A rrezikon Europa të humbasë rëndësinë e saj në këtë shekull?
Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, k...

Përpara se "Deutsche Post" të mbyllte shërbimin e telegramit, mijëra njerëz shfrytëzuan mundësinë për të dërguar një mesazh të fundit telegrafik, në fund të vitit. Më 31 dhjetor - dita e fundit para ndërprerjes së shërbimit - në Republikën Federale të Gjermanisë u dërguan 3228 telegrame, raportoi "Deutsche Post". Për krahasim, në vitet e mëparshme dërgoheshin nga 200 deri në 300 telegrame çdo muaj.
"Arrij të shtunën, ora 20, gjyshja"
I shpikur në shekullin e XIX-të, telegrami ishte deri në shekullin e XX-të një nga mënyrat më të shpejta për të transmetuar informacione të rëndësishme. Teksti i diktuar personalisht ose me telefon në zyrën postare ose telegrafike zakonisht transmetohej me teleprinter në një zyrë postare ose telegrafike pranë adresuesit dhe më pas dërgohej me korrier.
Duke qenë se çmimi i një telegrami, zakonisht mjaft i lartë, pasqyronte numrin e fjalëve, u zhvillua një stil i veçantë gjuhe, me forma të shkurtra dhe me fjali jo të plota. Një formulim tipik ishte për shembull: "Mbërrij të shtunën, ora 20, Gjyshja". Me përhapjen e telefonit dhe për më tepër me ardhjen e internetit dhe të celularëve inteligjentë, telegrami e humbi rëndësinë e tij.
Asnjë telegram jashtë vendit që nga viti 2018
Kohët e fundit, telegrami thuajse nuk përdorej nga klientët privatë, thekson Posta Gjermane. Kompanitë ndonjëherë e përdornin atë për paralajmërime ose si shenjë vlerësimi për bashkëpunëtorët me shërbim të gjatë në përvjetorët e kompanisë, por edhe kjo ishte bërë gjithnjë e më e rrallë. Në vitin 2018, Posta Gjermane e pati ndërprerë dërgimin e telegrameve jashtë vendit. Në fund të vitit të kaluar e ndërpreu plotësisht këtë shërbim, duke ndjekur kështu shembullin e shumë operatorëve të tjerë postarë në mbarë botën.
Një minitelegram me deri në 160 karaktere kohët e fundit kushtonte të paktën 12,57 euro, një telegram i gjatë me deri në 480 germa 17,89 euro - në variantin e tij të thjeshtë. Me një fletë dekorative çmimi shkonte te 21.98 euro./DW
Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, k...
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandid...
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...
Policia e Kosovës njoftoi për hapjen e konkursit për p...
Në mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 1992, shteti i atëhers...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar...
Një fermë në Republikën Çeke ka urdhëruar asgjësimin e 750...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ferizaj të Kosovë...
Rusia ka thënë se një sulm raketor – në natën e Vitit të R...
Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e kon...
Mbi 30 centimetra borë do të mbulojnë zonën e ulët veriore...
Irani ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve francezë dhe një ...
Një person nga Nju Jorku u dënua të martën me dy vite burg...
Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të zgjedhë Kryetarin e sa...
Republika e Turqisë u krijua 100 vjet më parë. Që nga ...
Natën e ndërrimit të viteve zjarrfikësit në Berlin njoftua...
Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet...
Dubai ka vendosur të heqë taksën prej 30% mbi shitjet ...
Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në Maqedo...
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Greqi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...