Ambasada amerikane: Pavarësia e Kosovës është fakt
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve ...

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, se është i hapur për dialog me Ukrainën nëse Kievi pranon se territoret e pushtuara nga Moska janë territore ruse, tha Kremlini më 5 janar.
“Putin edhe një herë konfirmoi gatishmërinë për dialog serioz, me kusht që autoritetet e Kievit të përmbushin kërkesat e paraqitura tashmë dhe që janë të njohura”, tha Kremlini përmes një deklarate.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe ka pushtuar disa pjesë në lindje dhe jug të shtetit.
Kremlini pretendon se ka aneksuar rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, pavarësisht se nuk i kontrollon plotësisht këto rajone.
“Pala ruse theksoi rolin shkatërrues të shteteve perëndimore, që po furnizojnë me armë dhe pajisje ushtarake regjimin e Kievit, dhe po i ofrojnë informacione operacionale”, u tha në njoftim.
Ndërkaq, sipas njoftimit të Ankarasë, Erdogan i ka kërkuar Putinit që të shpallë armëpushim “të njëanshëm” në Ukrainë.
“Presidenti Erdogan tha se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një vizion për zgjidhje të drejtë”, tha zyra e Erdoganit, pas bisedës telefonike midis liderit turk dhe atij rus.
Erdogan po ashtu pritet të zhvillojë një bisedë telefonike gjatë së enjtes edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Lideri turk ka përdorur raportet e mira që ka edhe me Moskën dhe me Kievin, për të tentuar që të ndërmjetësojë përfundimin e luftës, që Rusia nisi më 24 shkurt 2022.
Turqia ka qenë nikoqir i dy raundeve të bisedimeve të paqes dhe po ashtu ka ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për rinisjen e eksporteve të drithërave ukrainase nga Deti i Zi.
Erdogani po ashtu vazhdimisht ka tentuar që të sjellë në Turqi Putinin dhe Zelenskyn në një samit të paqes.
Thirrjet e Erdoganit për armëpushim vijnë pasi më herët gjatë së enjtes, lideri shpirtëror i Rusisë, Patriarku Kirill bëri thirrje për një marrëveshje armëpushimi gjatë Krishtlindjes Ortodokse, që festohet këtë javë.
Erdogani ka arritur të mbajë raporte të mira me Putinin, pasi ka refuzuar që t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe ka arritur marrëveshje dypalëshe tregtare gjatë kohës kur po zhvillohet lufta në Ukrainë.
Të dy liderët tani po tentojnë të çojnë përpara planet për të ndërtuar një qendër të gazit natyror në Turqi, që do t’i mundësonte Rusisë një rrugë alternative për të furnizuar Europën me karburante.
Zyra e Erdoganit tha se Turqia “ka forcuar dhe do të vazhdojë ta forcojë infrastrukturën” për qendrën e propozuar të gazit.
Si Erdogan, ashtu edhe Putin, shpresojnë “që ky projekt të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zyra e presidentit të Turqisë./REL
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve ...
Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të p...
Njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 5 janar ...
Mijëra persona u mblodhën mëngjesin e së enjtes në sheshin...
Nëse zgjedhjet nuk shtyhen, Turqia do të mbajë në qershor ...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e dytë ...
Përpara se "Deutsche Post" të mbyllte shërbimin e telegram...
Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, k...
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandid...
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...
Policia e Kosovës njoftoi për hapjen e konkursit për p...
Në mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 1992, shteti i atëhers...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar...
Një fermë në Republikën Çeke ka urdhëruar asgjësimin e 750...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ferizaj të Kosovë...
Rusia ka thënë se një sulm raketor – në natën e Vitit të R...
Rritje dyshifrore e inflacionit që varfëroi shportën e kon...
Mbi 30 centimetra borë do të mbulojnë zonën e ulët veriore...
Irani ka ngritur akuza ndaj dy shtetasve francezë dhe një ...
Një person nga Nju Jorku u dënua të martën me dy vite burg...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...