Largimi i të rinjve pengon zhvillimin e turizmit në rritje
Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipër...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të diskutuar mbi ndihmat e fundit ushtarake për Ukrainën dhe se si vendet europiane do ta kalojnë dimrin me shumë më pak gaz dhe naftë ruse. Siç raporton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, zoti Blinken tha se presidenti rus Vladimir Putin po përdor energjinë si armë.
Ndërsa agresioni rus në Ukrainë është në muajin e shtatë, banorët e Ukrainës, kryesisht gratë dhe fëmijë, po mbajnë pjesën më të madhe të kostove, thotë Sekretari Amerikan i Shtetit. Deklaratat zoti Blinken i bëri pas një vizite në një spital për fëmijët në Ukrainë.
Më pas zoti Blinken udhëtoi për në selinë e NATO-s në Bruksel, ku tha se lufta e nisur nga presidenti rus po i kushton shumë Rusisë si dhe popullit rus.
“Ka një numër të madh forcash ruse që ndodhen në Ukrainë dhe për fat të keq, në mënyrë tragjike, të tmerrshme, presidenti Putin ka treguar se nuk mendon shumë për këta njerëz dhe lufta ka shkaktuar kosto të madhe për Rusinë, kosto të madhe për të ardhmen”,deklaroi zoti Blinken.
Sipas sekretarit Blinken, Rusia nuk është më në gjendje të furnizojë forcat e veta dhe i ka kërkuar ndihmë për armë Iranit dhe Koresë së Veriut.
Ndërkohë në Nju Jork, Rusia thirri një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kritikuar Perëndimin për dërgimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën, dhe sipas përfaqësuesit rus lufta tani po drejtohet nga NATO.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve që të furnizojnë me uniforma speciale, gjeneratorë, tenda dhe pajisje ushtrinë e Ukrainës, për ta ndihmuar të kalojë dimrin e ardhshëm.
Po ashtu sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i lënë miqtë evropianë në të ftohtë, ndërsa ata përgatiten për dimër dhe përpiqen të kalojnë pa gazin dhe naftën ruse.
“Do të shohim shumë më tepër përpjekje nga administrata Biden për të menaxhuar pritshmëritë në Evropë, për t’u përpjekur për të ndihmuar me krizën energjetike dhe në të njëjtën kohë për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë aq të hekurt sa ka qenë për shtatë muajt e fundit”, thotë zoti Michael Kimmage, nga Universiteti Katolik i Amerikës.
Në një vizitë në Pragë të premten, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA dhe aleatët e saj do të mbështesin Ukrainën dhe njëri-tjetrin për aq kohë sa të duhet./ VOA
Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipër...
Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe avokatët e ish-pres...
Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II do ...
Moska braktisi të shtunën bastionin e saj kryesor në v...
Forcat ukrainase kanë hyrë në qytezën lindore, Kupians...
Ditën e djeshme një djalë 12-vjeçar është sulmuar brutalis...
Nga Michael Rubin 19fortyfive Një luftë Greqi-Turqi? Lis...
Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesv...
Aderimi i Mbretit Charles III: Në thyerje të traditës, për...
Mbretëresha Elizabeth II është përshkruar në kartëmonedha ...
Jeff Bezos ka kritikuar një profesoreshë universiteti ...
Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën ameri...
Vdekja e gazetares pro-Kremlinit, Daria Dugina disa di...
Fati i Kombeve të Bashkuara mund të përfundojë si ai i...
Mbreti Charles III u zotua të premten në fjalimin e ti...
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme. P...
Mbretëresha Elizabeth II e jetoi jetën e saj në qendër të ...
Liderët botërorë dhe qytetarët në mbarë botën kanë nderuar...
Nga reagimet botërore dhe shprehja e ngushëllimeve pas vde...
Charles u bë menjëherë Mbret pas vdekjes së nënës së t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...