Dhoma e Përfaqësuesve miraton rregullat që kërkuan nga përfaqësuesit e linjës së ashpër
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...

Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale paralele kundër një aktori të famshëm, që ka kritikuar luftën në Ukrainë dhe ndaj një filantropi që mbështet opozitën ruse. Këto janë ndër masat shtypëse më të fundit të autoriteteve ndaj disidentëve.
Komisioni Hetimor i Rusisë njoftoi në një deklaratë se drejtuesi i tij, Alexander Bastrykin, ka urdhëruar fillimin e një hetimi penal ndaj aktorit rus të filmave dhe teatrit, Artur Smolyaninov, i cili u largua nga vendi pasi forcat ruse sulmuan Ukrainën dhe vazhdimisht ka folur kundër luftës.
Sipas njoftimit, zoti Smolyaninov “ka bërë një seri deklaratash kundër Rusisë gjatë një interviste me një media perëndimore”. Komisioni Hetimor nuk qartësoi se cilat prej veprimeve të zotit Smolyaninov përbëjnë shkelje penale, si dhe nuk qartësoi se çfarë akuzash do të ngrihen ndaj tij.
Intervista më e fundit e zotit Smolyaninov ngjalli zemëratën e mbështetësve të Kremlinit. Aktori i tha gazetës "Novaya Gazeta Europe: se nëse do t’i duhej të merrte pjesë në luftë, ai do të luftonte “në krahun e Ukrainës”. Ai tha se “për mua, kjo është në anën e vëllezërve të mi, që u sulmuan nga vëllezërit e mi të tjerë”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mirëpriti të hënën një hetim nga zotit Smolyaninov, duke vënë në dukje se është “e rëndësishme që organet tona përkatëse të mendojnë rreth këtyre komenteve”.
Hetimi ndaj zotit Smolyaninov vjen mes një retorikë gjithnjë e më të ashpër për rusët që janë larguar nga vendi për shkak të luftës. Ligjvënësit kanë sugjeruar konfiskimin e pronave të atyre që janë larguar jashtë vendit, ose të rrisin taksat për ata që vazhdojnë të punojnë në distancë për kompanitë ruse. Të tjerët thjesht i kanë dënuar si “tradhtarë”.
Gjithashtu, Ministria e Brendshme ruse futi filantropin e njohur Boris Zimin në listën ndërkombëtare të personave më të kërkuar, me akuza për mashtrim, njoftuan të hënën zyrtarët. Zoti Zimin ka financuar disa media të pavarura ruse, si dhe projekte për opozitarin e burgosur Alexey Navalny.
Zoti Zimin, për të cilin është njoftuar se u largua nga Rusia në vitin 2015, u vendos në shtator në regjistrin e Rusisë të personave që konsiderohen “agjentë të huaj”.
Zoti Navalny, kundërshtari më i fortë i Kremlinit, tha se ishte zoti Zimin që pagoi 79 mijë euro për evakuimin e tij mjekësor në Berlin në gusht 2020, kur u helmua me një agjent nervor dhe ra në koma në qytetin siberian Omsk./VOA
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...
Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë riv...
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rus...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuar...
Një gjykatë në Pragë shpalli të pafajshëm ish-kryemini...
Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur ...
Situata në Kosovë ka qenë tejet e tensionuar në fund t...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bër...
Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e d...
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një ani...
Udhëheqësit botërorë reaguan me tronditje dhe ankth ndaj s...
Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e...
Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultim...
Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve ...
Një ditë më parë, mbështetësit e ish-presidentit brazilian...
Kanë kaluar më shumë se 300 ditë që kur Putini nisi pushti...
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin ...
Agresioni në Ukrainë e ka futur Rusinë në izolim brenda nj...
Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imig...
Stërvitjet e fundit ushtarake ruso-bjelloruse kanë sht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...