Dalin fotot/ Princ Harry i pikëlluar pas vdekjes së Mbretëreshës, mesazhi i tij dhe Meghan Markle
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme. P...

Mbreti Charles III u zotua të premten në fjalimin e tij të parë si monark se do të vazhdojë “shërbimin e përjetshëm” në gjurmët e Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa Britania hyn në një epokë të re nën sovranin e ri.
Charles, i cili kaloi pjesën më të madhe të 73 viteve të tij në përgatitje për rolin e mbretit, iu drejtua një kombi që po mban zi për të vetmen monarke që ka njohur ndonjëherë shumica e britanikëve.
Ai foli për "dhimbjen e thellë të tij" për vdekjen e nënës, duke e quajtur atë "një frymëzim dhe shembull për mua dhe për të gjithë familjen time."
"Atë premtim për shërbim të përjetshëm e bëj para të gjithëve sot," tha ai në një fjalim prej më pak se 10 minutash, të regjistruar më herët gjatë ditës.
"Ashtu siç veproi vetë mbretëresha me një përkushtim të palëkundur, edhe unë premtoj solemnisht se gjatë gjithë kohës së mbetur që me jep Zoti, do të ruaj parimet kushtetuese në themel të kombit tonë," tha ai.
Ndërsa vendi filloi një periudhë zie 10-ditore, njerëzit anembanë globit u mblodhën në ambasadat britanike për të bërë homazhe ndaj mbretëreshës, e cila vdiq të enjten në Kështjellën Balmoral në Skoci.
Në Londër dhe në objektet ushtarake në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, kushtuan 96 të shtënat me top për 16 minuta duke shënuar çdo vit të jetës së mbretëreshës.
Charles, i cili u bë monark menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, do të shpallet zyrtarisht mbret në një ceremoni të shtunën. Ai pritet të bëjë një turne në Mbretërinë e Bashkuar në ditët në vijim.
Arkivoli i mbretëreshës do të sillet në Londër, ku do të mbahen homazhe për të dhe më pas një funeral do të mbahet në Westminster Abbey, rreth 19 shtatorit.
Në ditën e parë të plotë si mbret, Charles u largua nga Balmoral dhe fluturoi për në Londër për një takim me kryeministren Liz Truss, të emëruar nga mbretëresha vetëm dy ditë para vdekjes së saj.
Ai mbërriti në Pallatin Buckingham për herë të parë si sovran, duke dalë nga limuzina shtetërore zyrtare Bentley së bashku me Camillën, mbretëreshën bashkëshorte, i përshëndetur me përzemërsi nga qytetarët.
Ndryshimi në monarki vjen në një kohë kur shumë britanikë po përballen me një krizë energjie, me koston në rritje të jetesës, me luftën në Ukrainë dhe me pasojat e Brexit-it.
Në fjalimin e tij, Charles i hodhi një vështrim të kaluarës - duke e vënë theksin tek "përkushtimi i palëkundur të nënës së tij” – por edhe tek e ardhmja, duke dashur të jepte një mesazh qëndrueshmërie dhe vazhdimësie.
Ai reflektoi duke thënë se vendi kishte ndryshuar gjatë mbretërimit të mbretëreshës në një shoqëri "me shumë kultura dhe shumë besime" ndërsa "vlerat tona kanë mbetur dhe duhet të mbeten të qëndrueshme."
Ai tha se djali i tij Princi William, tani trashëgimtar i fronit dhe zyrtarisht merr titullin që Charles mbante prej kohësh, Princi i Uellsit.
"Me Katerinën pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe të jenë në krye të bashkëbisedimit tone kombëtar, duke ndihmuar në sjelljen e atyre që janë më të dobët në qendër ku mund t’u jepet ndihmë jetike," tha Charles, duke iu referuar punës së çiftit për të pastrehët, shëndetin mendor dhe çështje të tjera.
Dhe ai përcolli një ton pajtues pas mosmarrëveshjeve familjare kur tha: "Dua të shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in ndërsa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit."
Elizabeth ishte monarkja më jetëgjatë e Britanisë dhe një simbol i qëndrueshmërisë në një epokë të trazuar, përfshirë divorcin e Princit Charles dhe Princeshës Diana./ Voa
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme. P...
Mbretëresha Elizabeth II e jetoi jetën e saj në qendër të ...
Liderët botërorë dhe qytetarët në mbarë botën kanë nderuar...
Nga reagimet botërore dhe shprehja e ngushëllimeve pas vde...
Charles u bë menjëherë Mbret pas vdekjes së nënës së t...
Mbretëresha Elizabeta e Dytë lindi më 21 prill 1926, n...
Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Për...
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbr...
Këtë të enjte, policia e Kosovës ka filluar patrullimi...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në...
Një zyrtar i lartë ukrainas thotë se trupi i shtetasit...
Mbretëresha Elizabeth II është përballur me probleme shënd...
Shumë vende të botës kanë filluar marrjen e masave si pasojë...
Të tria kryeministret femra të Britanisë së Madhe kanë qen...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, lider i parti...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara...
Të majtë e të djathtë protesojnë kundër çmimeve në rri...
Ukraina ka marrë përgjegjësinë për një seri të sulmeve...
Sot Shqipëria mori një hap drastik duke ndërprerë marr...
Lufta e nisur në Ukrainë nga Rusia, sipas Qendrës për Stud...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...