
Moska braktisi të shtunën bastionin e saj kryesor në vijën e frontit në verilindje të Ukrainës pasi zyrtarët ukrainas thanë se trupat ukrainase kishin bërë përparime të konsiderueshme në kundërofensivën ndaj forcave ruse dhe se u kishin ndërprerë atyre furnizime jetike.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass citoi ministrinë ruse të mbrojtjes të thoshte se kishte urdhëruar trupat të largoheshin nga zona përreth qytetit Izium të rajonit të Kharkivit, për të përforcuar operacionet ushtarake në Donetskun fqinj.
Njoftimet e zytarëve ukrainas pasojnë disa ditë përparime të dukshme nga Ukraina në jug të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i vendit, të cilat kanë gjasa të kthehen në suksesin më të madh në fushën e betejës për forcat ukrainase që kur ato frenuan një përpjekje ruse për të kapur kryeqytetin e Kievit në fillim të luftës gati shtatë mujore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko la të kuptohej se trupat ukrainase kishin rimarrë Kupianskin, një qytet përgjatë korridorit kryesor të furnizimit për në Izium, ku luftimet kanë qenë të ashpra.
Zoti Nikolenko postoi në "Twitter" një fotografi që tregon ushtarët e Batalionit të 92-të të Ukrainës përpara një ndërtese qeveritare që ai tha se ndodhej në Kupiansk, 73 kilometra në veri të Izyumit.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, i njohur si SBU, disa orë më vonë postoi një mesazh që tregonte forcat e tij në Kupiansk. Ushtria ukrainase nuk e konfirmoi menjëherë hyrjen në qytet, një qendër hekurudhore të cilën Rusia e mori nën kontroll në shkurt,.
Më herët, ministria Britanike e Mbrojtjes tha se besonte se ukrainasit kishin avancuar deri në 50 kilometra në jug të Kharkivit, në Ukrainën verilindore, duke shtuar se forcat ruse rreth Izyumit ishin "gjithnjë e më të izoluara".
Ushtria britanike tha se forcat ruse ka të ngjarë të jenë kapur në befasi dhe njësitë ukrainase kanë kapur ose rrethuar disa qytete.
Ajo shtoi se edhe qyteti fqinj Kupiansk dukej të ishte nën presion nga forcat ukrainase dhe se humbja e kontrollit të tij nga forcat ruse do të ndikonte ndjeshëm në linjat e furnizimit të tyre në atë zonë./ VOA
Forcat ukrainase kanë hyrë në qytezën lindore, Kupians...
Ditën e djeshme një djalë 12-vjeçar është sulmuar brutalis...
Nga Michael Rubin 19fortyfive Një luftë Greqi-Turqi? Lis...
Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesv...
Aderimi i Mbretit Charles III: Në thyerje të traditës, për...
Mbretëresha Elizabeth II është përshkruar në kartëmonedha ...
Jeff Bezos ka kritikuar një profesoreshë universiteti ...
Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën ameri...
Vdekja e gazetares pro-Kremlinit, Daria Dugina disa di...
Fati i Kombeve të Bashkuara mund të përfundojë si ai i...
Mbreti Charles III u zotua të premten në fjalimin e ti...
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme. P...
Mbretëresha Elizabeth II e jetoi jetën e saj në qendër të ...
Liderët botërorë dhe qytetarët në mbarë botën kanë nderuar...
Nga reagimet botërore dhe shprehja e ngushëllimeve pas vde...
Charles u bë menjëherë Mbret pas vdekjes së nënës së t...
Mbretëresha Elizabeta e Dytë lindi më 21 prill 1926, n...
Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Për...
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbr...
Këtë të enjte, policia e Kosovës ka filluar patrullimi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...