Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Komisioni Europian rekomandoi të dielën pezullimin e fondeve për Hungarinë, prej gati 7.5 miliardë eurosh, për shkak të korrupsionit. Ky është rasti i parë që BE-ja po zbaton një sanksion të tillë, me synimin për të mbrojtur funksionimin e shtetit ligjor. Propozimi do të duhet të miratohet nga vendet anëtare në Këshillin Europian.
Bashkimi Europian miratoi dy vite më parë një mekanizëm të ri sanksionesh financiare si formë reagimi ndaj dëmtimit të demokracisë në Poloni dhe Hungari, ku Kryeministri Viktor Orban ka vënë nën kontroll gjykatat, mediat, OJQ-të dhe botën akademike, si dhe ka kufizuar të drejtat e emigrantëve, homoseksualëve dhe grave, gjatë qëndrimit të tij në pushtet për mbi një dekadë.
“Komisioni i propozoi Këshillit (Europian) masa për të mbrojtur buxhetin e unionit nga shkeljet e parimeve të shtetit ligjor në Hungari. Çështja u hap kur Komisioni njoftoi Hungarinë në prill të këtij viti për shqetësimet tona në lidhje me shkeljen e parimeve të shtetit ligjor, që për shkak të shtrirjes së tyre krijojnë një rrezik për buxhetin e BE-së”, tha Johannes Hahn, Komisioner i BE-së.
Zoti Hahn tha se Komisioni Europian ka konstatuar shkelje sistematike dhe mangësi në proceset e prokurimeve publike, në menaxhimin e kompanive publike dhe mangësi në hetimin e rasteve ku përfshihen fonde të Bashkimit Europian.
“Komisioni mendon se në këtë pikë buxheti është i pambrojtur dhe rreziku ndaj tij vazhdon”, tha zoti Hahn.
Komisioni i propozoi për rrjedhojë Këshillit Europian pezullimin e fondeve prej rreth 7.5 miliardë eurosh që ishin caktuar për Hungarinë. Vendet anëtare të BE-së do të vendosin brenda tre muajsh për masën e propozuar.
Komisioneri Hahn informoi gjithashtu se Hungaria ka premtuar se do të punojë për të korrigjuar mangësitë e konstatuara.
“Komisioni do ta monitorojë situatën. Hungaria ka premtuar se do ta informojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave për të përmirësuar situatën deri më 19 nëntor, siç parashikohet në propozimin tonë. Kur të mbërrijmë në atë moment, pas një rivlerësimi, do të ndërmarrim veprimet e duhura”, tha zoti Hahn.
Qeveria e Kryeministrit Orban ka propozuar rishtazi krijimin e një agjencie kundër korrupsionit, ndërsa është rritur trysnia ndaj Budapestit për të siguruar fonde për ekonominë që gjendet në situatë jo të mirë, si dhe për të ndihmuar monedhën vendase, forintën, e cila është në nivelin më të dobët krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Orban e quan veten si “luftëtar të lirisë” përballë pikëpamjeve të Perëndimit liberal. Ai mohon që vendi i tij të jetë më i korruptuar se vendet e tjera të Bashkimit Europian. Komisioni ka bllokuar tashmë rreth 6 miliardë euro në fonde të parashikuara për Hungarinë, në formën e një pakete stimuluese për rimëkëmbjeje ekonomike pas COVID-19, për shqetësime që lidhen gjithashtu me korrupsionin./ VOA
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin li...
Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave ...
Pas 2 viteve bllokadë, vendet anëtare të BE-së arritën në ...
E vendosur, kokëfortë, sarkastike dhe mendjemprehtë pë...
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Për...
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizit...
Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të ...
Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re de...
Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në ga...
“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë e...
Një diplomat i lartë çek është dëbuar nga puna, pas...
13 tonë lule do të transportojë kompania ajrore “Turkish Air...
Në videot e xhiruara nga njerëzit shihet shtrirja e plotë ...
Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në b...
Një mjeke vullnetare ukrainase, e kapur nga forcat ruse gj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...