presidenti Joe...
Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se vetë...
Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përball...
Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko ...
Sot bëhen 21 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua ...
Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipër...
Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe avokatët e ish-pres...
Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II do ...
Moska braktisi të shtunën bastionin e saj kryesor në v...
Forcat ukrainase kanë hyrë në qytezën lindore, Kupians...
Ditën e djeshme një djalë 12-vjeçar është sulmuar brutalis...
Nga Michael Rubin 19fortyfive Një luftë Greqi-Turqi? Lis...
Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesv...
Aderimi i Mbretit Charles III: Në thyerje të traditës, për...
Mbretëresha Elizabeth II është përshkruar në kartëmonedha ...
Jeff Bezos ka kritikuar një profesoreshë universiteti ...
Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën ameri...
Vdekja e gazetares pro-Kremlinit, Daria Dugina disa di...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...