Komisioni i PE-së miraton liberalizimin e vizave për Kosovën
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Këto komente të Kurtit, të bëra më 12 janar gjatë vizitës në Austri, vijnë një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan tha se Asociacioni është një çështje urgjente dhe kërkoi nga Kosova që të japë propozime sa i përket themelimit të Asociacionit.
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha gjatë një vizite në Prishtinë, se Kosova “duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Kurti, megjithatë, tha se një asociacion njëetnik është kundër frymës së Kushtetutës të Kosovës.
“Jemi në një moment kur flasim dhe diskutojmë për një marrëveshje të normalizimit të plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet. Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës, që i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe që është përpiluar nga zoti [Marty] Ahtisaari dhe nga zoti Albert Rohan, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik. Fjalia e parë e atij plani, e asaj zgjidhjeje që është hartuar nga nga Ahtisari dhe Rohan, thotë se Kosova duhet të jetë një shoqëri shumetnike”, tha Kurti, duke iu referuar të ashtuquajturit Plani i Ahtisaarit, që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.
“Do të thotë, asociacionet apo institucionet monoetnike nuk janë në frymën e atij plani apo Kushtetutës sonë. Megjithatë, ne ofrojmë garanci dhe të drejtat më të mira dhe më të mëdha për të gjitha pakicat ose komunitetet joshumicë në Kosovë dhe jam shumë i angazhuar në këtë drejtim. Por, pa nënvlerësuar kushtetutshmërisë e vendit tonë”, shtoi Kurti.
Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, përkatësisht më 2013 dhe 2015.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015, tha se marrëveshja e nënshkruar po atë vit për themelimin e Asociacionit, binte ndesh në disa pika të aktit më të lartë të shtetit.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës që të respektojë këtë marrëveshje dhe të themelojë Asociacionin. Madje, SHBA-ja ka paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e formon, atëherë do të kërkohen “partnerë alternativë” për formimin e Asociacionit.
Serbia insiston në formimin e Asociacionit, ndërkaq Kurti ka shprehur shqetësimin e tij se një Asociacion, me kompetenca ekzekutive – ashtu siç e kërkon Serbia – do të nënkuptonte “bosnjezim” të Kosovës.
Por, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni as nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Prishtina kërkon që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beorgadi dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe ...
Njësia e policisë britanike kundër terrorizmit po zhvillon...
Republikanët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve...
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përd...
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojn...
"Treni i Kulturës" midis kryeqytetit gjerman, Berlin, ...
Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka a...
Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotë...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Dëmi mjedisor i shkaktuar nga njeriu, inflacioni i shp...
Këtë të mërkurë në Kaliforninë e shkatërruar nga stuhi...
Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj...
Ditën e sotme janë anuluar fluturimet në të gjithë Sht...
Mjekë dhe demonstrues protestuan përpara një gjykate në St...
Ushtria ruse dhe ajo ukrainase njoftuan të mërkurën se në ...
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në përditësimin e fundi...
Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvani...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (D...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...