Treni i Kulturës lidh Gjermaninë dhe Poloninë
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...

Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojnë më gjatë dhe për këtë arsye të kontribuojnë më gjatë në fondin e pensioneve përpara se të dalin në pension.
Qeveria franceze dëshiron të sigurojë nëpërmjet reformës që në punë të qëndrojnë më shumë të moshuar se më parë. Në fund të vitit 2021, vetëm 36 për qind e njerëzve të moshës 60 deri në 64 vjeç ende punonin.
Duke rritur moshën e pensionit, Franca po ndjek disi edhe sistemin gjerman të pensioneve. Në Gjermani, mosha normale e pensionit do të rritet gradualisht në 67 vjeç deri në vitin 2031. Ndërsa Macroni është i bindur se reforma e pensioneve është e drejtë, pakënaqësia po shfaqet tek opozita dhe sindikatat.

Në Francë, sindikatat po përgatiten për betejë për të protestuar kundër reformës së pensioneve të shpallur nga Presidenti Emmanuel Macron. Tashmë janë paralajmëruar greva për javën e ardhshme.
"Ne do të luftojmë që kjo reformë e padrejtë të shfuqizohet”, tha kreu i sindikatës së moderuar CFDT, Laurent Berger, në radio France Inter. Philippe Martinez, i konfederatës më radikale të sindikatave CGT, kërcënoi qeverinë në kanalin televiziv BFM "Franca mund të ndalet" nëse dëshirojnë punëtorët.
Frikë nga një deficit disamiliardësh në fondin e pensioneve
Qeverisë nuk i bënë përshtypje njoftimet e sindikatave: "Ne nuk po përgatitemi për një mobilizim masiv", tha zëdhënësi i qeverisë Olivier Véran. Projekti i reformës së pensioneve është në tavolinë, tani duhet shpjeguar dhe arsyetuar, shtoi ai. Më 23 janar, projektligji duhet të paraqitet në kabinetin qeveritar dhe të miratohet para verës.
Edhe tek ekonomistët francezë me sa duket nuk ka dakordësi për reformën e pensioneve. Gjatë një debati në "Radio France", ekonomisti liberal Jean-Marc Daniel tha se do të ishte e mençur të ndiqni planet gjermane të pensioneve. "Gjermania ka treguar me reformën e saj se si duhet të funksionojë dhe ka rritur prodhimin duke punuar me orë më të gjata," tha ai.
Partneri i tij i diskutimit, ekonomisti Thomas Porcher, shprehu një pikëpamje të ndryshme. Ai e konsideroi shembullor sistemin francez të pensioneve dhe theksoi se Franca ka shkallën më të ulët të varfërisë mes pensionistëve. Sipas tij, "nëse Gjermania nxiton drejt fatkeqësisë, ne nuk duhet ta ndjekim pas”. Ai e arsyetoi opinionin e tij negativ për sistemin gjerman të pensioneve me faktin se personat që pushojnë së punuari në moshën 62-vjeçare për arsye shëndetësore apo të tjera, në të ardhmen do të marrin më pak pension sipas sistemit të ri.

Reforma planifikon të rrisë gradualisht moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç deri në vitin 2030. Pensioni minimal duhet të rritet me 100 euro për të arritur në 1200 euro. Periudha gjatë së cilës francezët duhet të kontribuojnë në fondin e pensioneve për të marrë një pension pa zbritje pritet gjithashtu të rritet: 43 vjet deri në vitin 2027.
Fondi francez i pensioneve mund të përballet me një deficit prej 20 miliardë eurosh deri në vitin 2030, frikësohet qeveria. Gjatë fushatës zgjedhore, Macroni kishte premtuar një përpjekje të re për reformën e pensioneve. Përpjekja e parë dështoi në mandatin e fundit për shkak të protestave të dhunshme dhe të vazhdueshme./DW
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka a...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shp...
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...
Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj...
Ditën e sotme janë anuluar fluturimet në të gjithë Sht...
Mjekë dhe demonstrues protestuan përpara një gjykate në St...
Ushtria ruse dhe ajo ukrainase njoftuan të mërkurën se në ...
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundi...
Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvani...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (D...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka rev...
Një burrë ka sulmuar me thikë gjashtë persona në stacionin...
Libri i kujtimeve i Princit Harry-t, i titulluar “Spare”, ...
Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur...
Miliona bishta cigaresh hidhen çdo vit nëpër rrugët dhe pl...
Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dial...
Administrata e Presidentit Joe Biden është nën presion...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...