“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...

Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, hapën të mërkurën hetimet e premtuara prej kohësh ndaj Presidentit Joe Biden dhe familjes së tij. Ata pritet të kërkojnë të dhëna nga Departamenti i Thesarit dhe ish-drejtuesit e rrjetit "Twitter", ndërsa hedhin bazat për seancat dëgjimore publike.
“Tani që demokratët nuk kontrollojnë gjithçka në Uashington, po rikthehet mbikëqyrja dhe llogaridhënia”, u shpreh përmes një deklarate republikani James Comer, i cili drejton Komisionin për Mbikëqyrjen dhe Reformën.
Komisioni i udhëhequr nga republikanët i dërgoi Departamentit të Thesarit një seri kërkesash lidhur me transaksionet financiare nga anëtarë të familjes Biden që kishin ngritur shqetësime për aktivitete të dyshimta.
Këto raporte janë rutinë, ndërkohë që transaksionet me shuma të mëdha parash ngrenë alarmin në mënyrë automatike, dhe në vetvete nuk përbëjnë prova për aktivitete të paligjshme.
Ligjvënësit gjithashtu po kërkojnë dëshmi nga shumë ish-drejtues të rrjetit "Twitter", të përfshirë në mënyrën se si rrjeti social e trajtori lajmin e gazetës “New York Post” tetorin e vitit 2020 lidhur me zotin Hunter Biden, djalin e vogël të presidentit. Republikanët thonë se lajmi u bllokua për arsye politike.
Menjëherë pas marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, republikanët po hedhin hapat drejt një ballafaqimi politik shpërthyes me Shtëpinë e Bardhë, që mund të rrëmojë thellë në punët e familjes së presidentit dhe t’u japë formë kontureve të garës presidenciale të vitit 2024.
“Në javën e parë si shumicë, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim domethënës për të adresuar inflacionin dhe uljen e kostos për amerikanët, megjithatë ata po ndërmarrin veprime politike të nxitura nga anëtarët më ekstrem në përpjekje për të tërhequr vëmendjen në Fox News” , tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ian Sams.
Departamenti i Thesarit nuk pranoi të komentonte.
James Comer, ligjvënës republikan i shtetit Kentaki, u tha gazetarëve se ka “pikëpyetje shqetësuese”, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të zotit Hunter Biden dhe një prej vëllezërve të presidentit, James Biden, që kërkojnë hetim të thellësishëm.
Hetimet e republikanëve për familjen Biden nuk janë diçka e re. Prej një viti ligjvënësit republikanë dhe ekipet e tyre kanë analizuar mesazhet dhe transaksionet financiare të gjetura në një laptop që i përkiste zotit Hunter Biden.
Aktualisht, republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë fuqi ligjore detyruese për thirrjen e dëshmitarëve dhe për të kryer një hetim shumë të detajuar.
Republikanët kanë diskutuar lëshimin e fletëthirrjeve për subjektet e huaja që zhvillonin biznes me zotin Hunter Biden. Djali i presidentit aktualisht ndodhet nën hetime federale për taksa dhe bizneset e huaja.
Zoti Hunter Biden nuk ka pasur asnjëherë ndonjë post në fushatën presidenciale apo Shtëpinë e Bardhë. Por të qenit anëtar bordi i një kompanie energjetike ukrainase dhe përpjekjet për marrëveshje biznesi në Kinë, kanë ngritur pikëpyetje prej kohësh nëse ai e shfrytëzonte pushtetin e babait të tij.
Presidenti Joe Biden ka thënë se ai nuk ka folur kurrë me djalin lidhur me biznesin e tij me vendet e huaja. Dhe nuk ka të dhëna se presidenti përfshihet në hetimet federale./VOA
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përd...
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojn...
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka a...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shp...
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...
Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj...
Ditën e sotme janë anuluar fluturimet në të gjithë Sht...
Mjekë dhe demonstrues protestuan përpara një gjykate në St...
Ushtria ruse dhe ajo ukrainase njoftuan të mërkurën se në ...
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundi...
Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvani...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (D...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka rev...
Një burrë ka sulmuar me thikë gjashtë persona në stacionin...
Libri i kujtimeve i Princit Harry-t, i titulluar “Spare”, ...
Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur...
Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe pl...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...