Suedia në krye të Këshillit të BE-së/ Cilat do të jenë prioritetet e saj
Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryes...

Më shumë se 45,000 migrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca Kanalin e La Manshit për në Britaninë e Madhe. Për këtë shkak qeveria britanike do të ashpërsojë rregullat.
Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone Kanalin e La Manshit në vitin 2022 ishte pothuajse 46,000 vetë. Kjo shifër do të thotë rreth 17,000 vetë më shumë se një vit më parë dhe përbën një rekord si kurrë më parë.

Qeveria konservatore në Londër po përpiqet t'i frenojë emigrantët ilegalë me një politikë të ashpër dëbimi. Qeveria britanike do që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë, pavarësisht nga kombësia apo origjina e tyre, dhe aty t'u jepet mundësia për të aplikuar për azil. Megjithatë edhe nëse atyre do t'u njihet atje statusi i refugjatit, për ata nuk do të ketë në asnjë mënyrë apo për asnjë rrethanë mundësi për t'u kthyer në Britaninë e Madhe.
OKB: Londra po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare
Gjykata e Lartë e Londrës e shpalli së fundmi këtë procedurë dëbimi si parimisht të ligjshme. Megjithatë ende deri tani nuk ka pasur ndonjë fluturim avionësh me emigrantë të dëbuar për në Ruandë. Përpjekja e parë dështoi në verë për shkak të rezistencës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Edhe Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR e akuzon Londrën për shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare. Megjithatë kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin. Ky ashpërsim synon t'u bllokojë mundësinë për një procedurë të suksesshme për azil njerëzve që hyjnë në Britaninë e Madhe ilegalisht dhe duke anashkaluar autoritetet kufitare./ DW
Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryes...
Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një ser...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje NA...
Një bombë ka shpërthyer në aeroportin ushtarak të Kabulit, k...
Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar n...
Sirenat që paralajmërojnë sulme ajrore u dëgjuan në Vi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur s...
Kryeshefat ekzekutivë janë bërë influencues , sipas nj...
Përgjatë gjithë historisë skena politike ka qenë gj...
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të L...
Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e ti...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se zyr...
Transmetuesja pioniere televizive amerikane, Barbara W...
Media gjermanishtfolëse vazhdon të fokusohet tek zhvil...
Nënvarianti XBB.1.5 i variantit Omicron vlerësohet të përb...
Një person ka grabitur një mini-market në Liosia të Greqis...
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që pasagjerët që vijnë ng...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka pasur g...
Dhjetë muaj pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, pjesa më ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...