I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Sesioni i 118-të i Kongresit të Shteteve të Bahkuara nis punën të martën me gjithë vëmendjen e përqendruar tek mundësitë e ligjvënësit Kevin McCarthy për të siguruar votat e mjaftueshme nga kolegët e tij republikanë për t'u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në radhë për zevëndësimin e Presidentit të vendit nëse ai nuk mund të përmbush detyrat e tij.
Ligjvënësi 57-vjeçar nga Kalifornia, Kevin McCarthy, i cili për një kohë të gjatë është përpjekur të marrë kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, të përbërë nga 435 ligjvënës, tani është shumë afër arritjes së synimit të tij, por ende nuk e ka të sigurt shumicën e nevojshme prej 218 votash.
Republikanët fituan një shumicë të ngushtë 222-213 në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar dhe do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët dhe kryetarja në largim Nancy Pelosi. Demokratët, tani kanë një shumicë 51-49 në Senat, ku në dy vitet e fundit kishin numër të barabartë senatorësh me republikanët dhe kishin nevojë për mbështetjen e nënpresidentes Kamala Harris për të miratuar një pjesë të ligjeve, të nevojshme për avancimin e axhendës së Presidentit Joe Biden.
Ligjvënësi konservator McCarthy fitoi 188 vota në grupin e ligjvënësve republikan në nëntor dhe që atëherë ka siguruar më shumë mbështetje në përpjekjen e tij për të arritur shumicën prej 218 votash për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Por një grup i ekstremit të djathtë brenda republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, pesë ose më shumë, janë shprehur kundër kandidaturës së ligjvënësit McCarthy për postin e kryetarit, duke thënë se ai nuk ka treguar përkushtim të mjaftueshëm për kauzën konservatore. Ata janë zotuar të votojnë kundër zotit McCarthy, gjë që do ta linte atë pa shumicën e nevojshme, sepse të gjithë demokratët pritet të votojnë për udhëheqësin e tyre të sapozgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësin Hakeem Jeffries nga shteti i Nju Jorkut.
Gjatë javëve të fundit, McCarthy ka zhvilluar biseda të shumta me grupin e republikanëve që e kundërshton atë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e tyre.
Ai u ka ofruar atyre një sërë ndryshimesh në mënyrën se si funksionon Dhoma e Përfaqësuesve dhe poste në komisionet që shqyrtojnë legjislacione të rëndësishme për vendin. Njëri nga ndryshimet e propozuara do t'i jepte këtij grupi të vogël të ligjvënësve republikanë të drejtën për të thirrur një votim për të rihapur garën për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve nëse ata nuk pajtohen me mënyrën se si zoti McCarthy po i trajton politikat e partisë ose hetimet që pritet të fillojnë kundër Presidentit Joe Biden dhe administratës së tij.
Por, përpjekja e zotit McCarthy për të marrë postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve vazhdon të jetë e paqartë, ndonëse ai nuk ka një rival me mbështetje të mjaftueshme që mund ta sfidojë atë.
Votimi për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve nuk e ka tejkaluar raundin e parë në 100 vjet, por kjo mund të ndodh të martën.
Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve bëhet përpara se ligjvënësit të bëjnë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar.
Nëse ligjvënësi McCarthy nuk merr 218 votat e nevojshme në raundin e parë, atëherë pritet të zhvillohen raunde të tjera votimi. Nëpunësi i Dhomës së Përfaqësuesve do të vazhdojë të thërrasë me mundim listën me emrat e të 435 ligjvënësve derisa zoti McCarthy, ose dikush tjetër, të arrijë shumicën e nevojshme për të marrë postin e kryetarit të saj./VOA
Viti 2022 u shpall në Serbi si një pikë kthese dhe dramati...
Ish krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më ...
Një anëtar i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë...
Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër n...
3 janar 2023, Banka Kombëtare Bullgare do të nxjerrë në qa...
Gjykata e Lartë e Iranit konfirmoi një tjetër dënim me vde...
Një grua 29 - vjeçare ka hedhur foshnjën e saj 11 muajshe ...
Bob Marley ka pasur mjaft ndikim gjatë shekullit të 20...
Që në orët e para të mëngjesit të së hënës në sheshin e Sh...
Ndërtesat janë dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit: ato ja...
Mijëra besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit. D...
Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalish...
Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryes...
Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një ser...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje NA...
Një bombë ka shpërthyer në aeroportin ushtarak të Kabulit, k...
Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar n...
Sirenat që paralajmërojnë sulme ajrore u dëgjuan në Vi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...