Beteja për kreun e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA/ McCarthy i afrohet fitores
Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ...

Ministria serbe e Mbrojtjes tha të premten në mbrëmje se mori përgjigjen nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ndaj kërkesës për vendosjen e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, por nuk dha më shumë hollësi.
Përgjigjja është marrë në vendkalimin kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Merdar, thuhet në një njoftim të shkurtër në të cilin theksohet se dokumenti i është dorëzuar kabinetit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Me 16 dhjetor forcat e KFOR-it thanë se pranuan një letër nga Serbia, e cila kërkon kthimin e deri një mijë pjesëtarëve të ë forcave të saj të sigurisë në Kosovë.
“Aktualisht letra është duke u shqyrtuar”, thanë me 16 dhjetor zyrtarë të KFOR-it, por pa dhënë asnjë hollësi.
Beogradi i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 në të cilën parashihej kthimi i një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav për të kryer disa funksione si “ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimin/pastrimi i fushave të minuara; mbajtjen e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtjen e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”.
Kosova në atë kohë cilësohej pjesë e asaj që kishte mbetur nga ish Jugosllavia. Nëntë vjet pas miratimit të Rezolutës 1244, Kosova shpalli pavarësinë e saj që njihet nga vendet kryesore perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.
Rezoluta përcaktoi edhe mandatin e forcave paqeruajtëse të NATO-s që kujdesen për sigurinë e Kosovës, të cilat nuk dhanë të premten hollësi rreth përgjigjes ndaj kërkesës serbe që pasoi tensionet e fundit në veriun e Kosovës, ku për rreth tri javë ne radhë grupe qytetarësh serbë mbajtën të të bllokuara rrugët kryesore në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish polici serb nën dyshimet për sulm ndaj autoriteteve. Bllokadat u larguan më 29 dhjetor pasi ish polici u dërgua në arrest shtëpie.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha që më parë se Shtetet e Bashkuara refuzojnë kthimin e forcave serbe të sigurisë duke nënvizuar se “kriza nuk duhet militarizuar. Ky nuk është momenti për të përdorur ushtrinë, është koha për diplomaci, dialog dhe kompromis sikurse edhe për imagjinatë, të mendojmë se çfarë sjellë e ardhmja e rajonit”.
Nga diplomatët evropianë ishte ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cila e cilësoi kërkesën serbe plotësisht të papranueshme.
Kërkesa e Beogradit, nga autoritetet në Kosovës është cilësuar si një kërcënim me agresion.
Një pjesë e opozitës në Serbi tha se një kërkesë e tillë është e parealizueshme dhe po përdoret për nevoja të brendshme të pushtetit serb./ VOA
Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, ...
Skandali i korrupsionit që ka përfshirë Parlamentin Eu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson ...
Ministria britanike e Mbrojtjes njofton se Rusia ka integr...
Midis shumë çështjeve të politikës së jashtme të vitit që ...
Kundërofensiva ukrainase e parashikuar prej kohësh në fron...
Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të "Zërit ...
Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Fran...
Një ndihmë e re armësh amerikane për Ukrainën do të përfsh...
Kina mbrojti të enjten ndryshimet në politikat e saj p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha Zërit të Ame...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përfunduar heqjen e d...
Zyrtarët më të lartë ushtarakë rusë po përballen...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e...
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsë...
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Byalyatski doli ...
Një pensionist indian i cili humbi gruan e tij gjatë pande...
Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspe...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Rece...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...