Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

"Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejtë, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës", tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
"Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.
Vuçiç i bëri komentet në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është raporti i Qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.
Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.
Procesi duhet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë; Serbia, tash për tash, nuk pranon.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Vuçiq tha se "histeria e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Europë, reflekton edhe në Serbi".
Kjo e vë Serbinë "në një situatë edhe më të vështirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës", tha Vuçiq.
Kosova është shtet i pavarur qysh në vitin 2008.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”. Duke folur para Kuvendit të Serbisë, Vuçiq tha se "politika reale nuk mund të mbështetet në mite dhe fantazi".
Sipas tij, duhet bërë dallimi mes "realitetit dhe mundësisë" për të luftuar si shtet dhe si komb "për atë që themi se është më e rëndësishme për ne".
Ai tha se detyrë është që në hapësirat ku ka serbë dhe shqiptarë, të sigurohet një jetesë më e mirë për ta.
"Kjo detyrë e vështirë duhet të kryhet, në mënyrë që serbët të mbijetojnë si shtet dhe si popull", tha ai.
"Hapësira në të cilën ne punojmë, është e tillë që mundësitë për përparim dhe përmirësim janë të pakta, ndërsa shanset për të shkuar në humnerë janë mjaft të lehta dhe, nëse përdorim politikën e gabuar, pothuajse të sigurta", tha presidenti i Serbisë.
Duke folur për situatën aktuale në Kosovë, Vuçiq tha se "jemi ballafaquar me sfida të mëdha të sigurisë", dhe se është vënë re "prani në rritje e forcave të sigurisë të Prishtinës në veri të Kosovës".
Në pjesën veriore të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe, funksionojnë edhe organe paralele të Serbisë.
Seanca e Kuvendit të Serbisë po ndiqet edhe nga anëtarë të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Seancën për Kosovën e kërkuan grupet e caktuara opozitare në Kuvendin e Serbisë – Dveri, Partia Popullore, koalicioni Shpresa (Nada).
Më 6 shtator, Partia Popullore paraqiti në Kuvend propozimin e saj për rezolutën për Kosovën dhe tri ditë më vonë të njëjtën gjë e bëri edhe lëvizja e djathtë, Dveri.
Në dokumentin e Partisë Popullore, lider i së cilës është ish-shefi i diplomacisë, Vuk Jeremiq, thuhet se Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu, propozohet që në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë të paraqitet një propozim për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut të Brukselit.
Parakusht për vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, sipas Partisë Popullore, është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit.
Rezoluta e propozuar nga Dveri thotë se askush që mban poste publike, nuk ka të drejtë të nënshkruajë një dokument obligues për pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu, kërkohet që Qeveria e Serbisë të marrë përsipër ndërprerjen e komunikimit dhe negociatave me Prishtinën, si dhe anulimin e marrëveshjeve të arritura. Propozohet kalimi i negociatave nga Brukseli në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Dveri sugjeron që Qeveria e Serbisë të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen e Rusisë dhe Kinës - dy vende aleate të Serbisë, që nuk e njohin Kosovën./ Rel
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thonë se mbajtja e...
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën q...
Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lufti...
Një ekspert për të drejtat e njeriut, i Kombeve të Bas...
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi ...
Ukraina dhe Rusia kanë shprehur interesim lidhur me pr...
Që prej datës 8 shtator Britania është futur në 10-ditëshi...
Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu tha: "Greqia vazhdon të gër...
Vlerësimet globale të vitit 2021 tregojnë se ka 50 milionë...
Presidentët e Rusisë dhe Francës zhvilluan një bisedë tele...
Trupat ukrainase vazhduan të avancojnë me sukses të di...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ...
Dy muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, Presidenti Joe...
Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se vetë...
Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përball...
Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko ...
Sot bëhen 21 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua ...
Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipër...
Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe avokatët e ish-pres...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...