“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...

Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve, vrasjet e grave nga bashkëshortët dhe diskriminimi i komunitetit LGBT+ në Kosovë, janë disa nga çështjet që organizata Human Rights Watch (HRW) përmendi në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 për Kosovën.
Raporti u publikua më 12 janar.
Në raportin e 33-të, HRW monitoroi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2022 në 100 vende të botës, përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH), Kosovën dhe Serbinë.
Gjendja e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, siç u tha nga kjo organizatë ndërkombëtare joqeveritare, ende karakterizohet nga ndjekja e ngadaltë e krimeve të luftës, qëndrimi i dobët ndaj të drejtave të minoriteteve, grave dhe komunitetit LGBT, si dhe liritë e dobëta të medias.
Te pjesa e Kosovës, në raport u trajtua edhe çështja e keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë, sulmet dhe kërcënimet ndaj tyre dhe, siç u tha, reagimi i dobët i organeve të shtetit.
Sipas raportit, në periudhën janar-gusht 2022, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës janë regjistruar 22 raste të sulmeve, katër raste më shumë të regjistruara se në vitin 2021 për ngacmimet dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe organeve të medias.
HRW e citoi AGK-në të ketë thënë se hetimet penale për këto raste janë të ngadalshme.
“Shoqata raportoi se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësim në platformat e mediave sociale”, u tha në raportin vjetor.
Ndër të tjera, u raportua edhe për gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve e bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i cili njëherësh është edhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Prindon Sadriu, si dhe shefit të kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi.
Në shkurt Sadriu, me një postim në "Facebook" etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ndërsa në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Luan Dalipi, në një postim në "Facebook", lidhi mediat e Kosovës me “biznese kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t'i bojkotojnë ato.
“Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, tha HRW.
Raporti përmendi edhe 310 kthime të detyruara në Kosovë, shumica nga Gjermania, ku në mesin e tyre ishin 38 fëmijë, gjashtë romë, 13 ashkali dhe të tjerë shqiptarë etnikë.
Human Rights Watch u ndal edhe te dhuna ndaj gjinisë femërore në Kosovë, ku është përmendur rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë të dyshuar dhe vrasja e grave nga bashkëshortët e tyre.
“Të mbijetuarit e dhunës në familje vazhdojnë të përballen me pengesa për të marrë mbrojtje, duke përfshirë disa ndjekje penale dhe dështimin e gjyqtarëve për të lëshuar urdhra ndalimi kundër dhunuesve, si dhe ulje të dënimeve në rastet e vrasjeve të grave nga bashkëshortët e tyre, sipas Rrjetit të Grave të Kosovës”, u tha në raport.
HRW u ndal edhe tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor, ku tregon se Qendra për Barazi dhe Liri e komunitetit homoseksual (LGBT+) në Kosovë, ka regjistruar pesë raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj komunitetit, katër prej të cilave kanë të bëjnë ndaj dhunës nga anëtarët e familjes ose partnerët ndaj personave transgjinorë.
Në raport, nga rajoni është përfshirë edhe shkelja e të drejtave të njeriut në Serbi, ku është theksuar dhuna ndaj gazetarëve të pavarur si dhe zhvillimi i Paradës së Krenarisë të komunitetit LGBT+ serb nën mbrojtje të policisë.
HRW theksoi se ndërmjet janarit dhe gushtit në Serbi, Zyra e Prokurorit për Krimet e Luftës nisi shtatë hetime të reja kundër të dyshuarve për krime lufte. Deri në gusht, 16 raste kundër 39 të pandehurve ishin para gjykatave në Serbi.
Gazetarët që kritikojnë Qeverinë serbe, sipas raportit, janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sulmeve me një përgjigje joadekuate nga shteti. Midis janarit dhe gushtit, u tha në raport, janë regjistruar dy sulme fizike ndaj gazetarëve, tri sulme në pronën e gazetarëve dhe 26 raste të ngacmimeve dhe kërcënimeve, ku përfshiheshin kërcënime me bombë ndaj gazetarëve dhe shtëpive të medias.
Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, vendet si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nuk janë përfshirë në raportin vjetor të organizatës.
Në raport është folur edhe për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, teksa është thënë se Rusia ka bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
“Pushtimi i plotë i Ukrainës i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka shënjestruar civilët, infrastrukturën dhe rezultoi në mijëra viktima civile, tërhoqi vëmendjen e botës dhe shkaktoi arsenalin e plotë të sistemit të të drejtave të njeriut. Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut hapi një hetim për abuzime dhe caktoi një ekspert për të monitoruar të drejtat e njeriut situata brenda Rusisë”.
“Viti i kaluar tregoi se të gjitha qeveritë mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën”, tha Tirana Hassan, ushtruese detyre e drejtorit të HRW, pas publikimit të raportit.
Sipas saj, nën sfondin e ndryshimit të pushtetit, ka më shumë hapësirë për shtetet që të ngrihen për të drejtat e njeriut “teksa shfaqen koalicione dhe zëra të rinj të lidershipit”./REL
Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon...
Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve...
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përd...
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojn...
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka a...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shp...
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...
Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj...
Ditën e sotme janë anuluar fluturimet në të gjithë Sht...
Mjekë dhe demonstrues protestuan përpara një gjykate në St...
Ushtria ruse dhe ajo ukrainase njoftuan të mërkurën se në ...
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundi...
Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvani...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (D...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka rev...
Një burrë ka sulmuar me thikë gjashtë persona në stacionin...
Libri i kujtimeve i Princit Harry-t, i titulluar “Spare”, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...