Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...

Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein u takuan ministrat e Mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë nga 50 vende.
"Fytyra e luftës" po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein të premten. Që nga fillimi i luftës kanë ndryshuar disa aspekte: Ukraina e ka ndalur zjarrin rus me goditje artilerie masive në jug dhe lindje të Ukrainës dhe këtë javë njofton për rifitim të disa qindra kilometrave territor në lindje të metropolit, Kharkiv. SHBA dhe aleatët duhet "ta rigjallërojnë industrinë e mbrojtjes", kërkoi Austin në takimin e ministrave të Mbrojtjes, Bëhet fjalë që "t'iu përgjigjemi si prioriteteve të Ukrainës ashtu edhe nevojave tona". Kjo do të thotë, që Ukraina do të furnizohet me më shumë pajisje ushtarake perëndimore.

Ka kaluar pranvera, kur përkrahësit e Ukrainës përpiqeshin të ndihmonin Ukrainën me tanke të vjetra sovjetike nga rezervat e ushtrisë të vendeve aleate lindore të NATO-s. Bëhet fjalë me sa duket për integrimin e Ukrainës në industrinë perëndimore të armatimit. Kievi kërkon raketa me rreze të shkurtër veprimi të tipit, ATACMS me një rreze veprimi 300 km. Deri më tani administrata amerikane nuk e ka pranuar këtë, sepse me to mund të goditeshin edhe objektiva në territorin rus.
Strategji tjetër në vend të "luftës rrufe"
Njoftimet optimiste të kujdesshme të Ukrainës për zhvillimin e luftës në lindje dhe jug të vendit nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Me fillimin e shtatorit, kur ofensiva ukrainase filloi, Kievi ka vendosur bllokimin e informacionit. Presidenti ukrainas, Zelensky u shpreh, se nuk është momenti të themi me emër emrat e fshatrave dhe qyteteve të çliruara. Por këtë javë në mediat sociale janë paraqitur mjaft video me zonat e çliruara. Vëzhgues të institutit "European Council of Foreign Relations" (ECFR), i konfirmojnë këto njoftime, duke theksuar se kundërofensiva nuk do të jetë "luftë rrufe", sepse për këtë vendi ka nevojë për më shumë armë, shkruajnë Margaryta Khvostova dhe Dmytro Kryvosheie në një analizë të publikuar para takimit në Ramstein. Bëhet fjalë që me goditje të mirëmenduara, si psh goditja me artileri e furnizimeve ruse dhe misione të vogla të ushtarëve ukrainas të dërrmohen trupat ruse.

Edhe eksperti gjerman i sigurisë, Nico Lange thotë se "nuk bëhet fjalë për një ofensivë të gjerë, por për veprime të kufizuara, që me oportunizëm përdorin pikat e dobta të pozicioneve ruse". Sipas Lange, "territori në jug të Ukrainës është i sheshtë", dhe "çdo lloj lëvizjeje e këmbësorisë është shumë e rrezikshme. Për kundërsulme të gjera dhe suksese ushtarake në Ukrainën jugore do të nevojiten më shumë tanke mbrojtës dhe transportues trupash."
Davidi ukrainas kundër Goliatit rus
Nico Lange ka parasysh me këtë tanket gjermane Marder, që Ukraina i kërkon që nga pranvera. "Paqja arrihet me armë gjermane", kërkon eksperti i afërt me CDU në revistën gjermane "Politika ndërkombëtare". Sidomos nga sulmet me raketa të rusëve kundër objektivave jo ushtararë po vriten edhe më tej civilët në Ukrainë.
Para takimit të grupit të kontaktit për Ukrainën në Ramstein, kryekomandanti i trupave ushkarake ukrainase, deklaroi, se Ukraina mund t'i zmbrapsë trupat pushtuese ruse. Valery Salushnyj është shprehur për agjencinë e lajmeve, Ukrinform, se Rusia deri më tani mund të godasë pa "ndëshkim" çdo cep të territorit ukrainas.

Për herë të parë gjenerali ka konfirmuar, se shpërthimet në bazën ruse Saki dhe në depot e municionit e hekurudhat në Krime janë kryer nga trupat ukrainase. Salushnyj duke iu referuar filozofit ushtarak prusian, Clausewitz, - sipas të cilit duhet kuptuar "qendra e gravitetit" të armikut e kush e godet këtë atij i përket fitorja - shprehet se goditja në çdo cep e Ukrainës është qendra e gravitetit rus, dhe kjo duhet eliminuar. Prandaj Ukraina kërkon raketa me rreze të shkrutër veprimit të MGM-140 ATACMS (Army Tactical Missile System), thotë Salushnyj. Nëse kjo qendër nuk neutralizohet "situata aktuale mund të zgjasë me vite." Nëse kjo neutralizohet, shumë gjëra janë të mundura, ndoshta edhe negociata për fundin e luftës./DW
Vdekja e gazetares pro-Kremlinit, Daria Dugina disa di...
Fati i Kombeve të Bashkuara mund të përfundojë si ai i...
Mbreti Charles III u zotua të premten në fjalimin e ti...
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme. P...
Mbretëresha Elizabeth II e jetoi jetën e saj në qendër të ...
Liderët botërorë dhe qytetarët në mbarë botën kanë nderuar...
Nga reagimet botërore dhe shprehja e ngushëllimeve pas vde...
Charles u bë menjëherë Mbret pas vdekjes së nënës së t...
Mbretëresha Elizabeta e Dytë lindi më 21 prill 1926, n...
Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Për...
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbr...
Këtë të enjte, policia e Kosovës ka filluar patrullimi...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në...
Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se trupi i shtetasit...
Mbretëresha Elizabeth II është përballur me probleme shënd...
Shumë vende të botës kanë filluar marrjen e masave si pasojë...
Të tria kryeministret femra të Britanisë së Madhe kanë qen...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, lider i parti...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara...
Të majtë e të djathtë protesojnë kundër çmimeve në rri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...