Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të "Zërit të Amerikës", këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Schollet, foli për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë së shpejti në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
"Zëri i Amerikës": A mund të na thoni fillimisht se çfarë shpresoni të arrini gjatë vizitës suaj në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut?
Derek Schollet: Faleminderit pikësëpari për intervistën. Doja ta vizitoja rajonin pak përpara festave, por fatkeqësisht ai udhëtim u shty. Kështu që mezi pres të kthehem atje së shpejti. Është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë javëve të fundit ka pasur fatkeqësisht një rritje të tensioneve mes tyre. Është një lajm i mirë që në 48 orët e fundit kemi parë të hiqen barrikada, kemi parë pikat kufitare të rihapen mes Kosovës dhe Serbisë. Janë lajme të mira. Shpresoj të mos i kishim harxhuar javët e fundit të përqëndruara te kjo krizë, por te dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin ne, Shtetet e Bashkuara, e mbështesim plotësisht. Është diçka për të cilën unë dhe kolegët e mi do të flasim kur të jemi në rajon.
"Zëri i Amerikës": Pra, cili do të ishte mesazhi juaj për udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës pas krizës së fundit në veri të Kosovës ku pati vendosje dhe heqje barrikadash?
Derek Schollet: Pikësëpari është e rëndësishme që të mos shohim një përsëritje të kësaj krize. Shumë më tepër se ç’duhej nga energjia jonë është shpenzuar gjatë javëve të fundit për të shmangur përkeqësimin e krizës dhe përshkallëzimin e saj në diçka që askush nuk dëshironte ta shikonte, në dhunë. Në vend të kësaj, energjia diplomatike duhej përqëndruar tek e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, duhej diskutuar për propozimin për normalizim, që ka paraqitur BE-ja, që do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë. Ky është drejtimi që Kosova dhe Serbia të arrijnë destinacionin e tyre euroatlantik. Por, fatkeqësisht acarimet e fundit, i kanë rritur tensionet në rajon dhe kanë zënë të gjithë kohën tonë. Është një lajm i mirë që e shmangëm këtë krizë. Ajo që nuk duam të shohim është një përsëritje e kësaj krize brenda disa javëve për diçka tjetër. Pra duam të lëvizim përpara tashmë dhe prandaj vajtja në rajon së shpejti, siç kam ndërmend të bëj së bashku me kolegët e mi, është një moment i mirë për t’u munduar për një fillim të ri për këtë përpjekje në vitin e ri.
"Zëri i Amerikës": Pra, cilat duhet të jenë lëvizjet e ardhshme nga palët në këtë dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja, në veçanti duke pasur parasysh shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së siç u tha rishtazi për situatën vazhdimisht të tensionuar në veriun e Kosovës. Cilët janë hapat konkretë që nevojiten nga Serbia dhe Kosova?
Derek Schollet: Sërish duam që të dyja palët të bisedojnë. Janë bërë disa javë tashmë që dy palët kanë pasur mundësinë të takohen së bashku dhe ne jemi atje të pranishëm, duke punuar së bashku me kolegët tanë të BE-së në përpjekje për ta lehtësuar këtë. Mendojmë se është e rëndësishme që palët të bisedojnë për thelbin e propozimit të BE-së dhe jo të ndërmarrin masa vetëm për të përshkallëzuar apo potencialisht për të shkaktuar një krizë. Pra ka shumë gjëra për të biseduar. Kemi shumë punë për të bërë. Por, e shohim drejtimin përpara dhe do të bëjmë çfarë të mundemi për t’u siguruar që Kosova dhe Serbia të lëvizin në atë drejtim.
"Zëri i Amerikës": Po për asociacionin e komunave serbe...?
Derek Schollet: Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët.
"Zëri i Amerikës": A kanë Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Kurti sinqeritetin që nevojitet në këtë proces, pasi duket sikur zhvendosen nga një krizë te tjetra, pa progres dhe me pauza afatshkurtra të ofruara nga angazhimi i BE-së dhe SHBA-së?
Derek Schollet: Mendoj se po, unë jam angazhuar personalisht me të dy gjatë javëve të fundit. Jam takuar me ta. Kam folur me ta në telefon. Po kështu edhe shumë nga kolegët e mi këtu në Uashington. Dëshirojmë t’i vazhdojmë këto biseda për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Sërish, kemi kaluar shumë kohë duke folur me ta edhe për krizën aktuale, për shmangien e daljes së gjërave nga kontrolli, gjë që është e rrezikshme, është e panevojshme dhe është një shpërqendrim nga ajo që mendojmë se duhet të jetë puna reale, që është dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja.
"Zëri i Amerikës": A është propozimi i BE-së, bazuar në planin franko-gjerman, një lloj baze për një marrëveshje ligjore të detyrueshme mes Serbisë dhe Kosovës?
Derek Schollet: Nuk dua të merrem me detajet e asaj çfarë ka propozuar BE-ja. Mendoj se ndonjëherë, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri në momentin kur të jenë gati. Por, mendojmë se BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Sërish, do të jetë e vështirë. Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajë nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Dhe të dy udhëheqësit, në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik. Ne e mbështesim së tepërmi këtë dëshirë. Duam t’i shohim që të ndërmarrin hapa për ta arritur këtë objektiv dhe duam të bëjmë çfarë të mundemi që t’i ndihmojmë ta realizojnë këtë.
"Zëri i Amerikës": Duket pra se Serbia e vazhdoi fushatën e saj për zhbërjen e njohjes së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Vuçiç, njoftoi së fundmi se nëntë vende të tjera tërhoqën njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur. Kjo i kundërvihet marrëveshjes së Uashingtonit, që u nënshkrua nga palët në 2020-ën. Cili është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara?
Derek Schollet: Nuk kam diçka specifike për të shtuar për ato çfarë ka thënë Presidenti Vuçiç. Ajo që mund të them është se për ne ky është shpërqendrim, nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin. Dhe sërish, mendoj kjo është ajo tek e cila duhet të përqendrohemi dhe jo te shpërqëndrimet e këtilla.
"Zëri i Amerikës": Mbi 300 ditë pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia ende nuk është e gatshme të vendosë sanksione për Rusinë dhe mban marrëdhënie të afërta me qeverinë e Putinit. A do ketë një pikë kthese, ku Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë nuk do ta tolerojnë më këtë?
Derek Schollet: Është diçka për të cilën kemi folur goxha me kolegët tanë në Beograd. Është e rëndësishme të vihet në dukje se Europa dhe realisht bota, është bashkuar në një mënyrë vërtetë mbresëlënëse gjatë 11 muajve të fundit për të vendosur një numër të paprecedentë sanksionesh ndaj Rusisë. Nuk kemi parë vërtet diçka të tillë më parë në historinë botërore, për sa i përket numrit të sanksioneve që janë vendosur, ndaj një ekonomie me përmasat e asaj të Rusisë. Mendojmë se Serbia duhet të bëhet pjesë e kësaj. Qartësisht, dëshira e Serbisë për t’iu afruar më shumë BE-së do të jetë e vështirë të përmbushet nëse nuk është e gatshme t’u bashkohet sanksioneve që BE-ja ka vendosur. Pra është diçka për të cilën kemi qenë shumë të hapur, për të cilën kemi folur me kolegët tanë në Beograd, dhe do të donim ta shikonim Serbinë që të bëhej pjesë e kësaj.
"Zëri i Amerikës": Cilat do të ishin pasojat për Serbinë, për sa u përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët, si dhe gjithashtu për procesin e anëtarësimit në BE, nëse vazhdon të mos u përshtatet qëndrimeve të BE-së për sa u përket sanksioneve?
Derek Schollet: Pjesa e fundit e pyetjes suaj i referohet përgjigjes së duhur, d.m.th. se është e vështirë të shikohet përparim në procesin e anëtarësimit, nëse Serbia qëndron jashtë konsensusit për këtë gjë. Prandaj do të dëshironim që Serbia të lëvizte përpara për këtë gjë. Por shikoni, e kuptojmë se ky është një vendim i vështirë. Ka një histori të gjatë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë. Prandaj kur bisedojmë me homologët serbë kemi vetëdije të plotë të kësaj historie. E dimë se këto janë vendime shumë të vështira. Shumë vende në mbarë botën kanë sakrifikuar ekonomitë e tyre, gjendjen e ekonomive të tyre, për t’u siguruar që Rusia të mos shpërblehet për ato që po bën çdo ditë tashmë në Ukrainë.
"Zëri i Amerikës": Në raportet e fundit, Departamenti i Shtetit vuri në dukje se Serbia përballet me probleme të të drejtave të njeriut dhe citoi organizata të rëndësishme joqeveritare për përkeqësimin e situatës së mediave dhe të lirive dhe të drejtave të tjera në Serbi. Mediat e pavarura, anëtarë të shoqërisë civile dhe disa nga anëtarët e opozitës kanë sinjalizuar se gjenden nën presion të vazhdueshëm, apo kërcënime, në disa raste edhe nga zyrtarët e qeverisë. Cili do të ishte komenti juaj për këtë dhe a synoni t’i diskutoni këto çështje?
Derek Schollet: Absolutisht. U qëndroj raporteve që ka publikuar qeveria amerikane për shqetësimet tona. Është diçka që e ngremë vazhdimisht me kolegët tanë në Beograd dhe gjetiu, kudo ku kemi shqetësime të tilla. Sërish, e dimë që këto janë çështje të vështira, por besojmë se shëndeti i demokracisë matet nga forca e shoqërisë së saj civile, nga liria dhe hapja e mediave të saj, nga mundësia e njerëzve për t’u shprehur lirisht. Këto janë liri themeltare në të cilat besojmë dhe që gjenden në demokracitë e forta.
"Zëri i Amerikës": Si e shikoni situatën me përpjekjet e antikorrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në Maqedoninë e Veriut? Përshtypja ndër shtetasit e Maqedonisë së Veriut është se flitet shumë, por se nuk ka shumë rezultate në këtë fushë.
Derek Schollet: Ne shohim potencial të jashtëzakonshëm në mbarë Ballkanin Perëndimor, nga pikëpamja ekonomike, për sa i përket demografisë, talentit të madh që ekziston në Ballkanin Perëndimor. Zhgënjimi ynë është se ka shumë gjëra që bëhen pengesë për këtë potencial të madh. Dhe korrupsioni është një ndër këto çështje. Prandaj shohim kaq shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor që largohen për të shkuar në vende të tjera, pasi nuk shohin një të ardhme të ndritur për shkak të disa prej sfidave me të cilat po përballen shumë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të korrupsionit. Maqedonia e Veriut është sigurisht një prej këtyre vendeve që po hasin në këtë vështirësi. Ne po bëjmë çfarë të mundemi për të ndihmuar. Patëm një ekip rishtazi për të folur për këto çështje. Luftimi i korrupsionit është një prioritet për Sekretarin e Shtetit Blinken, eprorin tim, për të gjithë administratën. Kemi një koordinator të ri të lartë për aktivitetet kundër korrupsionit, me seli këtu në Departamentin e Shtetit, por që punon me shtrirje globale për t’i ndihmuar vendet që të luftojnë korrupsionin dhe të marrin masat për t’u siguruar që ekonomitë e tyre mund të funksionojnë të hapura, të pastra, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se është e rëndësishme, pasi do të tërheqë investime ekonomike, do të tërheqë talentin, do të krijojë një fuqi punëtore të mirë dhe të shëndetshme. Pra është një priroritet yni. Është një shqetësim dhe është diçka që e ngremë gjatë gjithë kohës.
Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Fran...
Një ndihmë e re armësh amerikane për Ukrainën do të përfsh...
Kina mbrojti të enjten ndryshimet në politikat e saj p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha Zërit të Ame...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përfunduar heqjen e d...
Zyrtarët më të lartë ushtarakë rusë po përballen...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e...
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsë...
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Byalyatski doli ...
Një pensionist indian i cili humbi gruan e tij gjatë pande...
Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspe...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Rece...
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve ...
Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të p...
Njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 5 janar ...
Mijëra persona u mblodhën mëngjesin e së enjtes në sheshin...
Nëse zgjedhjet nuk shtyhen, Turqia do të mbajë në qershor ...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e dytë ...
Përpara se "Deutsche Post" të mbyllte shërbimin e telegram...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...