Kurti: Nevojitet trysni mbi Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson ...

Skandali i korrupsionit që ka përfshirë Parlamentin Europian u thellua edhe më tej këtë javë pasi zyrtarët njoftuan se do të kërkonin heqjen e imunitetit për dy anëtarë të këtij institucioni të akuzuar se kanë marrë rryshfet nga Katari.
Anëtari Italian i Parlamentit Europian, Andrea Cozzolino dhe kolegu i tij belg Marc Tarabella, të dy të majtë social-demokratë janë ligjvënësit e fundit europianë të përfshirë në skandalin e korrupsionit, që ka goditur Brukselin. Të dy ligjvënësit i kanë mohuar akuzat.
Pas një hetimi të gjatë 1-vjeçar, policia belge bastisiti zyrat dhe shtëpitë e ligjvënësve ku u gjetën 1.6 milionë dollarë para të thata.
Në 9 dhjetor, në shtëpinë e Zv. Presidentes së Parlamentit Europian, Eva Kaili u gjetën 158 mijë dollarë. Ajo u akuzua se kishte marrë rryshfet nga Katari.
“Rryshfeti u mor për të favorizuar Katarin në vendimet e Parlamentit Europian mbi çështje ekonomike, financiare dhe politike”, shprehet Eric Van Duyse nga Zyra e Prokurorit të Belgjikës.
Parlamenti Evropian votoi në 13 nëntor për shkarkimin nga detyra të zëvendës presidentes se Parlamentit, Eva Kaili, përfaqësuese e Greqisë. Në nëntor, para operacionit policor ajo foli në mbështetje të Katarit në Parlamentin Europian, duke i akuzuar kritikët për hipokrizi.
“Ata zgjodhën të përqafojnë një vizion të ri, të jenë të hapur ndaj botës. Megjithatë, disa anëtarë këtu po bëjnë thirrje për t’i diskriminuar ata. I diskriminojnë dhe këdo që bisedon apo angazhohet e akuzojnë për korrupsion. E megjithatë e duan gazin e tyre”, u shpreh aso kohe zonja Kaili.
Partneri i zonjës Kaili, që punon si ndihmës në Parlamentin Europian dhe dy persona të tjerë janë akuzuar se kanë marrë para nga Katari. Të gjithë i kanë mohuar këto akuza.
Disa ligjvënës europianë po kërkojnë rishqyrtimin e politikave ndaj Katarit, përfshirë votimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e këtij vendi.
“Mesa duket Katari ka synuar të ndikojë këtë vendimarrje. Aktualisht vendimmarrja për heqjen e vizave është pezulluar”, thotë nga André Wolf Qendra për Politika Europiane.
Katari ka mohuar akuzat se ka tentuar të korruptojë zyrtarët europianë dhe ka paralajmëruar se po rrezikohen marrëdhëniet me Europën.
Gjermania dhe Belgjika janë mes vendeve të Bashkimit Euopian që kanë firmosur marrëveshje për të blerë gaz nga Katari, ndërsa vendet e bllokut po tentojnë të mos varen më nga gazi rus pas sulmit të Moskës ndaj Ukranës.
“Për shkak të instrastrukturës së zhvilluar dhe afërsisë me Europën, Katari do të luajë një rol të rëndësishëm. Do të luajë rol edhe më të rëndësishëm për nevojat e Europës për import të gazit”, thotë zoti Wolf.
Katari u përball me kritikat e Evropës edhe mbi respektimin e të drejtave të njeriut gjatë muajit të kaluar, gjatë kampionatit botëror të futbollit.
"Ndikoi në disa çështje të rrënjosura mjaft thellë që lidhen me kulturën dhe fenë, të cilat nuk duhen përzierë me Kupën e Botës apo çështje të tjera politike. Mendoj se marrëdhëniet e ndërsjellta mund ta kapërcejnë këtë periudhë, sepse është në interesin e të dyja palëve të bashkëpunojnë", thotë zoti Wolf.
Presidentja e Parlamentit Evropian ka paralajmëruar se procedimet penale po dëmtojnë besimin tek Bashkimi Europian dhe gjithçka që përfaqëson unioni./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beson ...
Ministria britanike e Mbrojtjes njofton se Rusia ka integr...
Midis shumë çështjeve të politikës së jashtme të vitit që ...
Kundërofensiva ukrainase e parashikuar prej kohësh në fron...
Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të "Zërit ...
Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Fran...
Një ndihmë e re armësh amerikane për Ukrainën do të përfsh...
Kina mbrojti të enjten ndryshimet në politikat e saj p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha Zërit të Ame...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përfunduar heqjen e d...
Zyrtarët më të lartë ushtarakë rusë po përballen...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e...
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsë...
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Byalyatski doli ...
Një pensionist indian i cili humbi gruan e tij gjatë pande...
Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspe...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Rece...
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve ...
Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...