Ish-presidenti brazilian sheh mundësinë e largimit të parakohshëm nga SHBA
Administrata e Presidentit Joe Biden është nën presion...

Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe vizita të njëpasnjëshme të diplomatëve perëndimorë të angazhuar drejtpërdrejt në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Të mërkurën në Kosovë qëndron këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili po ashtu do të vizitojë edhe Beogradin.
Në Kosovë, si? njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Chollet takon “zyrtarët e lartë qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar avancimin e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën. Këtu përfshihet edhe angazhimi nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftim.
Më 12 janar, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Beograd, “ku do të diskutojë rreth rolit të Serbisë për përforcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.
Kurti: Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë vizitë të zyrtarit të lartë amerikan e sheh shumë të rëndësishme, sepse sipas tij "vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i invazionit rus në Ukrainë”. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe partnerët edhe aleatët tanë andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë në mënyrë që të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më abnormale, pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha kryeministri Kurti pas një takimi me kryetarët e komunave të Kosovës.

Kurti ka theksuar se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman, ndërsa Qeveria e Kosovës e ka konsideruar atë si bazë të mirë për diskutim. "Planin e Bashkimit Europian të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës, e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e këshillit nacional të sigurisë të mbajtur në Beograd më 27 tetor të vitit 2022, konkluzion unanim i refuzimit të këtij propozimi që u bë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Da?iq”, tha kryeministri Kurti. Po ashtu Ivica Da?iq në nëntor të vitit të shkuar ka theksuar, se “thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë, pasi plani nis me faktin që Kosova është e pavarur”.
Takim trepalësh për Kosovën
Zhvillimet në veri të Kosovës në fundvitin e shkuar rritën shqetësimin ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave në një takim trepalësh mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneralin Mir?ea Geoana dhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u diskutua për situatën në Kosovë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
"Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”, shkroi Lajçak në "Twitter". Nga zyra për informim e NATO-s ndërkaq, u tha se takimi i tyre ishte pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm, Mir?ea Geoana, nga ana e tij, e nënvizoi mbështetjen kryesore të ofruar nga misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe misioni EULEX i udhëhequr nga BE-ja në largimin e barrikadave, të cilat kanë ndihmuar në rivendosjen e plotë të lirisë së lëvizjes në mbarë Kosovën.
"KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin dhe të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin e integrimit europian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Të dialogohet për planin franko-gjerman

Po si e shohin analistët politikë këtë angazhim të shtuar amerikan dhe europian rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe përpjekjeve për të arritur një marrëveshje? Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike, i tha DW-së se interesimi i shtuar i diplomatëve perëndimorë ka të bëjë me gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi. "Mendoj se do të angazhohen përfundimisht që në një kohë sa më të shpejtë të arrijnë marrëveshjen përfundimtare.
Nuk ka nevojë më të flitet për ?ështje teknike. Më së miri është të dialogohet për një pako përfundimtare të marrëveshjes, pra, mos të fillojë dialogu për Asociacionin e Komunave Serbe, që mendoj se e bllokon marrëveshjen përfundimtare. Pra, më korrekt, më mirë dhe e duhur do të ishte të dialogohet për dokumentin franko-gjerman", tha Burjani.
Sipas tij, Serbia vazhdimisht do të ikë nga ky plan, për faktin që nuk vlerëson se ky plan i plotëson kërkesat e tyre.
"Gjithmonë Serbia sa herë që shkon në dialog, e mendon statusin territorial, por, jo normalizimin, për këtë arsye më parë është e interesuar për Asociacionin e Komunave, sesa për të tjerat.
"Sipas Burjanit, Kurti nuk mund të pranojë asociacion puro etnik, sepse, herët e vonë mund të hapet mundësia për ndarje territoriale. Por situata është kritike për kryeministrin Kurti dhe kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova duhet të nisë bisedimet për themelimin e Asociacionit, thekson Burjani për DW. Si Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë, se presin angazhim të fuqishëm nga Kosova e Serbia për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë mes dy vendeve. Aktualisht, në tavolinë është propozimi "franko-gjerman”, për arritjen e një marrëveshjeje mes të dyja palëve dhe këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, që sollën planin në Prishtinë dhe Beograd, sërish gjatë janarit do ta vizitojnë Kosovën e Serbinë./DW
Administrata e Presidentit Joe Biden është nën presion...
Ish-mbreti Konstantin Gliksburg u nda nga jeta mbrëmjen e ...
Ambasadat kineze pezulluan të martën lëshimin e vizave...
Lëkundje tërmeti janë ndjer në ishulline Kretës në Greqi m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bash...
Një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladim...
Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmb...
Shtëpia e Bardhë më 9 janar e pranoi se avokatët e preside...
Irani po përdor si armë dënimin me vdekje për të frikësuar...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënsh...
Jeta e 27-vjeçarit Stanislav Bashilov si dezertor rus ka q...
Autoritetet braziliane u zotuan të hënën se do të mbrojnë ...
Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale para...
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...
Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë riv...
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rus...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuar...
Një gjykatë në Pragë shpalli të pafajshëm ish-kryemini...
Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...