Libani nuk gjen qetësi nga sulmet izraelite/ Raportohet për të paktën 39 viktima
Sulmet intensive vijojnë në Liban, ndërsa ministria e Shën...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim në rrjetet sociale për Ditën e Evropës.
Kurti thekson se anëtarësimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është thjesht çështje prosperiteti dhe mirëqenieje por është domosdoshmëri për paqen e qëndrueshme në Evropë.
Ndërsa më 6 qershor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ai shprehet se mandati që vjen do të jetë për statusin e vendit kandidat, hapjen e negociatave dhe avancimin që sipas tij Kosova e ka merituar prej kohësh.
Postimi i plotë:
"Evropa nuk do të bëhet menjëherë apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë një solidaritet de fakto."
Me këto fjalë, Robert Schuman e nisi projektin më të madh paqësor që ka njohur kontinenti ynë.
Bashkimi Evropian lindi mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Brenda tri dekadave, Evropa kishte përjetuar dy luftëra shkatërruese, dhe nevoja për një paqe të qëndrueshme ishte bërë ekzistenciale.
Por paqja nuk u ndërtua mbi harresë. Ajo u ngrit mbi drejtësinë e gjyqit të Nurembergut dhe mbi përgjegjësinë ndaj viktimave të luftës. Pra, mbi një paqe të drejtë.
Drejtësia dhe përgjegjësia u pasuan nga vizioni i bashkëpunimit. Çelësi i paqes që gëzon Evropa prej afër tetë dekadash ishte te krijimi i institucioneve të përbashkëta që i shndërruan rivalët historikë në partnerë. Kështu lindi Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut, dhe që nga viti 1951 deri sot, Evropa është ndërtuar hap pas hapi, pikërisht ashtu siç e kishte parashikuar Schuman.
Ndërkohë, Kosova e jetoi shekullin e njëzetë ndryshe. Përveç dy luftërave botërore dhe luftërave të tmerrshme ballkanike, ne përjetuam edhe gjenocidin serb në fillim dhe në fund të tij. Për ne, projekti evropian mbeti një premtim i pambaruar paqeje deri në fund të shekullit.
Pikërisht për këtë arsye, anëtarësimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor që duan të anëtarësohen nuk është thjesht çështje prosperiteti dhe mirëqenieje. Është domosdoshmëri për të siguruar paqen e qëndrueshme në Evropë.
Kosova sot është demokracia më e zhvilluar dhe ekonomia me rritjen mesatare më të lartë në rajon.
Aplikimi për anëtarësim dhe liberalizimi i vizave ishin hapat historikë të mandatit që shkoi.
Mandati që vjen do të jetë për statusin e kandidatit, hapjen e negociatave, dhe avancimin që Kosova e ka merituar prej kohësh.
Gëzuar Ditën e Evropës! /CNA
Sulmet intensive vijojnë në Liban, ndërsa ministria e Shën...
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për shkelje të një ...
Policia spanjolle ka publikuar pamje të sekuestrimit më të...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, po përballet me presi...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes ...
OBSH ka deklaruar se shpërthimi i hantavirusit përbën një ...
Britania e Madhe ka deklaruar se po dërgonte anijen luftar...
Autoritetet dhe Forcat e Armatosura greke janë alarmuar pa...
Një person ka humbur jetën pasi u godit nga një aeroplan n...
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta reali...
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është mble...
Konservatori Peter Magyar është betuar këtë të shtunë si k...
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka bërë nj...
Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara për përshkallëzimin e fu...
Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evro...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur se për ...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen p...
Më 9 Maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtëm francez, Rob...
Presidenti Donald Trump po përballet me kritika dhe tensio...
Gjermania ka caktuar 24 pika për qendra të reja për të vle...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...