Spanjë: Kompanitë e duhanit duhet të paguajnë për pastrimin e bishtave të cigareve
Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe pl...

Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur mësoi se dokumente të klasifikuara u gjetën në një zyrë që ai përdorte dikur dhe tha se ai dhe ekipi i tij po bashkëpunojnë plotësisht me agjencitë amerikane që po kryejnë një vlerësim të asaj që ndodhi.
Presidenti Biden u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë se ai po i shqyrtonte seriozisht dokumentet e klasifikuara. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në ato dokumente.
"Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht me procesin e rishikimit i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti," tha zoti Biden.
Demokrati Biden është përballur me kritika nga republikanët pasi Departamenti i tij i Drejtësisë nisi një hetim vitin e kaluar për shqyrtimin e dokumenteve të klasifikuara, të zbuluara në banesën e ish-presidentit republikan Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridës.
Të dyja rastet ndryshojnë në disa fronte.
Avokatët e zotit Biden zbuluan më pak se 12 dokumente të klasifikuara brenda zyrës në institutin hulumtues dhe njoftuan Arkivin Kombëtar të SHBA-së për zbulimin e tyre, i dorëzuan materialet dhe thanë se po bashkëpunonin me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë.
Në kontrast me këtë rast, ish-presidenti Trump mbajti mijëra të dhëna qeveritare, disa qindra prej të cilave ishin me shenjën "të klasifikuara", brenda rezidencës së tij në Florida për më shumë se një vit pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk i ktheu ato menjëherë ose me dëshirë, pavarësisht kërkesave të shumta nga Arkivi Kombëtar.
Kur ai më në fund dorëzoi 15 kuti me dokumente në janar të vitit 2022, Arkivi Kombëtar zbuluan se më shumë se 100 prej tyre ishin të shënuara si të klasifikuara. Më vonë ajo ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.
Hetuesit u përpoqën ta detyronin Trumpin të kthente çdo të dhënë të klasifikuar të mbetur përmes një kërkese zyrtare për të dëshmuar dhe një vizite në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago. Në atë vizitë, këshilltarët e Trumpit kthyen disa dhjetëra të dokumente të tjera të klasifikuara dhe dëshmuan se asnjë material tjetër i klasifikuar nuk kishte mbetur në rezidencë.
Duke dyshuar për pengim të mundshëm të drejtësisë, FBI-ja kërkoi dhe mori miratimin e gjykatës në gusht për të kontrolluar shtëpinë e tij, ku agjentët gjetën më shumë se 13,000 dokumente shtesë, rreth 100 prej tyre tepër të klasifikuara.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, emëroi Këshilltarin Special Jack Smith në nëntor për të hetuar këtë çështje.
Për të vërtetuar se ka ndodhur një krim, hetuesve do t'u duheshin prova për të treguar se Trumpi ose bashkëpunëtorët e tij me vetëdije dhe dashje i mbanin dokumentet dhe qëllimisht kërkuan të pengonin hetimin e departamentit për t'i kthyer ato.
Presidenti Biden i doli në mbrojtje mënyrës së trajtimit të dokumenteve.
"Ata gjetën disa dokumente në një kuti në një dollap të mbyllur. Dhe sapo i gjetën, kuptuan se kishte disa dokumente të klasifikuara në atë kuti. Dhe bënë atë që duhej të bënin. Ata menjëherë lajmëruan Arkivat Kombëtare”, tha ai.
"Unë u informova për këtë zbulim dhe u befasova kur mësova se kishte të dhëna qeveritare që ishin dërguar në atë zyrë, por nuk e di se çfarë ka në ato dokumente," tha ai.
Presidenti tha se avokatët e tij i kanë sugjeruar që të mos pyeste se çfarë kishte në dokumente.
"Unë i kam dorëzuar kutitë, ata i kanë dorëzuar ato tek Arkivat dhe ne po bashkëpunojmë plotësisht me zyrtarët për shqyrtimin e tyre, proces i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti. Dhe do të ketë më shumë hollësi në atë kohë," ai presidenti./VOA
Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe pl...
Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dial...
Administrata e Presidentit Joe Biden është nën presion...
Ish-mbreti Konstantin Gliksburg u nda nga jeta mbrëmjen e ...
Ambasadat kineze pezulluan të martën lëshimin e vizave...
Lëkundje tërmeti janë ndjer në ishulline Kretës në Greqi m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bash...
Një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladim...
Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmb...
Shtëpia e Bardhë më 9 janar e pranoi se avokatët e preside...
Irani po përdor si armë dënimin me vdekje për të frikësuar...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënsh...
Jeta e 27-vjeçarit Stanislav Bashilov si dezertor rus ka q...
Autoritetet braziliane u zotuan të hënën se do të mbrojnë ...
Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale para...
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...
Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë riv...
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rus...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...