Dështon sërish zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandidati i Partisë Republikane që ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk ka marrë votat e mjaftueshme as në ditën e dytë të votimeve. "Presidenti nuk është zgjedhur”, deklaroi kryetari i përkohshëm pas votimit, një ngjarje e paparë në shekullin e fundit.
Në fakt, ky duhej të ishte kulmi i karrierës së Kevin McCarthy. Para votimit, kandidati republikan 57-vjeçar deklaroi: "Mund të ketë një luftë në plenum. Por është një luftë për përfaqësimin e Dhomës dhe vendit”.
20 vota të republikanëve kundër
McCarthy ishte i vendosur të përsëriste votimin derisa të merrte shumicën e nevojshme për zgjedhjen në këtë post. Por, në dy raundet e para të votimit, ai pësoi një disfatë katastrofike. Kundër tij votuan 19 përfaqësues nga radhët e vet Partisë së tij Republikane, që është më shumë sesa që pritej. Në raundin e tretë, numri i kundërshtarëve në radhët e republikanëve u rrit madje në 20 vota kundër. E vetmja rrugëdalje ishte ndërprerja e seancës - që edhe ndodhi.
Por ai nuk arriti të sigurojë shumicën e votave as në ditën e dytë të votimeve, ndonëse vetë ish-presidenti Donald Trump bëri thirrje që të votohet për këtë kandidat.
Se si do të zhvillohen gjërat më tej është plotësisht e hapur. Një gjë është e sigurt: Republikanët janë të përçarë si kurrë më parë. Për rebelët në të djathtën e partisë, McCarthy nuk është mjaftueshëm vendimtar në luftën kundër Presidentit Joe Biden dhe demokratëve të tij. Kundërshtari i McCarthy, Matt Gaetz, i tha televizionit "PBS": "Nëse doni të thani kënetën, nuk mund t'ia besoni këtë aligatorit më të madh".

Mbështetësi i McCarthy, Lisa McClain thotë: "Unë mendoj se Kevin do të negociojë me anëtarët e partisë që nuk e votuan atë. Ai do t'i pyesë se çfarë kërkojnë ata për ta votuar." Por McCarthy kishte mbajtur tashmë bisedime të tilla javën e kaluar - ato përfunduan pa sukses.
Ish-deputeti republikan Charlie Dent i tha rrjetit "CNN" se McCarthy duhet të heqë dorë dhe të hapë rrugë për një kandidat tjetër republikan. "Kjo duhet të vijë nga njerëzit që e mbështesin atë. Ata duhet ta bindin atë të tërhiqet. Por është e mundur që kjo kërkon disa ditë”.
Si kandidat i mundshëm është edhe Jim Jordan, një mbështetës i fuqishëm i ish-presidentit Donald Trump. E një kandidat i mundshëm është edhe Steve Scalise, deri më tani njeriu i dytë në Dhomën e Përfaqësuesve, pas McCarthy, i cili ndoshta ka shanse edhe më të mira.
Presidenti i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve është zyrtarisht personi i tretë më me ndikim në vend, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit. Pa një president të ri, Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të funksionojë. Vetëm pas zgjedhjes së suksesshme të presidentit, përfaqësuesit mund të betohen dhe mund të emërohen kryetarët e bordeve.
Përfaqësuesi demokrat Daniel Goldman e përshkroi situatën në "TV MSNBC" kështu: "Është thjesht kaos". Kjo tregon paaftësinë e plotë të republikanëve për të bërë kompromis dhe për të qeverisur. Në Kongres ata do të përndiqen nga ekstremistët në partinë e tyre”./DW
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...
Policia e Kosovës njoftoi për hapjen e konkursit për p...
Në mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 1992, shteti i atëhers...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar...
Një fermë në Republikën Çeke ka urdhëruar asgjësimin e 750...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ferizaj të Kosovë...
Rusia ka thënë se një sulm raketor – në natën e Vitit të R...
Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e kon...
Mbi 30 centimetra borë do të mbulojnë zonën e ulët veriore...
Irani ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve francezë dhe një ...
Një person nga Nju Jorku u dënua të martën me dy vite burg...
Dhoma e Përfaqësuesve nuk arriti të zgjedhë Kryetarin e sa...
Republika e Turqisë u krijua 100 vjet më parë. Që nga ...
Natën e ndërrimit të viteve zjarrfikësit në Berlin njoftua...
Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet...
Dubai ka vendosur të heqë taksën prej 30% mbi shitjet ...
Njohësit e rrethanave ekonomike dhe politike në Maqedo...
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Greqi...
Një ministër ultranacionalist i kabinetit izraelit viz...
Për herë të parë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e P...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...