Video-Aksident i trefishtë në Tiranë
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë të premten, më 15 maj.
Kjo është bërë e ditur nga burime joformale në institucionet evropiane për Radion Evropa e Lirë, ndërsa vizita pritet të konfirmohet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim.
Kjo do të jetë vizita e parë e Kosit në Kosovë që kur mori detyrën e komisioneres për Zgjerim në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024.
Që prej marrjes së mandatit, ajo ka vizituar të gjitha shtetet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në Partneritetin Lindor, disa prej tyre edhe më shumë se një herë.
Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së saj në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mungesën e institucioneve funksionale në vend, për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar Kosovën gjatë muajve të fundit.
Një vizitë e Kosit në Prishtinë ishte planifikuar për 12 mars, por ajo u anulua pasi ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 6 mars vendosi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, sipas burimeve në Bruksel, tani vlerësohet se vizita duhet të realizohet pavarësisht situatës politike, pasi nuk pritet që gjendja në Kosovë të ndryshojë thelbësisht në një periudhë të shkurtër.
Në fund të prillit, Kos deklaroi në Parlamentin Evropian se pret të vizitojë së shpejti Kosovën për të diskutuar reformat që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndroj në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, kishte deklaruar ajo.
Kosova më 16 prill mori 61.8 milionë euro parafinancim nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, pasi ratifikoi marrëveshjet përkatëse dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm në Komisionin Evropian.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 është në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Sipas ndarjeve buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro, prej tyre 253 milionë euro grante dhe 629 milionë euro kredi.
Gjatë një seance në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në prill, Kos foli edhe për pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
E pyetur nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, lidhur me kontaktet me shtetet mosnjohëse, ajo tha se zhvillimet në këtë drejtim janë “inkurajuese”, pa dhënë më shumë detaje.
Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, gjë që konsiderohet pengesë për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian. /REL
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është mble...
Konservatori Peter Magyar është betuar këtë të shtunë si k...
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka bërë nj...
Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara për përshkallëzimin e fu...
Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evro...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur se për ...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen p...
Më 9 Maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jashtëm francez, Rob...
Presidenti Donald Trump po përballet me kritika dhe tensio...
Gjermania ka caktuar 24 pika për qendra të reja për të vle...
Ushtria amerikane ka qëlluar mbi dy anije cisternash me fl...
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e pan...
Mbi 20 subjekte politike dhe tri koalicione do të garojnë ...
Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë...
Mbetjet trupore të një shtetasi portugez janë nxjerrë nga ...
Të paktën tre alpinistë, një nga Singapori dhe një indonez...
Një grua në Etiopi ka lindur pesënjakë, gjë që konsiderohe...
Policia gjermane ka njoftuar këtë të premte se disa person...
Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Sht...
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 12 persona në Liba...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...