“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Kanë kaluar më shumë se 300 ditë që kur Putini nisi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë. Ai nuk i ka arritur qëllimin e tij për të imponuar një ndryshim të regjimit në Kiev, dhe muajt e fundit Rusia ka hasur pengesa serioze. Putini ka në dispozicion shumë opsione, disa prej të cilave mund të jenë të rrezikshme.
Që kur trupat ukrainase çliruan zonën përreth Harkivit dhe e rimorën Kersonin, ushtria ruse ndodhet nën një presion aq të madh, saqë kritikat ndaj fushatës ushtarake kanë filluar të shfaqen edhe brenda Rusisë, ku liria e fjalës kontrollohet shumë rreptë. Sigurisht, këto zëra nuk bëjnë thirrje për paqe, por për më shumë luftë.
Deri më tani, Putin i ka marrë parasysh kërkesat e figurave pro-luftës, përfshirë ato të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadirov dhe Jevgeni Prigozhin, kreu i kompanisë mercenare Grupit Vagner, por vetëm deri në një pikë.
Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase që nga vjeshta e vitit të kaluar, përfaqësojnë një strategji të re për Putinin. Por ato janë gjithashtu një shenjë se ushtria ruse po dështon, pasi nuk ka pasur fitore të dukshme kundër trupave ukrainase. Këtë vit Putini duhet të vendosë se cilën strategji do të zgjedhë.
A do të zgjedhë Rusia një luftë në shkallë të plotë?

Nëse Putini dëshiron që t’i mbyllë gojën kritikëve të brendshëm, ai mund të zgjedhë luftën e gjithanshme. Ky skenar do ta vendoste ekonominë ruse në kushte lufte, duke pësuar si pasojat e rënda të sanksionet perëndimore shtesë, ashtu edhe të mobilizimin masiv me synimin e ndarjes së përhershme të territorit ukrainas dhe të imponimit të ndryshimit të regjimit në Kiev.
“Operacioni special” do të quhej zyrtarisht “luftë”, dhe armët perëndimore që transportohen përmes territorit të NATO-s në Ukrainë do të shiheshin si objektiva legjitime. Deri më tani, populli rus i ka pranuar sanksionet ndërkombëtare, dhe të ashtuquajturin mobilizim të pjesshëm të të paktën 300.000 burrave dhe grave.
E pse të mos shkohet më tej? Rusët duket se janë dakord me propagandën shtetërore, që e përshkruan luftën si një akt mbrojtjeje kundër NATO-s. Putin mund ta transformojë “Luftën e Madhe Patriotike” – të tillë ia ka shitur ai popullit rus luftën në Ukrainë - nga një slogan propagandistik në një realitet të përgjakshëm, më mënyrë që të forcojë pushtetin e tij dhe vendin e tij në histori.
Por kjo do të ishte e rrezikshme. Sepse ushtria ruse po vuan tashmë nga probleme serioze me organizimin dhe logjistikën. Futja e qindra mijëra trupave të sapo-mobilizuara menjëherë, do ta gjunjëzonte administratën ushtarake dhe do të shkaktonte destabilitet në Rusi.
GFjykuar nga numri i ulët i ushtarëve që regjistrohen vullnetarisht (rreth 20.000, ose 6 për qind e të mobilizuarve), duket se shumica e rusëve nuk kanë oreks për një “luftë totale” kundër vendit fqinj. Dhe vetë Putini është i kujdesshëm për të mos e lejuar popullin rus që të shohë se sa serioze është vërtet situata në front. Ndërsa presidenti ukrainas Zelenski është një vizitor i rregullt në vijën e frontit, Putin nuk është shfaqur fare atje. Prandaj mundësia e këtij skenari është e ulët.
A do të tërhiqet Rusia?

Për Ukrainën, por edhe për Rusinë, tërheqja e ushtrisë ruse do të ishte alternativa më e mirë. Brenda Rusisë, kjo do të nënkuptonte një fitore për teknokratët si Elvira Nabiullina, guvernatorja e Bankës Qendrore Ruse, e cila ka qenë përgjegjëse për financimin e luftës së Putinit që nga 24 shkurti 2002, por që ka treguar pak entuziazëm për të.
Nabiullina dhe teknokratët e tjerë, kanë bërë thirrje që të paktën konflikti të pezullohet. Ata do ta shihnin një tërheqje të trupave ruse si një fitore për të mirën e përbashkët. Mbështetja e vendosur e Perëndimit për Ukrainën, perspektivat e pasigurta të ushtrisë ruse, morali i ulët në mesin e ushtarëve rusë dhe problemet e tjera në front, po e vënë në dyshim bastin e Putinit.
Nëse presidenti rus është vërtet i shqetësuar për të ardhmen e vendit të tij - dhe jo vetëm për të mbetur në pushtet - do të ishte në interesin e tij që ta hapte edhe njëherë Rusinë ndaj teknologjisë dhe investimeve perëndimore. Po ashtu, një tërheqje do të lejonte fillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Ukrainën dhe Perëndimin.
Por ky vendim mund të jetë i rrezikshëm për Putinin. Sigurisht, makineria e propagandës ruse mund të përpiqet që t’ia shesë popullit rus këtë poshtërim si një sukses. Lufta në Ukrainë nuk do të ishte konflikti i parë i armatosur në histori ku të dyja palët kanë pretenduar fitoren.
Por brenda Rusisë, ky moment do të ishte një territor i pa eksploruar për Putinin. Si një udhëheqës autokrat, ai mbështetet tek imazhi i tij si një udhëheqës i dorës së fortë, që i qëndron përballë Perëndimit.
Është e paqartë nëse karriera e tij politike, do të ishte në gjendje të vazhdonte pas pranimit të humbjes në Ukrainë, dhe ai nuk dëshiron ta zbulojë se çfarë do të ndodhte në këtë skenar. Edhe nëse rusët e thjeshtë mund ta falin atë për tërheqjen, këtë gjë nuk do ta bënin zyrtarët e lartë të shërbimeve sekrete. Prandaj mundësia e këtij skenari është shumë e vogël.
A do të jetë Ukraina arena e një lufte të gjatë shkatërruese?

Lufta e Rusisë në Ukrainë po zgjat prej më shumë se 300 ditësh, dhe mund të zgjasë lehtësisht për 600 ditë apo më shumë. Rusia është ende larg humbjes. Në vend se të ndërmarrë hapin politikisht të rrezikshëm për të mobilizuar të gjithë vendin, Putin mund të vazhdojë me trajektoren e tij aktuale.
Në këtë skenar ushtria ruse do ta të detyronte Ukrainën të angazhonte një numër të madh njësish për të luftuar në Donbas, edhe nëse kjo do të shkaktonte humbje të mëdha për trupat ruse. Do të vazhdojnë sulmet me dronë dhe raketa kundër infrastrukturën ukrainase.
Prapa këtij skenari do të qëndronte llogaritja e Putinit, se burimet financiare të vendit të tij dhe aftësia e popullit rus për të duruar vështirësitë dhe humbjet, mund të shterojnë në një momentin durimin e ukrainasve dhe aleatëve të tyre perëndimorë. Nga perspektiva e brendshme, kjo qasje do të nënkuptonte thjesht vazhdimin e luftës si më parë.
Populli rus mund të vazhdojë të pretendojë se vendi i tyre nuk është vërtet në luftë. Agjentët e shërbimit sekret dhe ata të vijës së ashpër, do të zhgënjeheshin që Putini nuk po e përdorte të gjithë fuqinë, por rusët e zakonshëm mund të vazhdonin të luhateshin mes injorancës së qëllimshme, besimit të propagandës shtetërore dhe protestave të herëpashershme.
Ky skenar nuk do të kërkonte sakrifica të mëdha nga askush në Rusi, dhe ofron mundësinë e një rezultati pozitiv për Putinin, për sa kohë që trupat ukrainase nuk do ta arrijnë ndonjë fitim më të rëndësishëm në fushën e betejës. Mundësia e këtij skenari, është shumë më e lartë krahasuar më dy të parët.
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin ...
Agresioni në Ukrainë e ka futur Rusinë në izolim brenda nj...
Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imig...
Stërvitjet e fundit ushtarake ruso-bjelloruse kanë sht...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian, Jair Bolsona...
Një grua që braktisi shtëpinë e saj në Albama në moshë...
Ushtria ruse pretendoi të dielën se kishte kryer një s...
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden mbërriti të dielën në ...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën arrestimin e n...
Kina ka rihapur kufijtë e saj dhe ka hequr masat e kar...
Ministri i Jashtëm i autoritetit palestinez tha se Izr...
Në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë se...
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se Rusia d...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sërish për ofrimin e...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkua...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, vlerësoi S...
U deshën 15 përpjekje dhe pesë ditë, por më në fund ligjvë...
Një pajisje gjurmuese kineze u gjet e fshehur në një n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...