“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – është protestuar të dielën kundër, siç u tha nga organizatorët, “tradhtisë së lartë” të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe “torturës ndaj serbëve dhe pushtimit të veriut”, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Rreth 200 qytetarë u mblodhën mesditën e 8 janarit para objektit të Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar – ku protestuan kundër politikës zyrtare të Serbisë në Kosovë dhe qëndrimit të “Kurtit ndaj serbëve”.
Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër "kriminelëve serbë" që thyejnë ligjin në Kosovë.
Protestuesit kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “Vuçiç, Kosova nuk të do. Na ke tradhtuar. Nuk e duam as Asociacionin tënd. Na ke shitur!".
Aty përveç Vuçiçit e Kurtit, u kritikua edhe Lista Serbe.
Njëri nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiç, tha se janë mbledhur ngase “ka ardhur ora e fundit, dhe populli i Mitrovicës dhe Kosovës nuk do të ndalet dhe nuk do të dorëzohet, e do të luftojë deri në fund”.
Ai tha se gjatë vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, kanë besuar se Vuçiçi do të qëndrojë prapa serbëve dhe t'i mbështesë ata, “por kjo nuk ndodhi”.
Gjithashtu, ai i bëri thirrje Kurtit dhe bashkësisë ndërkombëtare që t'i tërheqin të gjithë policët e njësisë speciale nga veriu i Kosovës dhe t’i mbyllin bazat atje.
Në fillim të dhjetorit, Qeveria e Kosovës tha se në veri është policia e rendit, por njësitë speciale të PK-së.
Miletiqi tha se ata nuk kanë asgjë kundër popullit shqiptar dhe popullit që ka vullnet të mirë.
U tha po ashtu se askush nuk është kundër shtetit të Serbisë, por se po u kërkojnë liderëve në Serbi që mos t'i “mbrojnë në këtë mënyrë”, ngase sipas tyre, asnjë listë e imponuar serbe nuk i përfaqëson ata, dhe i kërkuan Beogradit zyrtar që “t'i dëgjojë njerëzit që jetojnë këtu, të cilët po shantazhohen dhe kanë frikë”.
Një tjetër organizator i protestës, Nebojsha Joviç, tha se serbët kanë problem me politikën e Kurtit, por se është detyrë e Vuçiçit që të garantojë sigurinë e serbëve në veri.
Ai tha se Lista Serbe nuk mund të përfaqësojë më serbët, ngase sipas tij "fatin e vendosin biznesmenët dhe politikanët e dështuar".
Për njëzet ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore u vendosën barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare të Kosovës dhe Serbisë.
Barrikadat ishin vendosur në shenjë proteste kundër arrestimit të një ish-polici të Kosovës nga komuniteti serb, i cili sipas autoriteteve kosovare dyshohet se ka organizuar një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Serbët vendosën t'i heqin barrikadat pas ndryshimit të masës së sigurisë së Dejan Pantiqit nga paraburgimi në arrest shtëpiak./ REL
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se Rusia d...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sërish për ofrimin e...
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkua...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, vlerësoi S...
U deshën 15 përpjekje dhe pesë ditë, por më në fund ligjvë...
Një pajisje gjurmuese kineze u gjet e fshehur në një n...
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbijetuar pol...
Dy të rinj, pjesëtarë të komunitetit serb u plagosën mbrëm...
Presidenti amerikan Joe Biden thotë se do të vizitojë një ...
Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë të shtunën në një...
Ndërsa Covid 19 vijon të përhapet në të gjithë Kinën, ...
Shtetet e Bashkuara sanksionuan të premten, më 6 janar...
Ministria serbe e Mbrojtjes tha të premten në mbrëmje se m...
Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ...
Skandali i korrupsionit që ka përfshirë Parlamentin Eu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson ...
Ministria britanike e Mbrojtjes njofton se Rusia ka integr...
Midis shumë çështjeve të politikës së jashtme të vitit që ...
Kundërofensiva ukrainase e parashikuar prej kohësh në fron...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...