Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Një ministër ultranacionalist i kabinetit izraelit vizitoi të martën një prej objekteve më të shenjta të Jeruzalemit, për herë të parë që nga marrja e detyrës në qeverinë e re të ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu javën e kaluar. Vizita shihet nga palestinezët si një provokim.
Më herët gjatë ditës, zyrtarët palestinezë thanë se një djalë 15-vjeçar u vra nga zjarri i ushtrisë izraelite pranë qytetit të pushtuar të Betlehemit në Bregun Perëndimor. Ushtria izraelite tha se forcat e saj kishin qëlluar një person të përfshirë në konfrontime të dhunshme me ushtarët.
Në Jerusalem, ministri Itamar Ben-Gvir hyri në kompeksin ku ndodhet Mali i Tempullit, një objekt i shenjtë për hebrenjtë, si dhe Xhamia Al-Aqsa, një nga objektet më të shenjta për myslimanët.
Ben-Gvir ka kërkuar prej kohësh një qasje më të madhe për hebrenjtë në vendin e shenjtë, gjë që shihet nga palestinezët si provokim dhe si një paralajmërim i mundshëm nga Izraeli për të marrë kontrollin e plotë mbi kompleksin. Shumica e rabinëve i ndalojnë hebrenjtë të luten në atë vend, por ka pasur një lëvizje në rritje vitet e fundit të hebrenjve që mbështesin lutjen në vendin e shenjtë.
Kompleksi ka qenë skenë përleshjesh të shpeshta mes protestuesve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë, herën e fundit në prill të vitit të kaluar.
Mbretëria Hashemite e Jordanisë, e cila vepron si kujdestare e vendit së kontestuar, e dënoi "me termat më të fortë" vizitën e ministrit Ben-Gvir.
Synimi i deklaruar i zotit Ben-Gvir për të vizituar vendin në fillim të kësaj jave bëri që grupi militant islamik Hamas të reagonte me kërcënime.
Ben-Gvir shkroi në Twitter pas vizitës së tij se vendi i shenjtë "është i hapur për të gjithë dhe nëse Hamasi mendon se duke më kërcënuar do të më pengojë, ata duhet të kuptojnë se kohët kanë ndryshuar".
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, tha se hyrja e Ben-Gvir në kompleks të martën, ishte "vazhdim i agresionit pushtues të zionistëve ndaj vendeve tona të shenjta dhe i luftës kundër identitetit tonë arab".
“Populli palestinez do të vazhdojë të mbrojë vendet e tij të shenjta dhe xhaminë Al-Aksa”, tha ai.
Ofir Gendelman, i cili ka shërbyer prej kohësh si zëdhënësi në gjuhën arabe i kryeministrit Benjamin Netanyahu, publikoi një video që tregon se "situata është plotësisht e qetë" në vendin e shenjtë pas largimit të ministrit Ben-Gvir.
Faltorja në majë të kodrës është vendi i tretë më i shenjtë për fenë Islame dhe një simbol emocional për palestinezët. Ajo shtrihet në një sipërfaqe të madhe që është gjithashtu vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët e quajnë atë Malin e Tempullit, sepse në antikitet ishte vendndodhja e dy tempujve hebraik.
Pretendimet kontradiktore për vendin e shenjtë qëndrojnë në zemër të konfliktit izraelito-palestinez dhe kanë shkaktuar valë të shumta dhune në të kaluarën.
Ben-Gvir është kreu i fraksionit ultranacionalist fetar Fuqia Hebraike dhe ka bërë në të kaluarën komente dhe veprime nxitëse kundër palestinezëve.
Një ditë më parë, udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, i cili deri javën e kaluar ishte kryeministër i Izraelit, foli kundër vizitës së zotit Ben-Gvir, duke thënë se ajo do të "çonte në dhunë që do të rrezikonte jetë njerëzish".
Vizita e tij erdhi pas muaj tensionesh në rritje midis izraelitëve dhe palestinezëve. Të hënën, grupi izraelit i të drejtave B'Tselem tha se viti 2022 ishte viti më vdekjeprurës për palestinezët, që nga viti 2004, një periudhë e dhunës intensive që erdhi si pasojë e një kryengritjeje palestineze. Ai tha se rreth 150 palestinezë u vranë nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.
Ushtria izraelite ka kryer bastisje pothuajse ditore në qytete palestineze që nga një valë sulmesh palestineze kundër izraelitëve që vrau 19 persona pranverën e kaluar. Një valë e re sulmesh vrau të paktën nëntë izraelitë të tjerë në vjeshtë.
Në incidentin e të martës, Ministria e Shëndetësisë palestineze tha se Adam Ayyad, 15 vjeç, vdiq nga një plagë plumbi në gjoks. Ushtria izraelite tha se oficerët e Policisë Kufitare u sulmuan në kampin e refugjatëve Dheisha, pranë Betlehemit. Ai tha se trupat qëlluan mbi njerëzit duke hedhur bomba zjarri dhe konfirmoi se një person u qëllua.
Ushtria izraelite thotë se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë. Por në konfrontime janë vrarë gjithashtu edhe të rinj që hedhin gurë duke protestuar kundër forcave izraelite si dhe persona të tjerë të papërfshirë./ VOA
Për herë të parë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e P...
Vrasja e dy grave brenda një jave në muajin dhjetor, n...
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asn...
Që prej shkurtit të vitit të kaluar, lufta e Rusisë në...
Protestat anti-establishment për muaj të tërë kanë mbërthy...
Në pjesën veriore të Kalifornisë, banorët e Luginës Qëndro...
Një 23-vjeçare në Itali ka sjell në jetë fëmijën e saj në ...
Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një samit n...
Kina kundështoi masën për të detyruar pasagjerët kinezë të...
Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Uk...
Mediat izraelite treguan imazhe dhe video të ministrit të ...
Në Gjermani kishte vitin e kaluar 45.6 milionë të punësuar...
“E keni parasysh një person që ec nëpër tel të hollë dhe q...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
Kina dënoi të martën kërkesat e reja për testim për COVID-...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
"Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”...
Në janar, anëtari liberal i Gjykatës, 83-vjeçari Stephen B...
Parlamenti Europian tha të hënën se ka filluar një procedu...
Ukraina dhe Bashkimi Europian do të mbajnë një takim në Ki...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...