"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërsa tani dolën edhe videot e para. Mbështetësit e politikanit të opozitës rus të burgosur, Alexei Navalny dhe disa kanale në Telegram publikuan të mërkurën (14.09) një pamje të telefonit celular të një personi për të cilin dyshohet se është marrë nga një i dënuar me burg. Në të, një burrë bën thirrje për pjesëmarrje në luftën e Ukrainës. Ai është tullac dhe mban veshje ushtarake me ngjyrë ulliri. Në xhaketën e tij varen dy medalje që duken si "Hero i Rusisë".
Liri nëse shkon në luftë gjashtë muaj
Burri në video ka një ngjashmëri të ngushtë me biznesmenin famëkeq Yevgeny Prigozhin, i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me Kremlinin dhe sipas raporteve të mediave mban ushtrinë më të famshme private të Rusisë - "Wagner Group". Thuhet se ajo ushtri private po lufton në Ukrainë dhe se Prigozhin është nderuar si "Hero i Rusisë".

Në video, burri u premton të burgosurve të mbledhur para dhe liri në këmbim të gjashtë muajve të shërbimit ushtarak si pjesë e grupit Wagner. Lufta e Ukrainës është "e ashpër" dhe ka nevojë për "ushtarë luftarakë". Mediat ruse kritike ndaj Kremlinit e përshkruajnë videon si autentike. Deklaratat nuk janë befasuese.
Raportet se Rusia është duke rekrutuar të burgosur për luftën në Ukrainë kanë qarkulluar prej muajsh. "Progishin bën një përpjekje dhe viziton personalisht njësitë e të burgosurve," tha Olga Romanova, kreu i organizatës për të drejtat e njeriut "Rusia Behind Bars", në një intervistë për DW në gusht. Beteja e parë me të burgosurit u zhvillua afër Luhansk në mes të korrikut, tha Romanova. Sipas vlerësimeve të tyre, Prigozhin ishte në gjendje të rekrutonte të paktën 2.500 të burgosur për luftë deri në fillim të gushtit. Mund të jetë shumë më tepër - deri në 50.000 ose 60.000, sipas Romanova, që do të ishte një në dhjetë të burgosur në Rusi.

Pas kundërsulmit të suksesshëm të Ukrainës në rajonin e Kharkiv, thirrjet për mobilizim të përgjithshëm janë shtuar në Rusi. Veçanërisht blogerët nacionalistë po bëjnë thirrje për këtë masë në rrjetet sociale. Por Kremlini po i qëndron strategjisë së tij për një "operacion special ushtarak" në Ukrainë. Luftëtarë të rinj kërkohen jo vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe përmes rrugëve të tjera. Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov propozoi të enjten (16.09) "vetëmobilizim" të decentralizuar. Çdo rajon rus mund të pajisë dhe trajnojë "të paktën një mijë luftëtarë vullnetarë". Shteti atëherë do të kishte një forcë prej 85.000 burrash - "pothuajse një ushtri", shkroi Kadyrov në Telegram.
Një numër i ngjashëm - 90.000 - u emërua si objektiv i mobilizimit rus nga një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në një intervistë televizive në fund të gushtit. Deri më tani, sipas vlerësimeve të Kievit, Rusia ka dërguar rreth 160.000 ushtarë në luftën e Ukrainës.

Rekrutimi i vullnetarëve bëhet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe rekrutimet në territoret e okupuara të Ukrainës. Nga Rusia ka në rajone rreth 40 njësi, raportoi gazeta ruse Kommersant në gusht. Por po zgjerohet edhe ushtria e rregullt. Në fund të gushtit, presidenti Vladimir Putin urdhëroi që forcat e armatosura ruse të rriteshin me më shumë se 130.000 persona. Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023, por duhen urgjentisht luftëtarë të rinj duke pasur parasysh humbjet në front. Sipas informacionit aktual ukrainas, më shumë se 50.000 ushtarë rusë janë vrarë që nga sulmi në shkurt. Në fillim të gushtit, ushtria amerikane vlerësoi humbjet ruse në rreth 20.000 të vdekur.
Mungesa e perspektivës si motiv
Në këtë sfond, të burgosurit duket se po formojnë një lloj skuadre për ndërhyrje të shpejta. "Ata janë të parët që dërgohen në betejë dhe janë të stërvitur shumë keq”, thotë Olga Romanova. Megjithatë, gatishmëria për të shkuar në luftë është e madhe. Sipas saj, arsyeja për këtë është mungesa e perspektivës: "Për ta (të burgosurit) është e vetmja mënyrë për të filluar një jetë të re - duke iu marrë jetën të tjerëve".
Por ka edhe nga ata që pas burgut do të kishin një shans për jetë të re, e megjithatë shkojnë në luftë në Ukrainë. Një shembull është historia e Ruslanit, që e ka tregur kushërira e tij Svetlana në një rrëfim për DW. Të dy emrat janë ndryshuar. Ruslan është në fillim të të 20-ave, krimi i tij nuk është i rëndë dhe ai mund të lirohet nga burgu pas një viti, sipas Svetlanës. Në fillim ai hodhi poshtë idenë për të shkuar në luftë në Ukrainë, thotë Svetlana. Por në fillim të korrikut pati një rekrutim në burg, raportuan rreth 70 burra. Edhe Ruslani ishte në mesin e tyre. Më pas ajo u përpoq të ankohej te prokurori publik. Pa sukses. Në gusht, kushëriri e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që ta "largojë nga Ukraina”. Svetlana do të provojë ta bëjë këtë./DW
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizit...
Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të ...
Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re de...
Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në ga...
“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë e...
Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas...
13 tonë lule do të transportojë kompania ajrore “Turkish Air...
Në videot e xhiruara nga njerëzit shihet shtrirja e plotë ...
Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në b...
Një mjeke vullnetare ukrainase, e kapur nga forcat ruse gj...
Departamenti amerikan i shtetit njoftoi sot sanksione ...
Pjesa më e madhe e ligjvënësve të Bashkimit Europian v...
Qeveria gjermane ka shitur aksionet e saj në kompaninë...
Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, th...
Banka Europiane e Investimeve (EIB), krahu huadhënës i...
Dhjetëra mijëra britanikë që prej ditës së djeshme presin pë...
Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën, ...
Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...