Historike në Danimarkë/ Asnjë vjedhje bankare gjatë vitit 2022
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asn...

Vrasja e dy grave brenda një jave në muajin dhjetor, nxiti shqetësime mbi shkallën e dhunës ndaj gruas në Kosovë, një dukuri që shënoi ngritje në përgjithësi gjatë vitit që lam pas.
Veprimtaret për mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se në Kosovë viti 2022 solli ndryshime të nevojshme ligjore në këtë fushë, por problem vazhdon të jetë dështimi i zbatimit të tyre.
“Vitin 2022 po e përmbyllim me dy vrasje fatkeqësisht brenda pesë ditësh dhe kjo është më shumë sesa alarm për të gjitha institucionet, gjithë akterët që kanë sadopak gisht në ndryshim të situatës të mobilizohen dhe të bashkëpunojnë për ta ndryshuar gjendjen”, thotë Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, zonja Tërshani tha se institucionet nuk i kanë trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës gjatë vitit 2022.
“Akterët të cilët e kanë në dorë të ndryshojnë situatën, në këtë rast shteti, nuk po e merr seriozisht një situatë të tillë. Mirë është thënë në protestën e fundit se vrasja edhe dhuna që po e përjetojnë gratë edhe vajzat në Kosovë është urgjencë kombëtare dhe duhet të trajtohet krah për krah me urgjenca të tjera që i përjetojmë si shtet i ri do të thoja”.
“Nuk kemi parë asnjë përshpejtim të reagimit edhe një llogaridhënie nga ana e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial. Me tre katër largime nga pozita të disa policëve që ndoshta edhe kanë mundur të jenë joprofesional në punën e tyre, nuk shfajësohen gjithë këto gjëra”, thotë Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në periudhën janar - nëntor të vitit 2022, janë regjistruar dy mijë e 471 raste të dhunës në familje, në dy mijë e 55 prej të cilave viktimë kanë qenë gratë.
Zonja Demolli i tha Zërit të Amerikës së ngjarjet e vitit 2022 dëshmojnë nevojën që të punohet më shumë me burrat në këtë fushë.
“Sepse frika është që gjenerata e re po rritet me një mendësi që dhuna në familje, dhuna ndaj gruas është një formë e disiplinimit. Kështu që puna jonë duhet të shtrihet me djem të ri, me burra, me kategori të ndryshme, të burrave të rinj e më të vjetër”.
Të dhënat e Policisë tregojnë se gjatë vitit që po e lëmë pas, 3 gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje, derisa në vitin 2021 ishte vrarë një grua.
Ekspertët thonë se mosndëshkueshmëria e kryesve të dhunës në familje po nxit edhe më tepër këtë dukuri.
Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha Zërit të Amerikës se sistemi i drejtësisë ka shqiptuar dënime jashtëzakonisht të buta përgjatë vitit për këtë kategori.
“Vepra penale ‘dhuna në familje’ tashmë njihet si vepër e posaçme penale në kuadër të Kodit Penal të Kosovës dhe është vepër e cila dënohet deri në tri vjet. Por përkundër kësaj aktgjykimet që ne i kemi parë kanë qenë raste ku kryesit janë dënuar qoftë me burgim me kusht, domethënë fare nuk kanë shkuar në vuajtje të dënimit, ose me dënim me gjobë”, tha ajo.
Situatë e njëjtë, thotë zonja Rrezniqi, është edhe në rastet e vrasjes së grave ku dënimi sipas ligjit mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm, në varësi të rrethanave.
“Ajo që kemi parë në vazhdimësi te rastet e vrasjeve është një lloj situate ku këto raste shumë shpesh kthehen në rigjykim. Kemi qenë dëshmitar të disa rasteve të monitoruara të kësaj natyre ku janë kthyer dy, tri apo katër herë në rigjykim, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese përveç situatës që krijohet në vazhdimësi kemi të bëjmë edhe më një lloj riviktimizimi të mëtejmë të familjarëve të cilët presin marrjen e dënimit meritor të kryesit të këtyre veprave”, thotë ajo.
Një hulumtim i lëvizjes Fol me mbështetjen e Departamentit amerikan të Shtetit, nxori në pah se norma mesatare e zgjidhjes së lëndëve që kanë të bëjnë me dhunën në familje në shtatë gjykatat themelore të Kosovës është 72 për qind./ VOA
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asn...
Që prej shkurtit të vitit të kaluar, lufta e Rusisë në...
Protestat anti-establishment për muaj të tërë kanë mbërthy...
Në pjesën veriore të Kalifornisë, banorët e Luginës Qëndro...
Një 23-vjeçare në Itali ka sjell në jetë fëmijën e saj në ...
Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një samit n...
Kina kundështoi masën për të detyruar pasagjerët kinezë të...
Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Uk...
Mediat izraelite treguan imazhe dhe video të ministrit të ...
Në Gjermani kishte vitin e kaluar 45.6 milionë të punësuar...
“E keni parasysh një person që ec nëpër tel të hollë dhe q...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
Kina dënoi të martën kërkesat e reja për testim për COVID-...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
"Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”...
Në janar, anëtari liberal i Gjykatës, 83-vjeçari Stephen B...
Parlamenti Europian tha të hënën se ka filluar një procedu...
Ukraina dhe Bashkimi Europian do të mbajnë një takim në Ki...
Sesioni i 118-të i Kongresit të Shteteve të Bahkuara nis p...
Viti 2022 u shpall në Serbi si një pikë kthese dhe dramati...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...