Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e konsumatorit dhe ngadalësoi aktivitetin ekonomik.
Ky trend karakterizoi Kosovën pothuajse gjatë gjithë vitit 2022, por që pritet të stabilizohet apo të bjerë në vitin 2023, sipas institucioneve financiare.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio "Evropa e Lirë" në Prishtinë thonë se situata e krijuar me rritjen e çmimeve i detyroi ata të heqin dorë nga disa produkte, ose t’i sigurojnë me vështirësi.
“Mishi është harruar, krejt rrallë e hiç”, thotë Feride Vokrri.
Rritje çmimesh - në disa raste mbi 100% - kanë pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve - nga mishi, mielli, vaji deri te materialet ndërtimore, rryma, nafta.
“Një litër vaj ulliri 8 euro, për të tjerat nuk e di çfarë të them. Të gjitha shtrenjtë, të gjitha”, thotë Mihrije Osmani.
Për Namik Canhasin, rritja e çmimeve është po ashtu “jonormale”.
Patriot Maqastena, i cili punon si tregtar në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, thotë se shitjet kanë rënë.
“Blerës ka më pak, disa çmime janë rritur pak më shumë, disa artikuj, jo të gjithë”, thotë ai.
Si gjetkë në botë, rritja e çmimeve ka nisur nga fundi i vitit 2021, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin e furnizimeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Çmimet kanë marrë hov më të madh kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vendi do ta përmbyllë vitin me normë mesatare të inflacionit 12 për qind.
Paga mesatare e punonjësve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ishte rreth 480 euro.
Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, publikoi në muajin nëntor një raport për ndikimin e inflacionit në ekonomitë familjare.
Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i këtij instituti, jep më shumë hollësi në një intervistë për Radion "Evropa e Lirë":
Në përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit, Qeveria e Kosovës miratoi në muajin shtator një pako në vlerë prej 150 milionë eurosh.
Prej saj përfituan një numër qytetarësh, kryesisht familje me asistencë sociale dhe pensionistë.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave të Kosovës nuk iu përgjigjën kërkesës së "REL"-it për të biseduar për këtë çështje.
Sipas Institutit GAP, autoritetet është dashur të marrin masa që do të mbështesnin edhe rritjen e prodhimit të brendshëm, meqë inflacioni në Kosovë është në masë të madhe i importuar.
Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian.
Nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë, po ashtu, se masat e ndërmarra nga autoritetet nuk ishin të mjaftueshme.
Lulzim Rafuna, kryetar i kësaj ode, thotë për Radion "Evropa e Lirë" se Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar sipas ligjeve në fuqi, përkatësisht nuk i ka rritur pagat në sektorin publik në përputhje me rritjen ekonomike.
Në sektorin publik në Kosovë janë të punësuar mbi 80.000 persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro.
Vlerësimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen ekonomike në vitin 2022 janë më negative.
Rritja ekonomike ndër vite
Vlerësimet e mekanizmave financiarë për rritjen ekonomike në vitin 2022 janë më negative krahasuar me një vit më parë. Nga 10 për qind sa ka qenë vitin e kaluar, në vitin 2022 nuk pritet të kalojë 4 për qind.

Hasaj, nga Instituti GAP, thotë se inflacioni ndikon në aktivitetin ekonomik, sidomos në një vend si Kosova që nuk ka kapacitete të mëdha prodhuese.
Për vitin 2023, Banka Qendrore e Kosovës parasheh rënie të inflacionit.
Guvernatori i këtij institucioni, Fehmi Mehmeti, jep më shumë hollësi për Radion "Evropa e Lirë":
"Pritjet tona janë që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 të kemi ulje të inflacionit deri në 6 për qind dhe kjo në masë të madhe do ta ndikojë aftësinë paguese të qytetarëve, që më pas do të ndikojë në rritjen e konsumit si komponent kryesor të rritjes ekonomike në vend".
Edhe ekonomistët e huaj, që i citojnë disa media ndërkombëtare, presin që inflacioni të bjerë në vitin 2023.
Një arsye për këtë optimizëm është stabilizimi i zinxhirit të furnizimeve, ndonëse është vështirë të parashikohet me siguri se çfarë do të ndodhë në skenën gjeopolitike.
Mbi 30 centimetra borë do të mbulojnë zonën e ulët veriore...
Irani ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve francezë dhe një ...
Një person nga Nju Jorku u dënua të martën me dy vite burg...
Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të zgjedhë Kryetarin e sa...
Republika e Turqisë u krijua 100 vjet më parë. Që nga ...
Natën e ndërrimit të viteve zjarrfikësit në Berlin njoftua...
Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet...
Dubai ka vendosur të heqë taksën prej 30% mbi shitjet ...
Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në Maqedo...
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Greqi...
Një ministër ultranacionalist i kabinetit izraelit viz...
Për herë të parë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e P...
Vrasja e dy grave brenda një jave në muajin dhjetor, n...
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asn...
Që prej shkurtit të vitit të kaluar, lufta e Rusisë në...
Protestat anti-establishment për muaj të tërë kanë mbërthy...
Në pjesën veriore të Kalifornisë, banorët e Luginës Qëndro...
Një 23-vjeçare në Itali ka sjell në jetë fëmijën e saj në ...
Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një samit n...
Kina kundështoi masën për të detyruar pasagjerët kinezë të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...