Nis largimi i barrikadës te "Shkëmbi i Dudës"
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...

“E keni parasysh një person që ec nëpër tel të hollë dhe që të mos rrëzohet, mban një shkop të gjatë në duar për ta ruajtur baraspeshën? Ndërkohë, teli në të dyja anët vjen duke u holluar edhe më shumë”.
Kështu e përshkruan Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, veprimtarinë e politikanëve serbë të Kosovës, të cilët, siç thotë, nuk mendojnë njësoj si autoritetet e Serbisë dhe as ato të Kosovës.
Në Kosovë, partia më e madhe e serbëve është Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Në dhjetë vjetët e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme.
Rashiq, nga Partia Demokratike Progresive serbe, u emërua ministër pasi paraardhësi i tij nga Lista Serbe dha dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Dorëheqje, në fakt, dhanë të gjithë serbët nga veriu - si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror i Kosovës - dhe në këtë vendim u mbështetën nga autoritetet në Serbi.
Rashiq thotë se mendimi i tij politik nuk është i njëjtë me atë të pushtetit në Serbi dhe as të pushtetit në Kosovë. Në këtë pikë, siç thotë ai, gjendet ndërmjet përplasjeve të Beogradit dhe Prishtinës.
“Unë, gjatë gjithë kohës, po përpiqem të jem politikan i moderuar, pikërisht për shkak se neve na duhet, mbi të gjitha, bashkëpunim dhe mundësi për bashkëjetesë. Ne, si serbë vendorë, duhet të jemi pragmatikë, të moderuar dhe tërësisht të përkushtuar për bashkëjetesë me shqiptarët. Duhet ta kuptoni se sa e vështirë dhe komplekse është kjo, sepse çfarëdo që thoni, dikush do t’ju cilësojë si ‘të papërshtatshëm’, ‘të keq’, ‘tradhtar’. Praktikisht, ne e kemi situatën që jemi të refuzuar nga njëra palë dhe jemi të papranueshëm nga pala tjetër”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.
Ai nuk sqaron se pse ndihet i papranueshëm në Kosovë.
Pas hyrjes në institucionet e Kosovës, ndaj tij edhe këshilltares së tij, Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, janë bërë deklarata fyese nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai, mes tjerash, ka thënë se Rashiq dhe Trajkoviq “nuk e kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe të agjencive perëndimore”.
Trajkoviq, më 15 dhjetor, është ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Merdare.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se është mbajtur 24 orë në mënyrë të paligjshme, pa ujë dhe ushqim, si dhe pa medikamentet e nevojshme mjekësore.
Ajo e cilëson këtë si hakmarrje të autoriteteve serbe ndaj saj, për shkak se mendon ndryshe nga pushteti në Serbi.
Ministria e Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur interesimit të mëhershëm të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë rast.
Trajkoviq thotë se veprimtaria e saj politike për një bashkëjetesë normale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, jo rrallë e nxjerr “mes dy zjarreve”, për shkak të përplasjeve verbale ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës.
“Dhe, pastaj, ata [zyrtarët e Beogradit] thonë ‘ja, kjo serbja tash dëshiron të bashkëpunojë me ta [me Qeverinë e Kosovës]... Kur ndodh kjo, në njëfarë mënyre, nuk e ndjeni gjithë mbështetjen as nga institucionet në Prishtinë. Normalisht, ato e shfrytëzojnë këtë njësoj, për qëllime politike. Kështu që, një luftë e sinqertë për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve sikur po e humb vlerën në luftën mediale ndërmjet dy palëve [Kosovës dhe Serbisë]”, thotë Trajkoviq për Radion Evropa e Lirë.
Rashiq dhe Trajkoviq thonë se komentet negative dhe shpeshherë me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale, të cilat, sipas tyre, pasojnë sa herë që autoritetet e Beogradit flasin kundër tyre, krijojnë një lloj ndjenje të pasigurisë te ta.
Trajkoviq thotë se pasiguria bëhet edhe më e madhe kur kihen parasysh “atentatet që janë bërë gjatë dekadave të fundit” kundër kundërshtarëve politikë të regjimit në Serbi, por nuk specifikon më shumë në lidhje me to.
Në kuadër të dorëheqjeve kolektive në fillim të nëntorit ishin edhe ato të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shpalli zgjedhjet në këto komuna për datën 18 dhjetor, por ato u shtynë për në prill të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve.
Lista Serbe refuzoi të merrte pjesë në këto zgjedhje dhe tensionet kulmuan me ngritjen e barrikadave në rrugët në veri, të cilat s’u hoqën për gati tri javë.
Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, fajëson autoritetet e Kosovës që i shtynë zgjedhjet, për shkak se, sipas tij, u humb rasti i mirë që “të hiqet qafe Lista Serbe” si “përfaqësuese e politikës së Beogradit” në Kosovë.
Ai thotë se veprimtaria politike e partisë së tij nuk i përket linjës politike as të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe as të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë pikë, edhe ai e përshkruan veprimin politik të partisë së tij si “ecje ndërmjet dy zjarreve”.
“Jo vetëm unë, por secili njeri me mendim të lirë politik, ndihet se është ndërmjet dy zjarreve. A e dini pse? Sepse të gjitha gabimet e bëra nga ana e regjimit në Prishtinë dhe nga ana e regjimit në Beograd, në fund, përmirësohen në disa takime të fshehta, në disa vende sekrete, por në dëm të opozitës politike dhe në dëm të qytetarëve. Prandaj, gjithmonë gjendeni ndërmjet dy zjarreve, sepse në Kosovë lejohet gjithçka, në rast se ajo ndihmon ta ruani pushtetin”, thotë Jabllanoviq për Radion Evropa e Lirë.
Udhëheqësi i këtij subjekti politik, Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i iniciativës qytetare në Kosovë, Mbijetesa Serbe, thotë se politika aktuale e Beogradit dhe ajo e Prishtinës udhëhiqen nga i njëjti narrativ, pra “nëse nuk je me ne, je kundër nesh”.
Nga këndvështrimi i këtij narrativi, thotë ai, partia e tij duket se është e papërshtatshme për të dyja palët.
“Pesha e kësaj ndjehet mjaft, sepse nuk e kemi dorën e shtrirë nga asnjëra palë, por ato duar janë të ngritura mbi ju - e shpreh këtë në mënyrë metaforike. Çdoherë, ato duar mund t’ju godasin me grushte. Por, sërish, mendoj se ato goditje mund të durohen, nëse keni vullnet të fortë dhe qëllim. Dëshirojmë të ruajmë autenticitetin dhe të jemi zëri autentik, i cili do të flasë për problemet, për të cilat kontribuojnë të dyja palët”, shprehet Arsenijeviq për Radion Evropa e Lirë.
Kurti, qysh në fushatën zgjedhore të vitit 2019, ka paralajmëruar dialog me serbët e Kosovës, duke vlerësuar se një dialog i tillë është më i rëndësishëm se ai që zhvillon Kosova me Serbinë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.
Në fund të nëntorit, zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë duke zhvilluar dialog me serbët lokalë, por “larg syve të publikut”.
Ata nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë proces, duke thënë se synojnë t’i mbrojnë përfaqësuesit serbë nga “presionet dhe kërcënimet” e “strukturave ilegale dhe grupeve të lidhura me to”.
Përndryshe, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur.
Kosova insiston se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke; Serbia kërkon zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkupton me të.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
Kina dënoi të martën kërkesat e reja për testim për COVID-...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
"Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”...
Në janar, anëtari liberal i Gjykatës, 83-vjeçari Stephen B...
Parlamenti Europian tha të hënën se ka filluar një procedu...
Ukraina dhe Bashkimi Europian do të mbajnë një takim në Ki...
Sesioni i 118-të i Kongresit të Shteteve të Bahkuara nis p...
Viti 2022 u shpall në Serbi si një pikë kthese dhe dramati...
Ish krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më ...
Një anëtar i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë...
Rusia goditi me një sërë dronësh Ukrainën, në një tjetër n...
3 janar 2023, Banka Kombëtare Bullgare do të nxjerrë në qa...
Gjykata e Lartë e Iranit konfirmoi një tjetër dënim me vde...
Një grua 29 - vjeçare ka hedhur foshnjën e saj 11 muajshe ...
Bob Marley ka pasur mjaft ndikim gjatë shekullit të 20...
Që në orët e para të mëngjesit të së hënës në sheshin e Sh...
Ndërtesat janë dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit: ato ja...
Mijëra besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit. D...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...