Putin: I gatshëm për bisedime me Ukrainën nëse pranon realitetet e reja territoriale
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Rece...

Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspertëve shëndetësorë nga shtetet anëtare në Bruksel, se vendeve të BE-së u kërkohet "fuqishëm" të kërkojnë para nisjes për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina në Europë një test negativ të koronës jo më të vjetër se 48 orë. Në të njëjtën kohë, është vendosur që në fluturimet për në Kinë dhe nga Kina për në Europë të mbahen edhe maskat.

Ata gjithashtu rekomandojnë që udhëtarët nga Kina të testohen kohë pas kohe kur të arrijnë në BE. Nëse është e nevojshme mostrat pozitive duhet të analizohen më tej. Përveç kësaj do të kontrollohen edhe ujërat e zeza në aeroportet, ku mbërrijnë avionët nga Kina. Masat e caktuara tani do të rishqyrtohen në mes të janarit. Vendimet nuk janë të detyrueshme për shtetet e BE-së, por konsiderohen si një udhëzues i rëndësishëm.
Shifrat do të jenë të larta deri në mars?
Më pak se një muaj pas përfundimit të strategjisë zero-COVID që ishte ndjekur për gati tri vjet, disa qindra miliona njerëz në Kinë tashmë janë infektuar me virusin korona. Nga data 8 janar, detyrimi për karantinim kur hyn në Kinë nuk do të zbatohet më. Sipas ekspertëve, shpërthimi i madh i shifrave të larta pritet të zgjasë deri në mars ose prill. Numrat e saktë të personave të infektuar nuk dihen, sepse autoritetet kanë ndaluar publikimin e të dhënave epidemiologjike.

Disa vende të BE-së si Italia, Franca dhe Spanja tashmë kanë shtrënguar rregullat e hyrjes në këto vende për udhëtarët nga Kina. Edhe Britania e Madhe, Kanadaja, Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Australia kanë futur kufizime për shkak të valës së infeksioneve në Kinë. Kjo solli kujtimet e fillimit të pandemisë, kur rregullat në Europë ndryshonin nga vendi në vend dhe ishin të vështira për udhëtarët t'i kuptojnë. Marrëveshja e së mërkurës tani synon të sigurojë një përgjigje të unifikuar nga BE.
Berlini do të monitorojë variantet e reja të virusit
Qeveria gjermane ka kërkuar një zgjidhje unike europiane. Sidoqoftë, Berlini ishte veçanërisht i interesuar në "vendosjen e monitorimit të variantit të virusit", tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Variantet e virusit korona të njohura më parë nga Kina janë të njëjta me ato që qarkullojnë në Gjermani. "Por sigurisht që ne duam të dimë sa më herët që është e mundur nëse ka ndonjë variant tjetër”, tha zëdhënësi.
Autoriteti shëndetësor i BE-së ECDC ka paraqitur së fundi të dhënat e tij, sipas së cilave gjendja në Kinë nuk do të ketë ndonjë ndikim tepër të madh në situatën epidemiologjike në Europë. Sipas ekspertëve, variantet e virusit në Kinë janë në qarkullim edhe në BE, ndaj nuk përbëjnë ndonjë sfidë për imunitetitn e qytetarëve të BE-së.
OBSH nuk sheh variante të reja
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), asnjë variant i ri virusi nuk është shfaqur pas shpërthimit të fundit të koronës në Kinë. Analizat e qendrës epidemiologjike kineze kanë treguar se variantet e omicron janë mbizotëruese. Nënvariantet BA.5.2 dhe BF.7 janë së bashku përgjegjës për 97.5 për qind të të gjitha infeksioneve. Të dhënat përputhen me ato të marra nga udhëtarët nga Kina.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti shqetësuese valën e fundit të infektimeve në Kinë. "Ne vazhdojmë t'i kërkojmë Kinës të dhëna më të shpejta, të rregullta dhe të besueshme për numrin e të infektuarve dhe shifrat e vdekjeve, si dhe variantet e virusit." Në të njëjtën kohë, OBSH tregoi mirëkuptim për vendet që kanë futur masa për udhëtarët nga Kina. Shkencëtarët kryesorë kinezë i raportuan agjencisë së OKB-së të martën për situatën në Republikën Popullore.
Fakti që shtetet e BE-së tani kanë rënë dakord për masa të reja është me rëndësi edhe për shkak se të dhënat nga Kina konsiderohen të pamjaftueshme. Pekini kohët e fundit theksoi se ka qenë transparent në lidhje me përhapjen e fundit të virusit. Në të njëjtën kohë, Zyra e Jashtme atje u shpreh kundër masave për udhëtarët nga Republika Popullore./DW
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Rece...
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve ...
Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të p...
Njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 5 janar ...
Mijëra persona u mblodhën mëngjesin e së enjtes në sheshin...
Nëse zgjedhjet nuk shtyhen, Turqia do të mbajë në qershor ...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e dytë ...
Përpara se "Deutsche Post" të mbyllte shërbimin e telegram...
Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, k...
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandid...
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...
Policia e Kosovës njoftoi për hapjen e konkursit për p...
Në mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 1992, shteti i atëhers...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar...
Një fermë në Republikën Çeke ka urdhëruar asgjësimin e 750...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ferizaj të Kosovë...
Rusia ka thënë se një sulm raketor – në natën e Vitit të R...
Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e kon...
Mbi 30 centimetra borë do të mbulojnë zonën e ulët veriore...
Irani ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve francezë dhe një ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...