Vendimet e bordit/ Ulet çmimi i benzinës, nafta vijon rritjen
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland njoftoi të enjten emërimin e një prokurori të posaçëm për të hetuar mbi mënyrën e trajtimit të dokumenteve të ndjeshme qeveritare nga Presidenti Joe Biden - një hetim që mund të hedhë hije mbi kandidimin e pritshëm të presidentit demokrat për një mandat të dytë në vitin 2024.
Kreu i Departamentit të Drejtësisë e bëri njoftimin disa orë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi të enjten se ishte gjetur një numër të vogël dokumentesh të klasifikuara në shtëpinë e tij në Wilmington të shtetit Delaware.
Zoti Garland tha se Robert Hur, një ish-prokuror në shtetin e Merilendit, do të shërbejë si prokuror i posaçëm.
Prokurorët e posaçëm caktohen për të hetuar çështje të ndjeshme politike dhe kanë pavarësi të gjerë nga drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë në punën e tyre. Në disa raste, por jo gjithmonë, prokurorët e posaçëm ndjekin akuza penale.
Në nëntor zoti Garland emëroi prokurorin e posaçëm Jack Smith, për të mbikëqyrur hetimet e Departamentit të Drejtësisë në lidhje me ish-presidentin republikan Donald Trump, përfshirë mënyrën se si i trajtoi dokumentat e klasifikuara dhe përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e 2020.
Shtëpia e Bardhë tha më herët të enjten se u gjetën dokumente të klasifikuara në garazhin e shtëpisë së Presidentit Biden në Wilmington të shtetit Delaware, pas atyre që ishin gjetur në nëntor në një zyrë ku zoti Biden kishte punuar pas mandatit si nënpresident.
Gjetja e dokumentave ka ngjallur reagime të shumta megjithëse zoti Biden ka thënë se ishte befasuar nga gjetja e tyre dhe se ekipi i tij kishte ndërmarrë veprimet e duhura në përgjigje të situatës.
Vetë presidenti Biden tha se avokatët e tij njoftuan menjëherë Departamentin e Drejtësisë dhe po bashkëpunonin plotësisht.
"Ata gjetën një numër të vogël dokumentash të klasifikuara në shtëpinë time," tha ai.
Këshilltari ligjor i Presidentit Biden, Richard Sauber tha se një dokument ishte gjetur në një dhomë ngjitur me garazhin.
Kërkimi për dokumenta të tjera të mundshme në Wilmington dhe në një rezidencë tjetër pushimesh të Presidentit Biden kishte përfunduar mbrëmë.
Në fillim të kësaj jave, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Departamenti i Drejtësisë po shqyrtonte "një numër të vogël dokumentesh të klasifikuara" të gjetura në zyrat e Qendrës Penn Biden, që zoti Biden i kishte përdorur pasi shërbeu si nënpresident nga viti 2017 deri pak para se të niste fushatën presidenciale në 2019.
Të martën, duke folur me gazetarët në Mexico City, zoti Biden tha se ishte i befasuar kur u informua se avokatët e tij kishin gjetur dokumenta zyrtare në ish-zyrën e tij, por tha se avokatët e tij kishin reaguar siç duhej, duke njoftuar Arkivin Kombëtar.
Ai u pyet për këtë çështje pasi republikani kryesor në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve kërkoi që komuniteti i zbulimit të kryente një "vlerësim të dëmit" lidhur me dokumentet e klasifikuara.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u përball të mërkurën me pyetje të ashpra nga gazetarët në lidhje me trajtimin e informacionit të klasifikuar nga zoti Biden.
Ajo tha se Shtëpia e Bardhë ishte e angazhuar për ta trajtuar çështjen në "mënyrën e duhur".
"Kjo çështje po analizohet nga Departamenti i Drejtësisë. Nuk do të them me shumë nga ç’tha presidenti dje. Nuk do të them më shumë nga ç’ju thanë kolegët e mi në Shtëpinë e Bardhë. Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë ju dha të gjitha detajet e asaj që ndodhi prandaj unë nuk do të them asgjë më shumë”, tha ajo.
Por ajo refuzoi të jepte detaje të tjera, përfshirë lidhur me faktin që Shtëpia e Bardhë priti më shumë se dy muaj për të njoftuar për zbulimin e dokumentave të klasifikuara të cilat u gjetën më 2 nëntor, ditë përpara zgjedhjeve për Kongresin. Ky fakt ka ngjallur kritika për mungesë transparence.
"Pse ai ose dikush në Shtëpinë e Bardhë nuk e informoi popullin amerikan kur këto dokumente u zbuluan më 2 nëntor? A kishte kjo lidhje me faktin se zgjedhjet ishin vetëm pas pak ditësh", pyeti një gazetar zonjën Jean-Pierre.
Fakti që dokumente të klasifikuara u gjetën në ambjente jopresidenciale, mund të shkaktojë shqetësime për presidentin, i cili e ka quajtur vendimin e ish-presidentit Donald Trump për të mbajtur qindra dokumenta të tilla në Mar-a-Lago "të papërgjegjshëm. "
Kjo mund të ndërlikojë gjithashtu vendimin e Departamentit të Drejtësisë nëse do të ngrejë ose jo akuza kundër republikanit Trump, i cili ka pretenduar vazhdimisht se hetimi i departamentit për veprimet e tij përbënte "korrupsion"./ VOA
Janë regjustruar 6 raste të reja në Greqi të nënvariantit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ...
Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presid...
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e them...
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe ...
Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon...
Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve...
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përd...
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojn...
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka a...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shp...
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...
Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...