Tërmet në Greqi/ Ja sa ishte magnituda
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Greqi...

Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në Maqedoninë e Veriut nuk kanë shumë shpresa se viti 2023 do t’iu sjellë më tepër mirëqenie qytetarëve se sa viti që sa po e lamë pas. Ngritja e çmimit të produkteve të shportës dhe shërbimeve, inflacioni dhe nga ana tjetër pasiguria politike e thellojnë pesimizmin e tyre. Në rrafshin politik, sfida kryesore shikohet ajo e rishqyrtimit të Kushtetutës që paraqet kusht për avancimin e vendit drejt integrimit në BE.
Hyrije Abazi Halili, dekane e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë thotë në një bisedë për Zërin e Amerikës se është vështirë të bëhen parashikime pozitive lidhur me zhvillimin ekonomik pas ndikimit nga kriza e Pandemisë së koronavirusit, nga kriza energjetike dhe trysnitë e inflacionit. Ajo thotë se ndikimi nga lufta në Ukrainë dhe për rrjedhojë kriza energjetike e ndërprenë rritjen ekonomike në Maqedoninë e Veriut duke shkaktuar një paraqitje të inflacionit dhe ngritje të çmimeve të konsumit te gjerë.
“Rritja ekonomike për vitin 2023 parashihet të jetë 2.3% sipas BERZH, ndërsa sa i përket inflacionit Banka Qendrore (e Maqedonisë së Veriut) pret që vitin e ardhshëm çmimet e importit të shënojnë një ulje, gjë që do të sjell edhe deri tek ulja e presionit mbi inflacionin e brendshëm. Në pritshmëri të tilla norma e inflacionin pritet diku të jetë mesatare nga 8% deri 9%, në varësi të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun e rregulluar. Të gjitha këto parashikime do t’i kishim emëruar si optimiste për vitin 2023, mirëpo janë edhe të mundshme. Ndonëse, një element apo një fenomen, i cili edhe pritet të paraqitet në ekonominë globale, por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut është pabarazia ekonomike, e cila pritet të thellohet, përpos nëse nuk merren disa masa që do të ishin konstruktive në drejtim të rindërtimit dhe rikthimit të besimit të konsumtorëve dhe bizneseve”, thotë profesorja Abazi Alili.
Ndërkohë, shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë pesimistë se ky vit do të jetë më i mirë se i kaluari. Sipas një sondazhi të Agjencisë Gallup International 80 për qind e të anketuarve mendojnë se viti 2023 do të jetë edhe më i vështirë apo njësoj si viti që lamë pas për sa i përket gjendjes së tyre ekonomike.
Pesimizmi duket se thellohet në këto muaj dimri kur bëhen paralajmërime për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa furnizimi me lëndë për ngrohje paraqet problem për shumë familje.
Në aspektin politik, parashikimet e analistëve nuk janë aq optimiste për përmirësimin e gjendjes. Xhelal Neziri vlerëson se edhe viti 2023 do të jetë i paqendrueshëm politikisht, ndërsa si sfidë kryesore e shikon nevojën e ndryshimeve kushtetuese si kusht për avancimin e Maqedonisë së Veriut në bisedimet me Bashkimin Evropian.
“Mungesa e dy të tretës së votave të deputetëve në parlament dhe mungesa e një vullneti politik për konsensus rreth kësaj çështjeje që është një nga dy orientimet strategjike të vendit, mund të prodhojë kriza të reja politike. Këto kriza do të ndodhnin në situata jo të lakmueshme edhe në aspektin e brendshëm edhe në kontekstin gjeopolitik në të cilin ndodhet vendit, i krijuar pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Prandaj, pres një vit të bujshëm në spektin politik”, thotë analisti.
Zoti Neziri vlerëson se përplasjet brenda disa partive politike do të mund të rezultojnë me krijimin e subjekteve të reja politike që do ta vështirësonte edhe më shumë arritjen e numrit të nevojshëm prej dy të tretave në parlament për rishikimin e Kushtetutës, përkatësisht futjen në të të pakicës bullgare.
“Mendoj se liderët politikë të partive kryesore do të bashkohen rreth orientimit strategjik për integrim në BE, që ka mbi 90% të mbështetjes së qytetarëve dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese. Mëpastaj, se a do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare apo do të mbahen si të rregullta pas disa muajsh, është çështje e politikës së brendshme të vendit; Mirëpo, obligimet e marra nga marrëveshjet ndërkombtare, marrëveshjet dypalëshe një shtet serioz duhet t’i përmbushë”, thotë zoti Neziri.
Nga ana tjetër, autoritetet qeveritare shprehën bindjen se vendi gjatë këtij viti do të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që theksojnë shpresat edhe për përmirësimin e ekonomisë./ VOA
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Greqi...
Një ministër ultranacionalist i kabinetit izraelit viz...
Për herë të parë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e P...
Vrasja e dy grave brenda një jave në muajin dhjetor, n...
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asn...
Që prej shkurtit të vitit të kaluar, lufta e Rusisë në...
Protestat anti-establishment për muaj të tërë kanë mbërthy...
Në pjesën veriore të Kalifornisë, banorët e Luginës Qëndro...
Një 23-vjeçare në Itali ka sjell në jetë fëmijën e saj në ...
Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një samit n...
Kina kundështoi masën për të detyruar pasagjerët kinezë të...
Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Uk...
Mediat izraelite treguan imazhe dhe video të ministrit të ...
Në Gjermani kishte vitin e kaluar 45.6 milionë të punësuar...
“E keni parasysh një person që ec nëpër tel të hollë dhe q...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
Kina dënoi të martën kërkesat e reja për testim për COVID-...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
"Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”...
Në janar, anëtari liberal i Gjykatës, 83-vjeçari Stephen B...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...