Chollet: Një krizë në Kosovë do të pengonte bashkëpunimin SHBA-Serbi
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e prezentoi sot në Vjenë programin e punës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, drejtimin e së cilës e mori nga 1 janari. Zoti Osmani theksoi prioritetet e organizatës, duke nënvizuar Ukrainën në krye të listës, ndërsa tha se agresioni rus, shkatërrimet dhe vdekjet e civilëve duhet të ndalen.
Kryesuesi i ri i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shpalosi sot në Vjenë programin e organizatës për vitin në vijim, duke theksuar prioritetet para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate.
Maqedonia e Veriut e mori kryesimin në fillim të janarit për ta çuar deri në fund të mandatit njëvjeçar. OSBE-ja numëron 57 vende anëtare nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.
Zoti Osmani foli për një axhendë ambicioze të presidencës maqedonase në rrethana komplekse për shumë pjesë të globit, ndërsa tha nga ana tjetër, se uniteti rreth parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së paraqet burim shprese dhe inkurajimi.
Ai tha se Ukraina mbetet çështja më me prioritet për OSBE-në:
“Agresioni duhet të ndalet. Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi janë të papranueshme; Është e dhimbshme të shikosh vuajtjet e njerëzve. Pasojat dhe çmimi i kësaj lufte, janë të papërballueshme dhe të padurueshme për rajonin e OSBE-së dhe përtej”, tha zoti Osmani.
Ai nënvizoi rrezikun e krizave të tjera, duke thënë se paqëndrushmëria rajonale dhe mundësia për një konflikt të ri duhet të kenë vëmendjen e vazhdueshme të OSBE-së.
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut tha se duhet të ruhet funksionimi thelbësor dhe veprimet e organizatës për t’u siguruar se ajo do të mbështesë rajonet e rrezikuara dhe të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur sfidave. Në Vjenë, ministri Osmani pati edhe takime dypalëshe me homologë të tij prej disa vendeve evropiane.
Maqedonia e Veriut do të ketë drejtimin e OSBE-së deri më 31 dhjetor. Autoritetet në Shkup shpresojnë se kryesimi i kësaj organizate të madhe ndërkombëtare do të ketë ndikim pozitiv për vetë pozitën e vendit në shumë fusha, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme./ VOA
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merr...
Janë regjustruar 6 raste të reja në Greqi të nënvariantit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ...
Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presid...
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e them...
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe ...
Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon...
Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve...
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përd...
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojn...
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka a...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shp...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...