Moti i keq, dëme kolosale në SHBA/ Dhjetëra viktima në Kaliforni
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...

Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shpejtë, kostot e larta të jetesës, konfrontimi gjeo-ekonomik, dështimi i masave të sigurisë kibernetike dhe pabarazia digjitale janë rreziqet kryesore me të cilat mund të përballet Kosova gjatë dekadës së ardhshme. Kështu thuhet në Raportin për Rreziqet Globale 2023, të Forumit Ekonomik Botëror, që u publikua më 11 janar.
Sipas këtij raporti, kosto e lartë e jetesës është renditur si rreziku më i rëndë botëror për dy vjetët e ardhshme. Aty nënvizohet se kriza ekonomike do të ndajë thëllësisht vendet e pasura dhe ato të varfra, gjë që mund të kthejë mbrapa zhvillimin dhe përparimin njërëzor.
Sa i përket vendeve të rajonit, raporti thotë se Shqipëria rrezikohet më së shumti nga sëmundjet infektive, dështimi i masave të sigurisë kibernetike, inflacion i shpejtë, kontestimi gjeopolitik i burimeve dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.
Kurse, Serbia, rrezikohet nga konfrontimi gjeo-ekonomik, goditje të rënda të çmimeve të mallrave, konflikte ndërshtetërore, kriza të kostos së jetesës dhe kriza të rënda të furnizimit me mallra.
Maqedonia e Veriut, në anën tjetër, mund të përballet me krizë në kosto të jetesës, kriza të borxhit, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, inflacion i shpejtë dhe i qëndrueshëm dhe ngecje në rritje ekonomike.
Edhe Mali i Zi, thotë raporti, mund të pëballet me krizën e kostos së jetesës, konfrontim gjeo-ekonomik, stagnim i rritjes ekonomike, dështim në përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, dëm mjedisor të shkaktuar nga njeriu, kriza të rënda të furnizimit me mallra, kriza të borxhit, si dhe kriza në punësim dhe jetesë.
Pasojat ekonomike të COVID-19 dhe luftës në Ukrainë kanë rezultuar në inflacion të lartë dhe ndryshime në politikat monetare, duke shënuar rritje të ulët ekonomike dhe të investimeve në rang global.
“Rikthimi në ‘jetë normale’ pas pandemisë së COVID-19, u ndërpre shpejt nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, duke sjellë kriza të reja, veçanërisht në ushqim dhe energji”, shkruan raporti.
Raporti vë në dukje se dekada e ardhshme do të karakterizohet nga krizat mjedisore dhe shoqërore, të nxitura nga tendencat gjeopolitike dhe ekonomike. Gjithashtu, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit janë përkeqësimet më të shpejta globale gjatë dekadës së ardhshme.
“Pothuajse 3.6 miliardë njerëz në mbarë botën janë të ekspozuar në mënyrë të rrezikshme dhe të pambrojtur ndaj ndikimeve klimatike. Vendet në zhvillim, pavarësisht kontributit të tyre të kufizuar në ndryshimet klimatike, po mbajnë mbi supe barrën, por asnjë vend dhe asnjë ekonomi nuk është imune nga kriza klimatike”, thotë raporti./ VOA
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...
Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj...
Ditën e sotme janë anuluar fluturimet në të gjithë Sht...
Mjekë dhe demonstrues protestuan përpara një gjykate në St...
Ushtria ruse dhe ajo ukrainase njoftuan të mërkurën se në ...
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundi...
Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvani...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (D...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka rev...
Një burrë ka sulmuar me thikë gjashtë persona në stacionin...
Libri i kujtimeve i Princit Harry-t, i titulluar “Spare”, ...
Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur...
Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe pl...
Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dial...
Administrata e Presidentit Joe Biden është nën presion...
Ish-mbreti Konstantin Gliksburg u nda nga jeta mbrëmjen e ...
Ambasadat kineze pezulluan të martën lëshimin e vizave...
Lëkundje tërmeti janë ndjer në ishulline Kretës në Greqi m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bash...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...