Tavani i borxhit, sfida më e afërt dhe e nxehtë mes republikanëve e demokratëve
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...

Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka ardhur koha për përmirësimin e marrëdhënieve me Kroacinë. Urdhri që presidenti Aleksandar Vuçiq u dha bashkëpunëtorëve të tij ishte që të nisin aksionin, siç u tha, për rikuperimin e marrëdhënieve të tensionuara me Kroacinë. Kjo detyrë iu besua ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Vizita e tij në kohën e Krishtlindjes ortodokse në Zagreb më 6 janar ishte hapi i parë në këtë drejtim.
Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë kanë qenë në nivel të ulët prej vitesh dhe janë karakterizuar kryesisht nga deklarata thumbuese të politikanëve të të dyja palëve. Komunikimi klasik diplomatik u zëvendësua me konfrontime përmes mediave. Në të njëjtën kohë, Kroacia është pothuajse një temë obsesive e presidentit të Serbisë dhe votuesve të tij: krahasimi i sukseseve dhe dështimeve ekonomike, matja se kush ia doli më mirë në epideminë e COVID-it, vlerësimi i sasisë së të keqes që dy kombet i kanë shkaktuar njeri-tjetrit, vlerësimi se kush ka muzikë e muzikantë më të mirë/më të këqij, krahasime të vazhdueshme në sporte... Një rivalitet disi i pashëndetshëm mes dy vendeve shënoi vitet e qeverisjes së Partisë Progresive Serbe dhe Aleksandar Vuçiqit.
Vardisja ndaj Bashkimit Europian

Siç thekson për DW Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, "është shumë herët për të vlerësuar nëse ky synim për të përmirësuar marrëdhëniet është i sinqertë apo jo”. Mirëpo, në të njëjtën kohë kur Ivica Daçiq ishte për vizitë në Kroaci, shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe kryeministrja Ana Brnabiq folën për Kroacinë si "vend i ustashëve", kujton bashkëbiseduesja jonë.
Mund të thuhet se synimi për të përmirësuar marrëdhëniet është pjesërisht pjesë e politikës dhe dëshirës për të lëvizur drejt Bashkimit Europian, shton Biserko. "Nuk duhet të harrojmë se nuk po flasim vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, por kemi edhe pika të tjera nevralgjike në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ndoshta tani konsiderohet se duhet treguar një vullnet i mirë në lidhje me rajonin, duke pasur parasysh presionet që vijnë nga Moska dhe idenë e një 'bote serbe' që nuk është braktisur".
"Mendoj se megjithatë ky është një moment i mirë për një hap të tillë”, tha për DW Zoran Stojiljkoviq nga Fakulteti i Shkencave Politike. "Lipset që Serbia të mos hyjë në një lloj izolimi europian. Marrëdhëniet në rajon janë të rëndësishme për procesin e integrimit europian, por mendoj se ky lloj politizimi i marrëdhënieve reciproke e ka humbur fuqinë e grumbullimit dhe mobilizimit të forcave të djathta në të dyja vendet”, vlerëson Stojiljkoviq.
Është e vështirë të anashkalohet simbolika e faktit se Ivica Daçiq po merret me shtensionimin e marrëdhënieve, gjë që sigurisht u vërejt edhe në fjalët e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq, i cili theksoi se "Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit të Millosheviqit”.

"Trashëgimia e luftës dhe politikat e luftës janë ende një problem për të gjitha marrëdhëniet në rajon”, thotë Sonja Biserko. "Serbia në këtë kuptim nuk është e gatshme të pranojë asnjë përgjegjësi dhe kjo është qartësisht vazhdim i politikës së Millosheviqit, sepse të gjithë bartësit e asaj politike tani janë në pozita të rëndësishme dhe e interpretojnë atë që ka ndodhur në mënyrën e tyre”, thekson kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Përfaqësuesit autentikë të asaj politike gjithmonë e kanë kuptuar më mirë njeri-tjetrin, vlerëson Zoran Stojiljkoviq. "Në situata të tilla nuk keni kush të protestojë kundër jush nga krahu i djathtë politik. Një marrëveshje e tillë midis Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe partive të ngjashme në Serbi ishte disi më e përhershme dhe më e suksesshme. E gjithë kjo u vu në dyshim më pak se kur ishte në pushtet Partia Socialdemokrate e Kroacisë (SDP) dhe Partia Demokratike (DS) në Serbi", vëren Stojiljkoviq.
"Republika Serpska si plaçkë lufte"

Në kohën kur i zgjatet dora Kroacisë, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës janë në fazën e përkeqësimit. Beogradi i shpërfilli ftesat e ardhura nga Sarajeva që të mos marrë pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serpska më 9 janar, që sigurisht i ka ndërlikuar edhe më shumë raportet mes tyre.
Arsyeja për këtë është se Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, doli nga "bota serbe", vëren Sonja Biserko. "Ndërsa Republika Srpska mbeti si një plaçkë lufte që nuk do të dorëzohet". Zhvendosja e përkujtimit të 9 janarit nga Banja Luka në Sarajevën Lindore është gjithashtu një provokim shtesë, sepse nuk e di se çfarë tjetër duhet të manifestohet përveç gatishmërisë për konflikte”, thekson Biserko.
Zoran Stojiljkoviq thotë, se "në Sarajevë ka një rezervë ndaj politikës së Zagrebit dhe Beogradit, të cilat ndonjëherë ngrenë zërin për të shprehur frikën për pozicionin e anëtarëve të popujve të tyre në Bosnjë-Hercegovinë”. Prandaj edhe nëse kemi ndonjë lloj normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, në anën tjetër kemi një reagim nervoz në disa qarqe në Bosnjë-Hercegovinë. "Mund të shihet pra njëfarë frike nga kërcënimi i tutelës së përbashkët të Serbisë dhe Kroacisë mbi Bosnje-Hercegovinën”, përfundon Stojiljkoviq./DW
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shp...
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...
Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj...
Ditën e sotme janë anuluar fluturimet në të gjithë Sht...
Mjekë dhe demonstrues protestuan përpara një gjykate në St...
Ushtria ruse dhe ajo ukrainase njoftuan të mërkurën se në ...
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundi...
Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvani...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (D...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka rev...
Një burrë ka sulmuar me thikë gjashtë persona në stacionin...
Libri i kujtimeve i Princit Harry-t, i titulluar “Spare”, ...
Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur...
Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe pl...
Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dial...
Administrata e Presidentit Joe Biden është nën presion...
Ish-mbreti Konstantin Gliksburg u nda nga jeta mbrëmjen e ...
Ambasadat kineze pezulluan të martën lëshimin e vizave...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...