Kurti tregon sfidat e 2023-shit/ Mesazh për marrëveshjen e mundshme me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha Zërit të Ame...

Kina mbrojti të enjten ndryshimet në politikat e saj pas rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19. Reagimi i Kinës erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Joe Biden shprehu shqetësim dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se Pekini po raporton më pak vdekje nga virusi se sa është numri i vërtetë.
Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, të mërkurën bëri kritikat më të ashpra deri më tani nga kjo agjenci e OKB-së, duke thënë se zyrtarët kinezë po minimizonin të dhënat në disa fronte.
Në dhjetor, Kina hoqi kontrollet e saj të rrepta në përpjekje për të ndaluar përhapjen e “COVID-19” tek popullsia e saj prej 1.4 miliardë njerëzve, pas protestave kundër tyre.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning tha në një konferencë të rregullt për media në Pekin se Kina kishte ndarë në mënyrë transparente dhe të shpejtë të dhënat e “COVID-19” me OBSH-në dhe tha se “situata epidemike e Kinës është e kontrollueshme”.
“Faktet kanë vërtetuar se Kina gjithmonë, në përputhje me afatet kohore dhe transparencën, ka mbajtur komunikim të ngushtë dhe ka ndarë informacionin dhe të dhënat përkatëse me OBSH-në, në kohën e duhur”, tha zoti Mao.
Kina raportoi të mërkurën vetëm një vdekje nga “COVID-19” në territorin e saj, pa llogaritur Hong Kongun dhe Makaun. Një ditë më parë, Kina raportoi pesë të vdekur, ndërsa totali i njerëzve të vdekur zyrtarisht thuhet se është 5,259.
Zoti Ryan tha se shifrat e Kinës nuk përfshinin pranimet në spital, pacientët dhe vdekjet në njësinë e kujdesit intensiv duke sqaruar se përkufizimi i Pekinit për vdekjet e lidhura me “COVID-19” ishte shumë i ngushtë.
Disa orë më vonë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden ngriti shqetësimin për trajtimin që po i bën Kina shpërthimit të valës së re të të infektuarve me “Covid-19”.
“Ata janë shumë të ndjeshëm ... kur ne themi se nuk kanë qenë aq të suksesshëm për të planifikuar më mirë përballjen me situatën”, u tha zoti Biden gazetarëve.
Ministri francez i shëndetësisë shprehu shqetësim të ngjashëm, ndërsa ministri gjerman i shëndetësisë, Karl Lauterbach shprehu shqetësim për një nënvariant të ri të “COVID-19” që lidhet me rritjen e numrit të pacientëve në spitalet amerikane.
Shtetet e Bashkuara janë një nga më shumë se 10 vende që kanë vendosur kufizime për udhëtarët nga Kina. Gjermania njoftoi rregulla më të forta të enjten.
Kina, e cila kritikoi masat e reja ndaj udhëtarëve nga Kina, tha se kufiri i saj me Hong Kongun, rajonin e saj të veçantë administrativ, do të rihapet të dielën, për herë të parë brenda tre vjetësh.
Kompania e fluturimeve, “Cathay Pacific Airways” e Hong Kongut tha të enjten se do të dyfishonte fluturimet drejt pjesës tjetër të Kinës.
Miliona njerëz pritet të udhëtojnë brenda Kinës gjatë janarit, për festën e Vitit të Ri kinez, një ngjarje për të cilën OBSH ka thënë se mund të nxisë një valë tjetër infeksionesh nëse masat paraprake dhe vaksinimi mbesin në shkallën e njëjtë.
Kina ka minimizuar ashpërsinë e situatës.
Media shtetërore, “Global Times” shkroi të mërkurën se “COVID-19” kishte arritur kulmin e infeksioneve në Pekin dhe disa qytete, duke cituar intervista me mjekë.
Por, agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi të enjten se në një spital në një nga rrethet periferike të Shangait, pacientët në shtretër mbushën korridoret e urgjencës dhe hollin kryesor. Sipas informacioneve të një dëshmitari, pa ia zbuluar identitetin, Reuters shkruan se shumica e pacientëve janë të moshuar dhe disa prej tyre merrnin frymë me bombola oksigjeni.
Një tabelë njoftimesh tregonte se pacientët duhet të prisnin mesatarisht pesë orë për t'u trajtuar.
Stafi e deklaroi një pacient të moshuar të vdekur dhe mbi trupin e tij, që gjendej në dysheme, vendosi shënimin se shkak për vdekjen ishte “bllokimi i frymëmarrjes”.
Duke raportuar numra që konsiderohen si shifrat më të ulëta të vdekjeve nga COVID-19 në botë, Kina është akuzuar se po zvogëlon shifrat e vërteta të vdekjeve për arsye politike.
Në dhjetor, OBSH tha se nuk kishte marrë të dhëna nga Kina për shtrimet e reja në spital nga COVID-19 që nga koha kur Pekini hoqi dorë nga politika e ashpër kundër përhapjes së virusit Covid-19 e njohur si “zero Covid”.
Në raportin e saj të fundit javor, OBSH tha se Kina raportoi 218,019 raste të reja javore me COVID-19 që nga 1 janari, duke shtuar se boshllëqet në të dhëna mund të jenë për shkak të vështirësive që autoritetet kanë me numrit e vërtetë të të infektuarve.
Metodat për numërimin e vdekjeve nga COVID-19 kanë ndryshuar në vende të ndryshme që nga shpërthimi i pandemisë në qytetin kinez Wuhan, në fund të vitit 2019.
Zyrtarët kinezë të shëndetësisë kanë thënë se vetëm vdekjet e shkaktuara nga pneumonia apo mbushja e rrugëve të ajrit me lëngje dhe pamundësia për të marrë frymë tek pacientët e infektuar me “Covid-19” klasifikohen si vdekje nga COVID.
Ekspertët e sëmundjeve jashtë Kinës thonë se shifrave kineze iu mungojnë vdekjet si rezultat i komplikimeve të tjera fatale të shkaktuara nga COVID-19, nga mpiksja e gjakut tek sulmi në zemër, sepsa dhe dështimi i veshkave.
Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit parashikojnë të paktën 1 milion vdekje të lidhura me COVID-19 në Kinë këtë vit nëse nuk ka veprime urgjente. Firma që mbledhë të dhëna shëndetësore, me seli në Britani, “Airfinity”, ka vlerësuar se ka mundësi që numri i atyre që vdesin çdo ditë në Kinë nga Covid-19 shkon deri në reth 9,000 njerëz.
Rritja e infeksioneve nga COVID-19 po dëmton ekonominë e Kinës prej 17 trilion dollarësh, me një studim të sektorit privat të enjten që tregoi se aktiviteti i shërbimeve u tkurr në dhjetor.
Por investitorët presin që zbutja e masave të kontrollimit të përhapjes së virusit nga Kina do të ringjallë ekonominë që ka rënë në shkallën e saj më të ulët në gati gjysmë shekulli.
“Rihapja e Kinës ka një ndikim të madh ... në mbarë botën”, tha Joanne Goh, një stratege investimesh në bankën “DBS” në Singapor, duke thënë se kjo do të nxiste turizmin dhe konsumin dhe do të lehtësonte krizat me furnizimin global./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha Zërit të Ame...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka përfunduar heqjen e d...
Zyrtarët më të lartë ushtarakë rusë po përballen...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e...
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve do të votojnë sot përsë...
50,000 punonjësit e BE-së mund të presin me padurim rr...
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Ales Byalyatski doli ...
Një pensionist indian i cili humbi gruan e tij gjatë pande...
Presidenca suedeze e BE-së njoftoi pas një takimi të ekspe...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Rece...
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve ...
Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të p...
Njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 5 janar ...
Mijëra persona u mblodhën mëngjesin e së enjtes në sheshin...
Nëse zgjedhjet nuk shtyhen, Turqia do të mbajë në qershor ...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e dytë ...
Përpara se "Deutsche Post" të mbyllte shërbimin e telegram...
Në Berlin dhe Bruksel u dëgjua një psherëtimë lehtësimi, k...
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandid...
Kandidati republikan, Kevin McCarthy nuk arriti të sig...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...