Dubai merr vendimin që nuk pritej/ Heq taksën 30% të alkoolit
Dubai ka vendosur të heqë taksën prej 30% mbi shitjet ...

Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet shkurtimisht si CES, po rikthehet këtë javë në Las Vegas me shpresën se do t’i ngjasojë kohës para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Ky festival gjigand i teknologjisë e ndryshoi emrin vite më parë për të përfaqësuar më mirë industrinë në ndryshim, si dhe vetë panairin, që tashmë përfshin auto-industrinë, shëndetin dixhital, telefonat inteligjentë e duke vazhduar edhe më tej.
Pjesëmarrësit në panair do të prezantojnë risitë në botën e realitetit virtual, robotik dhe pajisjet teknologjike për konsumatorët. Panairi nuk është i hapur për publikun e gjerë.
Gjatë dy viteve pararendëse, pjesëmarrja e kompanive në panair ra në rreth 70% si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Organizatorët e panairit 2023 shpresojnë të tërheqin 100 mijë firma për të ekspozuar produket e tyre.
Edhe nëse organizatorët arrijnë qëllimin e tyre, pjesëmarrja do të ishte 41% më e ulët krahasuar me panairin e janarit të vitit 2020, para kufizimeve të rrepta për shkak të pandemisë.
Kinsey Fabrizio, drejtues i lartë i Shoqatës së Teknologjisë për Konsumatorët, thotë se janë regjistruar rreth 3,000 kompani për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Mes tyre janë edhe gjigandët Amazon dhe Meta, të cilët së fundmi kanë shkurtuar vende pune dhe ngrirë hapjen e vendeve të reja të punës. Edhe kompani të tjera teknologjike kanë shkurtuar vende pune mes shqetësimeve të rënies ekonomike.
I pyetur nga agjencia e lajmeve Associated Press lidhur me panairin CES, zoti Fabrizio thotë se industria teknologjike ka shënuar rritje gjatë dy viteve të fundit. “Ne po vërejmë rikalibrim tani dhe si pjesë e saj ka edhe shkurtime të vendeve të punës”. Ai thotë se pjesëmarrja në panair është e madhe dhe se teknologjia po ndryshon mënyrën e jetës për konsumatorët.
Kinsey Fabrizio, drejtues i lartë i Shoqatës së Teknologjisë për Konsumatorët, thotë se në panairin e këtij viti janë regjistruar mbi 1000 kompani të reja./ VOA
Dubai ka vendosur të heqë taksën prej 30% mbi shitjet ...
Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në Maqedo...
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Greqi...
Një ministër ultranacionalist i kabinetit izraelit viz...
Për herë të parë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e P...
Vrasja e dy grave brenda një jave në muajin dhjetor, n...
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk ka regjistruar asn...
Që prej shkurtit të vitit të kaluar, lufta e Rusisë në...
Protestat anti-establishment për muaj të tërë kanë mbërthy...
Në pjesën veriore të Kalifornisë, banorët e Luginës Qëndro...
Një 23-vjeçare në Itali ka sjell në jetë fëmijën e saj në ...
Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një samit n...
Kina kundështoi masën për të detyruar pasagjerët kinezë të...
Forcat ruse kryen sulme ajrore në zona të shumta në Uk...
Mediat izraelite treguan imazhe dhe video të ministrit të ...
Në Gjermani kishte vitin e kaluar 45.6 milionë të punësuar...
“E keni parasysh një person që ec nëpër tel të hollë dhe q...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
Kina dënoi të martën kërkesat e reja për testim për COVID-...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...