Bideni, i befasuar nga dokumentet e qeverisë të gjetura në zyrën e tij të vjetër
Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur...

Libri i kujtimeve i Princit Harry-t, i titulluar “Spare”, u bë libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, tha botuesi i librit.
Libri u publikua të martën, pas disa ditësh intervista televizive të Harry-t, dhe një versioni të publikuar gabimisht të memoarit ku u zbuluan informacione intime rreth familjes mbretërore britanike.
Libri i Harry-t ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, pasi aty ka zbuluar betejat e tij personale dhe akuzat lidhur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe për babanë e tij, Mbretin Charles, njerkën Camilla dhe vëllain e tij të madh, Princin William.
“Ne e dinim se ky libër do të fluturonte, por po i tejkalon edhe pritjet tona më të mëdha”, tha përmes një deklarate, Larry Finlay, drejtor menaxhues në Transworld Penguin Random House.
“Sipas informacioneve tona, të vetmit libra që janë shitur më shumë në ditën e parë kanë qenë ata për Harry-n tjetër [Potter]”, shtoi ai.
Botuesi i librit tha se janë shitur 400.000 kopje në ditën e parë.
Libri “Spare” ofron zbulime të fundit të bëra nga Harry dhe gruaja e tij Meghan, që kur ata u larguan nga detyrat mbretërore më 2020 dhe u transferuan në Kaliforni për të krijuar një jetë të re. Publikimi i librit pason dokumentarin e Netflix për Princin Harry.
Familja mbretërore nuk ka komentuar lidhur me librin dhe nuk pritet që të bëjë një gjë të tillë.
Versioni në gjuhën spanjolle i librit doli në shtije gabimisht javën e kaluar në disa librari të Spanjës.
Në libër, Harry ka folur për jetën e tij pas vdekjes së nënës Princeshës Diana kur ai ishte vetëm 12 vjeç, për konsumimin e kokainës dhe drogave të tjera për të përballuar këtë humbje dhe se si ai vrau 25 luftëtarë talibanë në kohën kur shërbeu si ushtar në Afganistan.
Në libër ai po ashtu ka treguar për një zënkë me vëllain e tij, William, trashëgimtarin e fronit, duke thënë se William e kishte rrëzuar atë, dhe se si të dy i ishin lutur babait të tij që të mos martohej me Camillën.
Në intervistat para daljes në shitje të librit, Harry ka dyfishuar akuzat e tij për disa anëtarë të familjes mbretërore, përfshirë Camilla dhe William, që zbuluan informacione për gazetat, e të cilat ai tha se kanë dëmtuar atë dhe gruan e tij Meghan. Publikimi i këtyre informacioneve, sipas Harry-t, u bë që anëtarët e familjes mbretërore të mbronin veten dhe të rrisnin reputacionin e tyre.
“Mendoj se ajo [nëna e tij Diana] do të ishte zemërthyer lidhur me faktin që William, zyra e tij, ishin pjesë e këtyre lajmeve”, tha ai për "Good Morning America".
Ndërkaq, për programin "60 minutes" të CBS, Harry tha se Camilla ka pasur një reputacion të keq te tabloidet dhe ka pasur nevojë që ta rregullojë imazhin e saj, gjë që, sipas tij, e bëri atë “të rrezikshme”./REL
Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur...
Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe pl...
Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dial...
Administrata e Presidentit Joe Biden është nën presion...
Ish-mbreti Konstantin Gliksburg u nda nga jeta mbrëmjen e ...
Ambasadat kineze pezulluan të martën lëshimin e vizave...
Lëkundje tërmeti janë ndjer në ishulline Kretës në Greqi m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bash...
Një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladim...
Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmb...
Shtëpia e Bardhë më 9 janar e pranoi se avokatët e preside...
Irani po përdor si armë dënimin me vdekje për të frikësuar...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënsh...
Jeta e 27-vjeçarit Stanislav Bashilov si dezertor rus ka q...
Autoritetet braziliane u zotuan të hënën se do të mbrojnë ...
Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale para...
Ligjvënësit votuan për legjislacionin 220 me 213, me vetëm...
Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë riv...
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rus...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...