Avokatët gjejnë dokumente të klasifikuara në ish-zyrën e Bidenit
Shtëpia e Bardhë më 9 janar e pranoi se avokatët e preside...

Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmbytur rrugët pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Për shkak të stuhive, mijëra persona janë urdhëruar që të evakuohen.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se shirat do të vazhdojnë edhe gjatë së martës, teksa Kalifornia jugore pritet të goditet më së shumti. Po ashtu, pritet që edhe një stuhi e re të godasë këtë rajon në ditët në vijim.
Si pasojë e motit të keq, rrugët janë vërshuar dhe mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një njoftim se disa zona do të Kalifornisë do të goditen nga shirat e rrëmbyeshëm.
“Shirat të martën do të përkeqësojnë vërshimet dhe do të rrezikojnë që të ketë vërshime të reja dhe rrëshqitje të dheut”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Parashikuesit e motit po ashtu paralajmëruan se pjesa jugperëndimore e Kalifornisë mund të përballet me erëra që mund të arrijnë deri në 97 kilometra në orë, ndërkaq disa zona mund të përballen me shira deri në 12.7 milimetra në orë.
Si pasojë e stuhive që nisën javën e kaluar, numri i viktimave u rrit në 14, pasi të hënën edhe dy persona, përfshirë një të pastrehë, vdiqën për shkak të rrëzimit të druve, thanë zyrtarët shtetërorë.
Autoritetet e rrugëve në Kaliforni thanë se disa nga autostradat shtetërore janë mbyllur për shkak të vërshimeve, rrëshqitjes së dheut dhe stuhisë së borës.
Urdhër për evakuim është lëshuar në qarkun e Santa Kruzit që ka rreth 32.000 banorë.
Një djalë 5-vjeçar është zhdukur pas vërshimeve të hënën. Nëna e tij ishte duke vozitur një makinë kur ajo u mor nga uji afër Paso Robles. Qytetarët arritën ta nxirrnin atë nga makina, por djali i saj u rrëmbye nga uji.
Autoritetet e kërkuan atë për shtatë orë dhe gjetën një prej këpucëve të tij, por zyrtarët ndërprenë operacionin e kërkimit për shkak të nivelit të lartë të ujit.
Po ashtu, afër 10.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen edhe nga Santa Barbara.
Në Motecito, ku jetojnë edhe Princi Harry, Oprah Winfrey dhe personalitete të tjera, banorët po ashtu u urdhëruan të evakuohen. Në këtë vend, pesë vjet më parë, 23 persona vdiqën dhe mbi 100 shtëpi u shkatërruan për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Edhe në Los Anxhelos ka pasur stuhi gjatë së hënës. Dhjetëra mijëra persona mbeten pa energji, teksa ky rajon u përball me erëra deri në 60 kilometra në orë./REL
Shtëpia e Bardhë më 9 janar e pranoi se avokatët e preside...
Irani po përdor si armë dënimin me vdekje për të frikësuar...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënsh...
Jeta e 27-vjeçarit Stanislav Bashilov si dezertor rus ka q...
Autoritetet braziliane u zotuan të hënën se do të mbrojnë ...
Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale para...
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...
Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë riv...
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rus...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuar...
Një gjykatë në Pragë shpalli të pafajshëm ish-kryemini...
Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur ...
Situata në Kosovë ka qenë tejet e tensionuar në fund t...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bër...
Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e d...
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një ani...
Udhëheqësit botërorë reaguan me tronditje dhe ankth ndaj s...
Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e...
Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultim...
Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...