Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë tha të hënën se institucionet e Kosovës po dëshmojnë përkushtim në ndjekjen e veprave penale të terrorizmit, por sfidë mbetet mungesa e transparencës në mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve.
Ky është një nga përfundimet e një raporti të kësaj organizate me titull “Trajtimi i rasteve të terrorizmit nga sistemi i drejtësisë penale të Kosovës”, që vlerëson punën e këtyre institucioneve gjatë vëzhgimit të 220 seancave gjyqësore në 54 raste të lidhura me terrorizmin, në periudhën mes viteve 2018 dhe 2020.
Një nga autoret e këtij raporti, Kirsty Brimelow, tha se me gjithë përkushtimin e institucioneve të rendit dhe ligjit në luftën kundër terrorizmit, brenda tyre mungon transparenca në lidhje me vendimet e tyre.
“Vazhdon të ketë mungesë të transparencës për qartësinë e provave që mbështesin ngritjen e aktakuzave, dhe me qartësi të pamjaftueshme se cilat elemente të veprës penale janë duke u zbatuar. Paraburgimi caktohet në mënyrë rutinore përpara se të dorëzohet ndonjë provë në bazë të aktakuzës, dhe aktgjykimeve të shqiptuara nga gjykatat për shpalljen fajtor dhe dënimin u mungon transparenca dhe arsyetimi i hollësishëm mbi elementet e veprës penale dhe barra e provës që është zbatuar, analiza e provave dhe veçoritë e të pandehurit”, tha ajo.
Sipas raportit, institucionet e rendit dhe drejtësisë përballen me mangësi në gjetjen e provave mbi të cilat mbështeten aktakuzat dhe mangësi në arsyetimin për përdorimin e paraburgimit në pritje të gjykimit. Raporti bën thirrje që t’u kushtohet më tepër vëmendje lidhjeve ndërmjet rasteve individuale dhe grupeve terroriste, dhe që policia e prokurorët të përdorin mundësitë për të mbledhur informata nga të dyshuarit ose personat e dënuar.
Shefi i misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë, Ambasadori Michael Davenport, tha se në çdo ndjekje në rastet e terrorizmit duhet të respektohen të drejtat e njeriut.
“Rreziku nga terrorizimi ndryshon vazhdimisht dhe se bashkë me të duhet të ndryshojë edhe përgjigjja, ndjekja e hetimit, ndjekja penale dhe gjykimi që janë vendimtare. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe t'u përgjigjemi sfidave, por gjithmonë të kujtojmë se reagimi ynë duhet të respektojë të drejtat themelore të njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha ai.
Afrim Shefkiu nga Zyra e Prokurorisë së Posaçme tha se të gjitha rastet që lidhen me terrorizëm trajtohen sipas ligjeve të Kosovës dhe Konventës Europiane për të drejtat e njeriut.
“Veprat penale kundër terrorizmit janë specifike veçmas veprat penale të përgatitjes së akteve terroriste, aty nuk ka kompromis sepse këta veprojnë me bashkëlidhje, bashkëndërlidhje dhe bashkëveprim dhe se mjafton një shkëndijë apo një dhënie të informacionit të dështoj rasti plotësisht”, tha zoti Shefkiu.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se bashkëpunimi ndërinstitucional është çelësi i suksesit në përballjen me këtë dukuri dhe se sipas saj institucionet mbetën të përkushtuara në luftimin dhe parandalimin e rasteve apo veprave të terrorizmit.
Raporti thekson se legjislacioni i Kosovës kundër terrorizmit është përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, por ligji për parandalimin e pastrimit të parasë dhe luftimin e financimit të terrorizmit duhet të ndryshohet dhe të harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova është përballur me raste të shumta të radikalizmit dhe disa qindra qytetarë të saj qrnë bashkuar me organizata ekstremiste në luftën e Sirisë./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nu...
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara akuzoi R...
Autoritetet në Pejë kanë ngritur alarmin për një mjet ...
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropia...
Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes...
Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të b...
Mijëra policë, qindra trupa britanikë dhe një ‘ushtri’...
Autoritetet britanike thanë të dielën se Rusia i ka zgjeru...
Komisioni Europian rekomandoi të dielën pezullimin e fonde...
Anëtarë të personelit ushtarak ukrainas, në qytetin li...
Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave ...
Pas 2 viteve bllokadë, vendet anëtare të BE-së arritën në ...
E vendosur, kokëfortë, sarkastike dhe mendjemprehtë pë...
Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet Asamblesë së Për...
Një grua është arrestuar në Naxos pasi ka rrahur të sh...
"Ne i dënojmë ashpërsisht aktet e mizorisë" deklaroi i nga...
Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërs...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri t...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të va...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizit...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...