Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur nga zoti Donald Trump dhe kundërshtares demokrate Stacey Abrams duke u rizgjedhur në postin e guvernatorit të Xhorxhias, republikani Brian Kemp po kërkon të zgjerojë ndikimin gjatë mandatit të dytë, duke lënë pas modelin e shfaqur gjatë fushatës së parë si një politikan nga rrethinat i apasionuar ndaj armëve, makinave dhe kundër imigracionit.
Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve në nëntor, zoti Kemp shfaqi një vizion të ri konservator për republikanët, larg modelit të zotit Trump. Republikani Kemp mundi kundërshtaren demokrate Abrams, me një rezultat më të thellë sesa në zgjedhjet e vitit 2018.
“Këto zgjedhje dëshmojnë se kur republikanët përqendrohen tek zgjidhjet e problemeve duke i dhënë përparësi popullit, mund të fitojmë tani por edhe në të ardhmen”, tha zoti Kemp.
Republikani Kemp u zotua se do të qëndronte i angazhuar në betejë duke ndërmarrë hapa konkrete. Ai vazhdoi angazhimet e tij politike dhe përkrahu fushatën e kandidatit të mbështetur nga zoti Trump për Senatin amerikan, Herschel Walker, ndërsa formoi një komision federal veprimi që i mundëson guvernatorit të ndikojë në garat për Kongres dhe president.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për Senat në vitin 2026 apo për Shtëpinë e Bardhë.
Fitorja e zotit Kemp mund të ofrojë një plan për republikanët në shtetet konkurrente pasi në vitin 2022 votuesit refuzuan shumë nga kandidatët e mbështetur nga zoti Trump.
Është një qasje më pak e bujshme, që synon joshjen e të pavarurve dhe të moderuarve, ndërkohë që gjithashtu arrin objektivat e politikës konservatore.
“Nëse republikanët duan të fitojnë në të ardhmen, mendoj se shumë prej tyre do të kërkojnë këshilla nga guvernatori Kemp, dhe do të përpiqen të përsërisin atë që bëri ai këtu (Xhorxhia)”, tha Cody Hall, këshilltare politike e zotit Kemp.
59 vjeçari Kemp më përpara është marrë me tregun e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, ka shërbyer në senatin e Xhorxhias dhe në vitin 2010 u emërua sekretar shteti nga guvernatori Sonny Perdue. Tetë vite më pas, zoti Kemp mundi kandidatin tradicional republikan duke marrë emërimin e republikanëve për guvernator të Xhorxhias ndërsa mbështetja e zotit Trump i dha vrull fushatës së tij, e cila ishte e përqendruar tek të drejtat e armëmbajtjes dhe kundër imigracionit të paligjshëm.
Pasi republikani Kemp mposhti demokraten Abrams në zgjedhjet e vitit 2018 me vetëm 1.45% ajo e akuzoi atë se kishte përdorur postin e sekretarit të shtetit për të eleminuar votat e demokratëve. Një gjykatë federale hodhi poshtë pretendimet ligjore që vinin në dyshim veprimet e zotit Kemp.
Gjatë mandatit të parë, zoti Kemp shënoi arritje të mëdha konservatore, përfshirë kufizime të rrepta për abortin në vitin 2019. Ai e mbajti premtimin për rritjen me 5 mijë dollarë të rrogës së arsimtarëve të shkollave publike, përpjekje këto për të fuqizuar mbështetjen e klasës së mesme mes parashikimeve për një tjetër përballje me demokraten Abrams./ VOA
Situata në Kosovë ka qenë tejet e tensionuar në fund t...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bër...
Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e d...
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një ani...
Udhëheqësit botërorë reaguan me tronditje dhe ankth ndaj s...
Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e...
Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultim...
Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve ...
Një ditë më parë, mbështetësit e ish-presidentit brazilian...
Kanë kaluar më shumë se 300 ditë që kur Putini nisi pushti...
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin ...
Agresioni në Ukrainë e ka futur Rusinë në izolim brenda nj...
Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imig...
Stërvitjet e fundit ushtarake ruso-bjelloruse kanë sht...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian, Jair Bolsona...
Një grua që braktisi shtëpinë e saj në Albama në moshë...
Ushtria ruse pretendoi të dielën se kishte kryer një s...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden mbërriti të dielën në ...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën arrestimin e n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...