Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...

Autoritetet braziliane u zotuan të hënën se do të mbrojnë demokracinë dhe dënuan "aktet e terrorizmit", një ditë pasi mijëra mbështetës të ish-Presidentit Jair Bolsonaro sulmuan dhe vandalizuan Kongresin e vendit, Gjykatën e Lartë dhe ndërtesën e zyrës presidenciale në kryeqytetin Brasilia.
Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, udhëheqësit e kongresit dhe kreu i Gjykatës së Lartë lëshuan një deklaratë të hënën duke thënë se "mbrojtësit e demokracisë" në Brazil "refuzojnë aktet e terrorizmit, vandalizmit, krimit dhe tentativës për grusht shteti" dhe "janë të bashkuar për të ndërmarrë veprime institucionale, sipas ligjit brazilian".
Presidenti Lula vizitoi ndërtesat e dëmtuara rëndë të dielën vonë dhe dekretoi një ndërhyrje federale të sigurisë në distriktin federal të qytetit. Dekreti i jep qeverisë kompetenca të veçanta për të rivendosur rendin dhe ligjin në kryeqytet dhe zgjat deri më 31 janar.
Zyrtarët brazilianë thonë se kanë arrestuar më shumë se 1200 mbështetës të zotit Bolsonaro, ish-udhëheqësit të së djathtës së largët që humbi ngushtë zgjedhjet e tetorit nga kandidati i majtë Lula.
Autoritetet braziliane thanë se synojnë të mbajnë përgjegjës protestuesit dhe do të inspektojnë objektet shtetërore për gjurmët e gishtërinjve. Presidenti i ri Lula da Silva i dënoi ashpër protestat.
“Fashistët fanatikë bënë diçka që nuk ishte bërë kurrë në historinë e këtij vendi. Është e rëndësishme të mbani mend se të majtës në Brazil i janë torturuar njerëzit, i janë vrarë njerëzit, i janë zhdukur, por kurrë nuk keni parë dikë nga e majta të pushtojë parlamentin, Gjykatën e Lartë, Pallatin presidencial”, tha gjatë një konference me gazetarë presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
Presidenti brazilian tha se qeveria do të kërkojë gjithashtu të zbulojë se kush ka paguar për qindra autobusët që transportuan protestuesit në kryeqytet, Brasilia.
“Ne do të zbulojmë se cilët janë financuesit e këtyre vandalëve që erdhën në Brasilia. Ne do të gjejmë financuesit dhe të gjithë do ta paguajnë me forcën e ligjit këtë gjest të papërgjegjshëm, jodemokratik, këtë gjest vandalësh dhe fashistësh”, tha më tej presidenti i Brazilit.
Mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaros duan që ai të rikthehet në detyrë dhe kanë bërë thirrje që ushtria të bëjë grusht shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit presidenciale.
Zoti Balsonaro u largua nga Brazili dhe nuk pranoi të merrte pjesë në ceremoninë e ndërrimit të pushtetit dhe inaugurimit të Presidentit Lula de Silva. Ai aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në Orlando të Floridës.
Sulmi në ndërtesat e qeverisë braziliane është i ngjashëm me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, në Uashington. Megjithatë, ndryshe nga Uashingtoni, ku ligjvënësit ishin brenda ndërtesës më 6 janar, objektet shtetërore në Brasilia, ishin kryesisht bosh.
Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Biden, dënoi përmes një postimi në "Twitter", “përpjekjet për të minuar demokracinë në Brazil”, siç u shpreh ai.
Kjo ngjarje është dënuar edhe nga udhëheqës të tjerë, si presidenti i Meksikës dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se sulmi i së dielës “është sulm ndaj demokracisë që nuk duhet toleruar”.
Ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” dhe “Amnesty International” kanë kërkuar hetimin e sulmit që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe një gjë e tillë të mos përsëritet më./VOA
Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale para...
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...
Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë riv...
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rus...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuar...
Një gjykatë në Pragë shpalli të pafajshëm ish-kryemini...
Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur ...
Situata në Kosovë ka qenë tejet e tensionuar në fund t...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bër...
Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e d...
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një ani...
Udhëheqësit botërorë reaguan me tronditje dhe ankth ndaj s...
Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e...
Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultim...
Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve ...
Një ditë më parë, mbështetësit e ish-presidentit brazilian...
Kanë kaluar më shumë se 300 ditë që kur Putini nisi pushti...
Në tetor, çeçeni Rustam Azhiyev - i njohur me pseudonimin ...
Agresioni në Ukrainë e ka futur Rusinë në izolim brenda nj...
Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imig...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...